1 Esaa duul drita, bââne ksciiλ t’ gith t’ part t’ mesctarvet, e plect e pòpuλit kunra Jeԑu, per me e myt.
2 E pruune atè lidhun, e e dhane n’ dor t’ Punzit Pilatit ԑabìt.
3 Athèr tui paa Juda, ci tradhtoi atè, se Jeԑu iscte gikuem; u peennue, e cioi tridhètt denàrt t’ sermit t’ parvet t’ mesctarvet, e plecvet.
4 Tui than: Fejeva, se tradhtova giàkun t’ paa‐fai. E atà thane: Na sckena gaile? kuitò ti.
5 E si i citti paret e sermit n’ kisc, u largue: e sckoi, e vuur vethen me gni konòp.
6 E t’ part t’ mesctarvet, mlodhne paret e sermit, e thane: Âsct jassàk me sctii atò n’ haԑne: psè jan kymeti i giàkut.
7 E bââne ksciiλ, e bleene prei assòsc gni ar kotrovagiis, per me vorrue jabangiit.
8 Per ket pun ajò ar thohet, Acèldama, do me than, ara e giàkut, deri m’ dit sodit.
9 Athèr u musc scka âsct than prei profetës Jeremiis, ci thot: E muurne tridhètt paret e sermit kymetin e tii, t’ zilen bleene me kymèt prei t’ biivet Iԑraèlit:
10 E dhane atò per aren e kotrovagiis, sikursè m’ urdhnoi Ԑoti mue.
11 E Jeԑu kiè sctii perpara ԑabitit, e ԑabiti pveti atè, tui than: A jee ti Kraili i Cfutvet? E tha Jeԑu atii: Ti thue.
12 E tui ken paditun prei s’ paresc t’ mesctarvet, e prei plecsc, kurgiââ s’ pergiègi.
13 Athèr Pilati i tha: A nuk nniin ti se saa senne thon kunra tejet?
14 E nuk pergiègi atii as gni fiàl, cekàcc ci u ciudìt fort ԑabiti.
15 E ԑabiti kiscte adèt n’ dit t’ madhe t’ festës me lsciue gnenin haps, t’ zilin döte pòpuλi.
16 E kiscte ai athèr gni haps ci fort me nnââm, emnit Barabba.
17 Tui ken praa atà mledhun, i tha Pilati: T’ zilin doni ci une t’ ja u lscioi juve: Barabben, o Jeԑu, ci thohet Kriscti?
18 Psè e diite ci per ԑmiir kiscin tradhtue atè.
19 E tui nnei ai n’ divàn, e sciòccia e tii i cioi fiàl atii, tui than: Mos u perԑìêi n’ pun t’ atii t’ dreiti, psè kam hièk fort sot n’ ânnerr per sebèt t’ tii.
20 E t’ part e mesctarvet, e plect bââne raԑii popuλin me lyp Barabben, e me bièrrun Jeԑu.
21 E ԑabiti tui pergièg, tha atyne: T’ zilin doni ju prei s’ dyysc ci t’ ja u lscioi? E thane atà: Barabben.
22 Pilati tha atyne: Scka t’ bâi praa me Jeԑu, ci thohet Kriscti?
23 Thane t’ githet: Let krygԑohet. E tha ԑabiti atyne: Cfar t’ këcct kaa bââ? E atà mââ fort bertitscin tui than Let krygԑohet.
24 E tui paa Pilati se kurgiââ sbââte dobii, por mââ e madhe bâhei ԑciùrma: muur ui, e lau duurt e veta perpara pòpuλit, tui than: I paa‐fai une jam kâh giàku i ktii t’ dreitit: ju keni me paa.
25 E tui pergièg gith pòpuλi, tha: Giàku i tii permì nee, e permì biit tâân.
26 Athèr lscioi atyne Barabben: e dha Jeԑu atyne me e rrah ci per me ken krygԑue.
27 Athèr soldetet e ԑabitit ciuene Jeԑu n’ obòrr, e mlodhne rreth tii gith tevabiin:
28 E si scdescne atè, i vûû n’ sctat gni binìsc boi kremesit,
29 E tui thuur gni kunòr ferrasc, ja vûûne permì kryet t’ tii, e gni kaλàm n’ dor t’ diàtht t’ tii. E tui raa n’ ghiui perpara tii, perbuԑscin atè, tui than: Fàllemi, kraili i Cfutvet.
30 E tui psctyym m’ tè, muurne kaλamin, e rràhiscin kryet e tii.
31 E massì ci perbuԑne atè, ja scdescne biniscin, e ja vescne petkat e veta, e ciuene atè per me e krygԑue.
32 E tui dall priàsct giètne gni nièri prei Cirenit, emnit Simòn: e me angarii e bââne me baart krygen e tii.
33 E mriine n’ venn, ci thohet Gòlgota, ci do me than venni i rasctit Krees.
34 E dhane atii me pii vêên t’ perԑieme me tamelth: e si e kerkoi, nuk desct me pii.
35 E massì e krygԑuene daane petkat e tii, tui citt sciòrt: aboλà ci t’ mùscei scka âsct than prei Profetet ci thot: Daane nner veti petkat e mia, e permì petk tem kan sctii sciòrtin.
36 E tui nnei ruiscin atè.
37 E vûûne permì kryet t’ tii fain e tii sckruem: Ky âsct Jeԑu Kraili i Cfutvet.
38 Athèr u krygԑuene me tè dyy haina: gneni n’ ân t’ diàtht, e gneni n’ ân t’ sctermanghet.
39 E atà ci sckoiscin truescin atè tui luit krenat e veta,
40 E tui than: O ti, ci rreenòn kiscen e Tenԑòt, e per trii ditt e godìtt: psctò vetvethen: n’ kiòft i biri i Tenԑòt, ԑdryp prei kryget.
41 N’ ket mnyr edhè t’ part t’ mesctarvet tui ciestìss atè basck me Sckribe, e me plec thoiscin:
42 Psctoi tièrt, e nuk munnet me psctue vetvethen: n’ kiòft kraili i Iԑraèlit, let ԑdryp tasc prei kryget, e bessoim atii:
43 Scpnessoi n’ Tenԑòn: t’ pscton tasc, n’ dasct atè: psè kaa than: Une jam i biri i Tenԑòt.
44 E me ket mnyr edhè hainat, ci iscin krygԑue me atè, e sciaiscin.
45 E prei giàsct sahati u terratìss dheu per gith ân deri nânn sahati.
46 E okoλa nânn sahati bertitti Jeԑu me ԑââ t’ madh, tui than: Eli, Eli, lamma sabacthani? ci do me than: Ԑoti jem, Ԑoti jem, psè n’ kee lânun mue?
47 E dissaa prei assìsc ci rriiscin atỳ, tui nnie ktè, thoiscin: Ky po therrèt Eliin.
48 E me vrap ngau gneni prei assìsc gnieu n’ uffuλ spuԑen, e e vûûni n’ kaλàm, e èpete atii me pii.
49 E tièter thoiscin: Lêê t’ sciòffim a vièn Eliin me psctue atè.
50 E Jeԑu prap tui bertìt me ԑââ t’ madh, dha scpirt.
51 E cè pèrdia e kiscs u daa n’ dyy piess prei majet deri n’ fundt, e dheu u dridh, e guurt u plassne,
52 E vorret u cilne: e sciùm korpna t’ scêitnavet, ci ken dekun, u gnaλne.
53 E tui dallun prei vorrësc mas t’ gnàλunit e tii, erdhne n’ scehèr scêit, e u dukne sciùmvet.
54 E Centuriòni, e atà ci iscin me atè, tui ruit Jeԑu, si paane termekun e kàfsciat ci bâhescin, u tutne fort, tui than: Per gnimèn ky kaa ken i Biri i Tenԑòt.
55 E iscin atỳ sciùm graa prei s’ largut, ci kiscin marr mrapa Jeԑu prei Galilejet, e i kiscin scerbye atii:
56 Nner atò iscte Mria Maddalèn, e Mrii nâna e Jakut, e Josefit, e nâna t’ biivet Zebedeut.
57 E saa u bââ mràmia, sckoi gni nièri ԑegnìn prei Arimatejet, emnit Josèf, ci edhè ai iscte discèpuλi i Jeԑu.
58 Ky voiti te Pilati, e lypi korpin e Jeԑu. Athèr Pilati urdhnoi me ju dhan korpi.
59 E Josèf muur korpin, e e psctuuλ me gni t’ bardh ciarciàff.
60 E vûûni atè n’ vorr t’ vet t’ rii, ci kiscte gherrye n’ gni sckam t’ guurit. E rotoλoi gni guur fort madh permì gryk t’ vorrit, e sckoi.
61 E rriiscin atỳ Mria Maddalèn, e tiètra Mrii, ullun karscii vorrit.
62 E n’ nèsseret, ci âsct dita mas Parascevet, u mlodhne t’ part e mesctarvet, e Fariseit tu Pilati,
63 Tui than: Ԑotnii, na kaa raa n’ menn, se ai perԑìêsi tha alaa tui ken giàλ: Mas trii dittsc kaa meu gnaλ.
64 Praa urdhnò me ruit vorrin deri n’ t’ treten dit: aboλà ci mos t’ sckoin nnosta discèpuit e tii, me e vièdhun, e t’ thon haλkut: U gnaλ prei s’ dèkunit: e kaa me ken i mbrami gabìm mââ i këcc se i pari.
65 Pilati tha atyne: Keni rojen, sckoni, runi sikùr t’ dini.
66 E atà sckuene, e forzuene vorrin me roise, tui vûû myhyrin rasses.
Krie e njëzeteshtatëtë
1 E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë.
2 E si e lidhnë atë, e shpunë, e e dhanë nde Igjemoni Pondio Pellatua.
3 Ahiere si pa Iudha, ai që paradhosi atë, se u dëmëtua, u mendua, e ktheu prapë të tridhjetë t’ërgjëndatë, ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleqësi.
4 E u tha: Fëjeva, që paradhosa gjak të pafajë. Edhe ata i thanë: Ç’dert kemi na; ndë qafë tënde.
5 E si hodhi asprëtë ndë Qishë, iku, e vate e u vuar.
6 Edhe të parët’ e priftëret, si muarrë asprëtë, thanë: Nuk’ ësht’ e udhësë t’i vëmë këto ndë Korvana, sepse janë të shpërblierit’ e gjakut.
7 E si bënë kuvënd, blenë me ato arën’ e qeramidhçiut, për të kallturë ndë varre të huajtë.
8 Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut.
9 Ahiere u pagua ajo që u tha nga profiti Ieremia, që thotë: Muarrë të tridhjetë t’ërgjëndatë, të shpërblerit’ e atij që blenë me pazar nga të bijt’ e Israilit.
10 E i dhanë ato nd’arë të qeramidhçiut, sikundrë më dëftoi mua Zoti.
11 E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua.
12 E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare.
13 Ahiere i thotë Pillatua: Nukë digjon sa thonë këta kondrë tij?
14 E nukë ju përgjegj atij as ndë një fjalë, kaqë që u çudit Igjemoni shumë.
15 E nd’ato dit të pashkësë kishte zakon Igjemoni që të lëshon llaoit një të zinçirit, cilinë që të duaijnë.
16 E atëherë kishnë ndë zinçir një të digjuarë që e thoshnë Varava.
17 E si qenë mbëjedhurë ata, u tha ature Pillatua: Cilinë doi të u lëshoj juvet, Varavanë, a Iisunë, që quhetë Krishti?
18 Sepse e kupëtoi që nga zilia e kishn’ atë paradhosurë.
19 E si ndënji ai mbi fron i dërgoi gruaja e tij, e i tha: Mos u trazo ndë punëra t’atij njeriut së drejtë, sepse shumë pësova sot mbë gjumë për atë.
20 E të parët’ e priftëret edhe pleqësia mbushnë kokënë botësë, që të kërkojënë Varavanë, e Iisunë ta vrisnë.
21 Edhe Igjemoni u përgjegj, e u tha ature: Cilinë doi nga të di të u lëshoj juvet? Edhe ata i thanë: Varavanë.
22 U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
23 Edhe Igjemoni u tha, se: Ç’të keq bëri? E ata më tepër thërisnë, e thoshnë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
24 E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.
25 E u përgjegj gjithë llaoi, e tha: Gjaku i atij mbi navet, edhe mbi djelm tanë.
26 Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq.
27 Ahiere trimat’ e Igjemonit, e muarrë Iisunë, ndë Pretorio, e mbëjuadhë mbi atë gjithë shokëtë.
28 E si e sveshnë, i vunë sipër një Hllamidhë të kuqe.
29 E pleksnë kurorë nga gjëmba, e vunë mbi krie të tij, e i dhanë edhe kallam mbë dorë të djathëtë të tij, e bijnë mbë gjunjë përpara tij, e përqeshnë me atë e i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
30 E si pështijnë nde ai muarrë kallamnë, e i bijnë mbë kokë të tij.
31 E si e përqeshnë atë, i nxuarë hllamidhënë, e i veshnë rrobat’ e tij, e e shpunë ta mbërtheijnë ndë Kruq.
32 E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij.
33 E si erdhi ndë vënd që quhetë Gollgotha, ai është që thuhetë Vënd’ i krerëvet.
34 I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij.
35 E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short.
36 E rrijnë, e ruaijnë atë atje.
37 E vunë mbi krie të tij fajn’ e tij shkruarë: KIJ ËSHTË IISUI MBRETI I ÇIFUTET.
38 Atëherë u mbërthienë ndë Kruq me atë bashkë di kusarë, njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.
39 E ata që shkoijnë e shaijnë atë, tuke tundurë kokën’ e ture.
40 E tuke thënë: Ti që gremisje Qishënë, e mbë tri dit e dërtoje, shpëto vetëhenë tënde. Ndë je i biri Perndisë, zbrit nga Kruqi.
41 Ashtu edhe të parët’ e priftëret, e përqeshnë bashkë me Gramamtikotë edhe me pleqësinë, e thoshnë:
42 Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij nukë mund të shpëtojë. Ndë është mbret i Israilit, le të zbresë ndashti nga Kruqi, e do të besojëmë mbë të.
43 Ka tharosnë nde Perndia, le ta shpëtojë ndashti atë, nd’është që e do atë, se ai tha, që biri i Perndisë jam.
44 Të tilatë thoshnë edhe kusarëtë që qenë kruqasurë me të bashkë, e e shaijnë atë.
45 E që nga të gjashtë sahatë, ngjera ndë nëntë, u bë erësirë ndë gjithë dhe.
46 E mbë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Illi. Illi. Llama savahthani, që do të thotë: Perndia ime, Perndia ime, përse më le?
47 E ca nga ata që rrijnë atje, si e digjuanë, thanë, se kij thërret Ilianë.
48 E atë çast u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, e si e mbushi me uthullë, e vu ndë një kallam e e potis atë.
49 E të tjerë thoshnë: Le t’e lëmë, të shohmë, ndë vjen Ilia ta shpëtojë atë.
50 Edhe Iisui thirri pameta me zë të madh, e dha shpirtinë.
51 E ja, perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipër e ngjera përposh edhe dheu u tund, e gurëtë u çajtinë.
52 Edhe varretë u hapnë, edhe shumë kurme të shënjtorëvet që flijnë, u ngjallnë.
53 E si u ngjallë nga varretë, pas së ngjallurit e atij, hinë ndë qutet të shënjtëruarë, e u duknë ndë shumë.
54 E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
55 E atje qenë edhe gra shumë, e vështroijnë për së largut. Ato erdhë pas Iisuit nga Galilea, e i shërbeijnë atij.
56 Bashkë me ato ish Magdhalini Maria, edhe Maria mëma e Iakovit edhe Iosiut, edhe mëma e bijet së Zevedheosë.
57 E si u err, erdhi një njeri i paturë nga Arimathia, që quhej Iosif, që edhe ai qe mathiti i Iisuit.
58 Kij vate nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. Atëherë Pillatua porsiti të ipetë kurmi.
59 E si mori kurmnë Iosifi, e tiliksi ndë një çarçaf të pastruarë.
60 E e vuri atë ndë varr të tij të ri, që e kish rrëmuarë ndë shpellë, e si vuri një gur të madh ndë derë, iku.
61 E atje qe Magdhalini Maria, edhe tjatëra Maria, që rrijnë përtej varrit.
62 E të nesërmenë që është pas së prëmtesë, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe farisejtë nde Pillatua.
63 E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.
64 Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para.
65 Edhe Pillatua u tha ature: Keni kustodhinë (trimatë që ruajnë), hajdeni, e ruajni sikundrë dini.
66 Edhe ata si vanë, ruajtinë varrë; e vulosnë gurë me kustodhinë bashkë.