1 Reɣnia e cièλvet athèr kaa me ken barabàr me thettvet virginèscia: zilat tui marr kanilat e vet, duulne perpara dhândrit e nusses.
2 E pes prei kssòsc iscin t’ mârra, e pes t’ urta:
3 E pes t’ mârrat, si muurne kanilat, nuk muurne voin me veti:
4 E t’ urtat basck me kanila muurne edhè voin n’ ân t’ veta.
5 E tui vanue dhândri, atò t’ pergiùmscme i muurne t’ githat giùmi.
6 E n’ miessnàt u bââ gni brim: Cè po vièn dhândri, delni atii perpara.
7 Athèr u ciuene t’ gith atò virginèscia, e goditne kanilat e veta.
8 E t’ mârrat thane t’ ùrtavet: Na èpnie nee prei voit tui: psè kanilat tâân po fiken.
9 T’ urtat pergièɣne, tui than: Aboλà mos t’ mungòn neve e juve, sckoni mââ mir tu atà ci e scièssin, e bleni per veti.
10 E tui voit me blee, erdh dhândri: e atò ci iscin gadi, hîîne me atè n’ darsm, e u myλ dera.
11 E nnevone erdhne edhè tièrat virginèscia, tui than: Ԑot, Ԑot, na cil.
12 E ai tui pergièg e tha: Per t’ vertèt po ju tham, nuk po ju gnoff.
13 Rrini ciuem praa, psè nuk dini as diten, as oren.
14 Psè sikursè gni nièri tui voit largh, thirri yԑmeciàrt e vet, e dha n’ dor tynvet gith giââ e vet.
15 E gnenit dha pes talenta, e gnenit dyy, e gnenit gni, gith t’ zilit sikundersè iscte virtytin e tii, e me gni her sckoi.
16 E voiti ai, ci pat marr pes talentat, e tui rescperue me ta, fitoi edhè pes tièra.
17 Asctù edhè ai, ci kiscte marr dyy, fitoi edhè dyy tièra.
18 Por ai, ci kiscte marr gni, sckoi e bâni gni grop n’ dhee, e mscèhi paret e ԑotniis vet.
19 E mas sciùm motit erdh ԑotnia i atyne yԑmeciàrve, e thirri atà me i dhanun essàp.
20 E u affrue ai, ci kiscte marr pes talenta, e i dha edhè pes tieer talenta, tui than: Ԑot, ti m’ kee dhan pes talenta, cè pes mââ sciùm, ci e kam fitue.
21 Tha atii ԑotnia: Fort mir, yԑmeciàri i mir e besnìk, psè n’ pak jee ken besnìk, kam me t’ bââ ԑotnii t’ sciùmës, hîîn n’ gaԑmèn t’ ԑotniis tyt.
22 E u affrue edhè ai tiètri, ci kiscte marr dyy talentat, e tha: Ԑot, ti m’ dhae dyy talenta, cè ci une fitova edhè dyy tièra.
23 Tha atii ԑotnia: Mir fort, yԑmeciàri i mir e besnìk, psè jee ken besnìk n’ pak, kam me t’ bââ ԑotnii t’ sciùmës, hîîn n’ gaԑmèn t’ ԑotniis tyt.
24 E tui affrue edhè ai ci kiscte marr gni talènt, e tha: Ԑot, une di ci ti jee gni nièri i sctrenguescm, korr ku nuk kee mièλ, e mledh ku nuk kee derdh:
25 E tui drasct sckova, e msceha n’ dhee talentin tândin: cè kee scka âsct jòtia.
26 E tui pergièg ԑotnia, tha atii: Yԑmeciàri mrapsct, e demèl, ti diisce se une korri ku nuk kam mièλ, e mledhi ku nuk kam derdh:
27 Vièfti tyy praa me dhan paret e mia serraffvet, e tui ardh une kiscna marr po scka âsct èmia me faide.
28 Hicni praa prei sì talentin, e èpnie atii, ci kaa dhett talentat.
29 Psè atii ci kaa kaa meu dhanun, e kaa me pass sciùm: por atii, ci nuk kaa, kaa meu hièk edhè atè, ci duket me pass.
30 E yԑmeciàri i paa vièfscm cìttnie n’ terr t’ priàsctem: atỳ kaa me ken vai, e t’ kerssitun t’ dhâmvet.
31 E kuur t’ viin i Biri nièrit n’ madhnii t’ vet, e me tè t’ gith êgnit, athèr kaa me nnei permì selii t’ madhniis vet:
32 E kan meu mledhun perpara tii t’ gith ginnt, e ai kaa me daa atà gneni prei tiètrit, sikursè ciobani daan delet prei edhasc:
33 E kaa me vûû berret n’ ân t’ diàtht t’ veten, e edhat n’ ân t’ sctermanghet.
34 Athèr kraili kaa me than atyne, ci kan me ken n’ ân t’ diàtht t’ tii: Eni, t’ beekueme prei Babs tem, merrni reɣniin bââmun gadi juve ciỳsc se prei t’ fiλuemit e dyrgnââs.
35 Psè patta ûû, e m’ keni dhan mue me hângher: patta et, e m’ keni dhan mue me pii: iscna mysafiir, e m’ keni dhan mue konàk:
36 I scdèsciun, e m’ keni vèsciun: i smut, e keni ardh me m’ paa: n’ hapsane iscna, e keni ardh te une.
37 Athèr kan me pergièg atii t’ dreitit, tui than: Ԑot, kuur t’ kena paa tyy t’ ûnscm, e t’ kena dhan me hângher: eccm, e t’ kena dhan tyy me pii?
38 E kuur t’ kena paa tyy mysafiir, e t’ kena sctii mrênna: zuplàk, e t’ kena vèsciun?
39 O kuur t’ kena paa tyy t’ i smut: o n’ hapsane, e kena ardhun me t’ paa?
40 E tui pergièg kraili, kaa me than atyne: Per t’ vertèt po ju tham, gith saa her ci keni bââ nnoi senn gnenit prei kssisc vλaԑnesc t’ mii mââ t’ voghle, mue ma keni bââ.
41 Athèr kaa me than edhè atynvet, ci kan me ken n’ ân t’ sctermanghet: Largohi prei mejet, t’ maλkueme, n’ ԑiàrm t’ paa‐sosmë, ci kiè bââmun gadi diàλit, e êgnvet tii.
42 Psè patta ûû, e nuk m’ keni dhan mue me hângher: patta et, e nuk m’ keni dhan mue me pii:
43 Iscna mysafiir, e nuk m’ keni dhan konàk: scdèsciun, e s’ m’ keni vèsciun: i smut, e haps, e s’ keni ardh me m’ paamun.
44 Athèr kan me pergièg atii edhè atà, tui than: Ԑot, kuur t’ kena paa tyy ûnscm, o eccm, o mysafiir, o zupλàk, o i smut, o haps, e s’ t’ kena scerbye tyy?
45 Athèr kaa me pergièg atyne, tui than: Per t’ vertèt po ju tham: Saa her ci nuk keni bââ gnenit prei kssisc t’ voghlesc, as mue s’ keni bââ.
46 E kan me voit ktà n’ munnìm t’ paa‐sosmë: e t’ dreitit n’ jet e t’ paa‐sosmë.
Krie e njëzetepesëtë
1 Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara.
2 E nga ato, të pesa qenë të mënçura, e të pesa të marra.
3 E ato të marratë, si muarë llambadhat’ e ture, nukë muarrë vaj me vetëhe.
4 E të mënçuratë muarrë vaj ndë enë të ture bashkë me llambadhat’ e ture.
5 E si u suall dhëndëri të vij, i zu gjumi të gjitha e flijnë.
6 E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni.
7 Atëherë u ngrenë gjith’ vashazëtë e zunë të ndreqnë llambadhat’ e ture.
8 E të marratë u thanë së mënçuravet: Epnani edhe nevet nga vaji juaj, se llambadhatë tona na shuhenë.
9 Edhe të mënçuratë u përgjegjnë, e u thanë: Mos nukë na sosjë navet edhe juvet, po më mirë hajdeni nd’ata që shesënë, e bleni për vetëhe tuaj.
10 E si van’ ato të bleijnë, erdhi dhëndëri, e ato që qenë hazër, hinë me atë bashkë ndë dasmëra, e u mbill dera.
11 E më pastaj erdhë edhe të tjeratë vashëza, e thoshnë: Zot, zot, hapna edhe nevet.
12 Edhe ai u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ u njoh juvet.
13 Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut.
14 Sepse posi një njeri që duaj të vij ndë kseniti, thirri kopijt’ e tij, e u dha ature gjën’ e tij.
15 E njërit i dha pesë kuleta, e tjatërit di, tjatërit një, gjithëkujt sikundrë kish fuqinë, e atë çast iku.
16 E ai që muarr të pesë kuletatë, si vate, punoi me ato, e fitoi të tjera pesë kuleta.
17 Ashtu edhe ai me të dia, fitoi edhe ai di të tjera.
18 E ai që mori njërënë, vate, e rrëmoi mbë dhe, e e fshehu ergjëndn’ e zotit së tij.
19 E pas shumë kohet na e vjen i zoti ature kopijet, e zu të bën me ata llogari.
20 E ju qas ai që kish marrë të pesë kuletatë, e pru të tjera pesë kuleta, e tha: Zot, pesë kuleta më dhe mua, vështo, pesë të tjera kuleta fitova me ato.
21 Edhe zot’ i tij i tha atit: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit.
22 E si ju qas edhe ai që kish marrë të di kuletatë, i tha: Zot, di kuleta më dhe mua, vështo edhe di të tjera kuleta fitova me ato.
23 I tha atij zot’ i tij: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit.
24 E si u qas edhe ai që mori njërënë kuletë, i tha: Zot, unë të njoha ti që je njeri i prapë, që kuarr atje që nukë mbolle, e mbëjedh atje që nukë përhape.
25 E sepse u trëmçë, vajta e fsheha kuletënë tënde mbë dhe. Vështo e ke tëndenë.
26 E zot’ i tij u përgjegj, e i tha atij: Kopil i keq edhe i përtuarë, ti dije se unë kuarr atje që nukë mbolla, e mbëjedh atje që nukë përhapa.
27 Duhej dha ergjëndnë tim ta vëre nd’ata që këmbejënë asprëtë, e si të vijë unë, dojë ta marrë timenë me fajde.
28 Mirri dha nga ai kuletënë, e epnie nde ai që ka të dhjetë kuletatë.
29 Sepse nde ai që ka do të ipetë, e do të tepëronetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të ngrihetë nga ai.
30 Edhe kopiln’ e pavëjierë shtirie jashtë ndë skotadh të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
31 Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij.
32 E do të mbëjidhenë përpara tij gjithë filitë, e do t’i veçojë ata njërinë nga jetëri, sikundrë veçon çobani dhëntë nga dhitë.
33 E dhëntë do t’i vërë mb’anë të tij të djathëtë, e dhitë mb’anë të mëngjërë.
34 Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
35 Sepse më muarr uja, e më dhatë të ha; më muarr etia, e më dhatë të pi; jeshë i huaj, e më përmbëjuadhtë.
36 I sveshurë, e më veshtë; u sëmurçë e më patë kujdes; ndë hapsanë jeshë, e erdhtë tek meje.
37 Ahiere do të përgjegjenë nde ai të drejtitë, e do të thonë: Zot, kur të pam të urëtë, e të ushqiem; a të eturë e të dham e pive?
38 Edhe kur të pam të huaj, e të përmbëjuadhm? A të sveshurë e të veshm?
39 Edhe kur të pam të sëmurë, a ndë hapsanë, e erdhm tek teje?
40 Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë.
41 Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
42 Sepse më muarr uja, e nukë më dhatë të hajë, më muarr etia, e nukë më dhatë të pijë.
43 I huaj jeshë e nukë më përmbëjuadhtë; i sveshurë, e nukë më veshtë; i sëmurë, e ndë hapsanë, e nukë erdhtë të më keni kujdes.
44 Ahiere do t’i përgjegjenë atij edhe ata, e do t’i thonë: Zot, kur të pam të urëtë, a të eturë, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, e nukë të bëm ti husmet e ndihmë?
45 Ahiere do të përgjegjetë mb’ata, e do t’u thotë: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë nukë bëtë ndë një nga këta të varfëritë, as tek meje nukë bëtë.
46 E do të venë këta ndë pisë të pasosurë, e të drejtëtë ndë jetë të pasosurë.