1 E si u affruene Jeruԑalemit, e mriine n’ Bètfage n mal t’ Uλisctës: athèr Jeԑu cioi dyy discèpui,
2 Tui than atyne: Sckoni n’ katùn, ci âsct karscii juve, e me gni her keni me gièt lidhun gni gomarìzz, e maԑin me tè: Ԑghidhni, e ma bini:
3 E n’ u thasct kusc giââ, thoni, se Ԑoti kaa nevòj per ktò: e me gni her kaa me ja ju dhan.
4 E gith kiò u bââ, aboλà ci t’ mùscei scka âsct than prei Profetet, ci thot:
5 Thoni s’ biis Siònit: Cè kraili jyt po t’ vièn tyy i but, e hypun permì gni gomarìzz, e gni gomaar maԑ t’ gni gomarizzes t’ ԑghièλës.
6 E sckuene discèpuit, e bââne sikursè urdhnoi atyne Jeԑu.
7 E pruune gomarizzen, e maԑin: e vûûne permì atà petkat e veta, e bââne atè me hyp permì.
8 E fort sciùm prei haλkesc sctruene petkat e veta n’ udh: e tieer pritscin ghemat prei lissasc, e sctruoiscin n’ rugh:
9 E haλku ci priiscin perpara, e atà ci sckoiscin mrapa, bertitscin, tui than: Osanna t’ birit t’ Davidit: beekue, ai ci vièn n’ emn t’ Tenԑòt: osanna n’ kup t’ cièλvet.
10 E massì hîîni n’ Jeruԑalèm, u perԑie gith sceheri, tui than: Kùsc âsct cikỳ?
11 E pòpuit thoiscin: Ky âsct Jeԑu profeta prei Nazaretit Galilees.
12 E hîîni Jeԑu n’ kisc t’ Ԑotit, e perԑûûn gith atà ci bleeiscin e scitscin n’ kisc; e ciàrti sofrat e serraffvet, e karrigat e scitsvet pλùmavet:
13 E tha atyne: Âsct sckrue: Sctpia eme kaa meu thirr sctpia e uràts: e ju e keni bââ atè scpeλ t’ haidutvet.
14 E u affruene atii n’ kisc t’ verbet, e t’ sckièpet: e i scnosci atà.
15 E tui paa t’ part t’ mesctarvet, e Sckribet, mrekuλiit ci bâni, e fmiit ci bertitscin n’ kisc, e thoiscin: Osanna t’ birit t’ Davidit: u idhnuene,
16 E thane atii: A po nniin ti se scka thon atà? E tha Jeԑu atyne: Possì. A kur s’ keni lezuem: Se prei gojet fmiivet e t’ fòscgnevet kee marue laudin?
17 E lê atà, sckoi priàsct sceherit n’ Betànie: atỳ buiti.
18 E n’ nàdie tui u nkthye n’ scehèr, e muur ûgna.
19 E tui paa n’ rugh gni pem fikut, u affrue assai: e kurgiââ s’ gièt n’ tè vec se gièdht, e tha assai: Kur prei tejet fryt mos dallt per gith jet t’ jets: e me gni her u thaa fiku.
20 E tui paa discèpuit, u mrekuλuene, e thoiscin: Si u thaa me gni her?
21 E Jeԑu tui pergièg, tha atyne: Per t’ vertèt po ju tham, n’ pacci fee, e n’ mos u bâfsci sciỳb, jo saλde si ktii fikut keni per t’ bââ, por edhè n’ thacci ktii mali: Ciou, e bièrr n’ deet, kaa meu bââ.
22 E t’ githat atò, ci t’ lypni n’ uràt, tui bessue, keni me marr.
23 E si pat sckue n’ kisc, tui msue i u affruene atii, t’ part t’ mesctarvet, e plect e pòpuλit, tui than: Me t’ zil pusctèd bân ti ktò kafsc? E kùsc t’ dhà tỳy ket pusctèd?
24 Tui pergièg Jeԑu, tha atyne: Edhè une kam me pvet ju per gni fiàl: e n’ m’ pergiègesc mue, edhè une kam me than juve me t’ zilen pusctèd i bâi ktò.
25 Paghԑimi i Gniònit prei kâh iscte? prei cièλet, o prei nièrԑsc? E atà kuitoiscin vet me veti, tui than:
26 N’ thaccim, se prei cièλs, ai kaa me than neve: Psè praa nuk i bessuete atii? E n’ thaccim, se prei nièrԑsc, kena drue prei haλkut: psè t’ gith e mmaiscin Gniònin per profèt.
27 E pergièɣne Jeԑu, tui than: Nuk diim. E ai tha atyne: As une s’ po ju tham juve n’ t’ zilen pusctèd bâi ktò.
28 E si ju duket juve? Gni nièri kiscte dyy dièl, e tui affrue t’ parit, i tha: Biir, sckò sot, me punue n’ vnesct tem.
29 E ai tui pergièg, tha: Sdue. Por u peennue massannei, e sckoi.
30 E tui affrue tiètrit, e i tha asctù. E ai tui pergièg, i tha: Ԑot, une sckoi, e nuk voit.
31 I dhil prei dyysc bâni vuλnessen e babs? Atà i pergièɣne: I pari. Jeԑu tha atyne: Per t’ vertèt une po ju tham, ci publikanet e kurvat kan meu prii juve n’ reɣnii t’ Tenԑòt.
32 Psè erdh tu ju Gniòni m’ udh t’ dreits, e ju nuk bessuete atii: por publikanet, e kurvat i bessuene atii: e ju tui paa ktè as massannei s’ u peennuete, ci per me i bessue atii.
33 Nnighiòni gni tièter scemλtỳr: Gni nièri iscte ԑot i sctpiis, i zili vûûni gni vnesct, e rrethoi atè me gardh, e gropoi e vûûni n’ tè gni tork, e goditti gni kuλ, e e dha atè me e punue bulcvet, e sckoi n’ dhee t’ largh.
34 E tui ken ardh koha e frytvet, cioi yԑmeciaar e vet tu bulcvet, per me marr frytet e ssai.
35 E bulcet, zûûne yԑmeciàrt e tii, e gnenin e rrahne, gnenin e mytne, e tiètrin e vraane me guur.
36 Cioi prap tieer yԑmeciaar mââ sciùm se perpara, e bââne atyne asctù.
37 Nnevone cioi atyne t’ birin e vet, tui than: Kan me nneerue birin tem.
38 E bulcet tui paa t’ birin, thane vet me veti: Cikỳ âsct miraԑcia, eni, t’ vrassim atè, e kena me pass miraԑin e tii.
39 E muurne atè, e e cittne priàscta vnescts, e e mytne.
40 E kuur t’ viin i ԑoti i vnescts, scka kaa me bââ atyne bulce?
41 Atà pergièɣne: Kaa me bièrr t’ kcciit me t’ këcci: e kaa me dhan me punue vnescten e vet tieer bulce, ci t’ apin atii frytin n’ vakt t’ vet.
42 Tha Jeԑu atyne: A kur s’ keni lezue n’ t’ Sckruemit‐Scêit: Guuri, ci kee citt posct prei atyne ci goditscin, ky u bââ temeλii i ciòscs? Prei Ԑotit u bââ kiò, e âsct mrekuλ n’ syy tâân?
43 Per ktè po ju tham, ci kaa meu hièk prei jusc reɣnia e Tenԑòt, e kaa meu dhanun gni pòpuλit, ci t’ bâin frytet e tii.
44 E kusc t’ bien permì ket guur, kaa meu grîî: e permì t’ zilin t’ bien, kaa meu thermue.
45 E si nniine t’ part t’ mesctarvet, e Fariseit scemλtyrat e tii, muurne‐vesc se flite per atà.
46 E tui kerkue me zân atè, dresctne haλkun: psè e mmaiscin atè sikùr profèt.
Krie e njëzetenjëtë
1 E si u qasnë ndë Ierusalim, e erdhë ndë Vithfagji, afër malit së ullinjet, atëherë Iisui dërgoi di mathiti, e u tha ature:
2 Hajdeni ndë fshat që është përtej juvet, e me një do të gjeni një gomare lidhurë, edhe kroçnë me të bashkë, e si ta zgjidhni bimani mua.
3 E ndë ju thashtë juvet njeri gjë, thoi: Zot’ i ture i do, e do t’i dërgojë ato menjëherë.
4 Edhe gjithë këjo u bë, që të paguhetë ajo që u tha nga profiti, që thotë:
5 Thoi vashëzësë së Sionit: Ja, mbreti it vjen tek tij i butë, e i hipurë kaluar mbi gomare, e mbi kroç bir të gomaresë së munduarë.
6 E si vanë mathititë e bënë sikundrë porsiti nd’ata Iisui.
7 E prunë gomarenë edhe kroçnë, e vunë mbi ato rrobat’ e ture, e hipi sipër mbi to.
8 E turm’ e njerëzet, shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i shtroijnë mb’udhë.
9 E turmat’ e njerëzet që vijnë përpara, edhe prapa, thërisnë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, i bekuarë ësht’ ai që vjen mbë ëmër të Zotit, osana mbë të lartatë.
10 E si hiri ai ndë Ierusalim, u drodh gjithë quteti, e thoshnë: Cili është kij?
11 E turmat’ e njerëzet thoshnë: Kij është Iisui profiti, që është nga Nazareti Galileësë.
12 E hiri Iisui ndë qishë të Perndisë, e nxori jashtë gjith’ ata që shitnë e bleijnë ndë qishë, edhe trapezet e sarafëvet jua gremisi, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë.
13 E u thot’ ature: Është shkruarë, shtëpia ime do të quhetë shtëpi e së falturit, e ju e bëtë atë spile të kusarëvet.
14 E u qasnë nde ai të verbërë, e të çalë ndë Iero, e i shëroi ata.
15 E si panë të parët’ e priftëret edhe Grammatikotë këto çudira që bëri, e djelmtë që thërisnë ndë qishë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, u zëmëruanë.
16 E i thanë atij: A digjo(n) se ç’thonë këta? Edhe Iisui u thot’ ature: Digjoj. Nukë dhiavastë kurrë, se nga goja e foshnjëvet, edhe ature që thithijënë qumështë do të nxjer lëvdim?
17 E si i la ata dolli jashtë nga quteti ndë Vithani, e mbeti atje.
18 E ndë mëngjes kur kthenej ndë qutet, e mori uja.
19 E si pa një rrënjë fik ndë udhë, erdhi mbë të, e nukë gjeti tjatër mbë të, përveçme fletavet vetëmë, e i thotë fikut: Mos u bëftë pemë kurrë ndë jetë nga teje. E u tha atëherë fiku.
20 E si panë mathitejtë, u çuditnë, e thanë: Qish u tha fiku menjëherë?
21 E Zoti Krisht u përgjegj, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, ndë paçi besë e ndë mos qofi me di zëmëra, jo vetëmë këtë që u bë te fiku do të bëni, po edhe këtit malit ndë i thëfçi: Ngreu e bjerë ndë det, do të bënetë.
22 E sa të lipëni ndë të falturë me besë, të gjitha do t’i mirri.
23 E si erdhi ai ndë qishë, u qasnë nde ai tek dhidhaks të parët’ e priftëret edhe pleqësi e llaoit, e i thoshnë: Me ç’urdhër bën këto, edhe kush ta dha ti këtë urdhër?
24 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e ndë ma thaçi mua atë, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër bëj këto.
25 Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë? E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë nevet: Pse adha nukë besuatë?
26 E ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbemi botënë, se të gjithë e kanë Ioannë posi profit.
27 E ju përgjegjnë Iisuit, e i thanë: Nukë dimë. Edhe ai u tha ature: Edhe unë nuk’ u thom juvet, se me ç’urdhër bëj këto.
28 Ç’u duketë juvet? Një njeri kish di djelm, e ju qas së parit, e i tha: Bir, hajde sot e puno ndë vështë tim.
29 Edhe ai u përgjegj, e i tha: Nukë dua. Më pastaj ndërroi mëndnë, e vate.
30 E ju qas edhe së ditit, e i tha edhe atij ashtu; e ai ju përgjegj, e i tha: Unë, zot. E nukë vate.
31 Cili dha nga këta të di bëri thelimënë e së jatit? E i thanë: I pari. U thot’ ature Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se Tellonëritë, edhe kurvjarëtë, do të venë më përpara se juvet ndë mbretëri të Perndisë.
32 Se erdhi ndër ju Ioanni me udhë të së drejtësë, e nuk’ e besuatë; e Tellonetë edhe kurvjarëtë besuanë mbë të, e juvet ndonëse patë, nukë ndërruatë mëndë pastaj, të besojëtë mbë të.
33 Tjetër paravoli digjoni: Një njeri zot shtëpiet, e ai vuri (fitepsi) një vështë, e e thuri atë me gardhe, e rrëmoi mbë të patitir, e stisi mbë të pirgo (kullë) e e dha atë ndë bujq, e iku.
34 E kur afëroi koh’ e pemëvet, dërgoi kopilt’ e tij ndë bujqër të mirrë pemmët’ e tij.
35 Edhe bujqëritë si i zunë kopijt’ e tij, njerinë e rrahnë, e tjatërin’ e muarrë me gurë.
36 Pameta dërgoi të tjerë kopij, më të shumë se të parëtë, e ua bënë edhe aturevet ashtu.
37 E më të pastajmenë dërgoi mb’ata të bir’ e tij, e tha: Do të kenë turp nga biri im.
38 Edhe bujqëritë si panë të birë thanë me vetëhe të ture: Kij është klironomi, ejani ta vrasëmë atë, e t’i mbajëmë klironomin’ e tij.
39 E si e zunë atë, e krienë jashtë nga vështi, e e vranë.
40 E po kur të vijë i zoti i vështit, ç’do të ju bëjë ature bujqëret?
41 I than’ atij: Këta të këqinj, shumë keq do t’i vrasë, e vështënë do ta apë ndë të tjerë bujqër, që ata do t’i apënë atit pemmëtë mbë kohë të ture.
42 U thot’ ature Iisui: Nukë dhiavastë kurrë ndë kartëra, atë gur që katafronisnë mjeshtrëtë, ai u bë e u vu krie ndë qoshe; nga Zoti u bë këjo, e duketë çudi ndë si tona?
43 Pra andaj u thom juvet, se mbretëria e Perndisë do të ngrihetë nga juvet, e do të ipetë ndë milet, që të bëjë pemët’ e saj.
44 Edhe ai që të bjerë mbi këtë gur, do të thërmonetë, edhe nde cili që të bjerë sipër, atë do ta bëjë pluhur.
45 E si ndienë të parët’ e priftëret edhe farisejtë paravolit’ e tij, kupëtuanë se për ata i thotë.
46 E kërkoijnë që ta zirinë atë, po u trëmnë nga bota, se e kishnë atë posi profit.