1 Athèr Jeԑu foli haλkut, e discèpuivet vet,
2 Tui than: Permì selii t’ Moiseit nneitne Sckribet, e Fariseit.
3 T’ gith scka praa ci kan me ju than juve, mmaani e bâni: por sikundersè veprat e tyne mos bâni: psè thon, e nuk bâin.
4 Psè lidhin baarr t’ rânna, e paa t’ mmàituna, e nkarkoin permì krahat t’ nièrԑvet: por atà nuk duun me i luit me ghisct vet.
5 E bâin tetâna veprat e veta aboλà ci t’ scihen prei nièrԑsc: po sctriin filatèriat e veta, e sgiânòin fort fundet e petkut.
6 E duun vennet e para n’ gosta, e para seliit n’ Sinagoga,
7 E t’ perscnnètunet n’ per sakace, e meu thirrun prei nièrԑsc mièscter.
8 E ju mos thirri Mièscter: psè gni âsct Mièsctri jui, e ju jeni t’ gith vλaԑen.
9 E ju mos thirrni nnò kenn bab permì tok: psè gni âsct Baba jui, ci rri n’ cièλt.
10 As mos thirri mièscter: psè Mièsctri jui gni âsct, Kriscti.
11 Kusc âsct mââ i madh nnèr ju, kaa me ken scerbetori jui.
12 E kusc kaa meu ciue nelt, kaa me ken posctnue: e kusc kaa meu posctnue, kaa me ken ciue nelt.
13 E vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit: psè myλni reɣniin e cièλvet perpara nièrԑsc. Psè as ju s’ hîîni, as s’ lêni me hîî atà, ci jan n’ t’ hîîmun.
14 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit: ci perpiini sctpiat t’ vèjavet, me sckaìk t’ uratvet ghiaata: per ket pun keni me ken gikue mââ sctrenguescim.
15 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit: psè kerkoni deetin e token, per me bââ gni sciòcc n’ fee: e massì âsct bââmun, bâni atè t’ birin e gehenemit dyy her mââ teper se ju.
16 Vai haλi per ju, priiss t’ verbe, ci thoni: Gith‐kusc t’ keet bââ bee per kisc, nuk âsct giââ: por kusc t’ keet bââ bee per aar t’ kiscs, âsct n’ borg.
17 T’ mârr, e t’ verbe. Psè scka âsct mââ teper, aari, o kìscia, ci scêitnòn aarin?
18 E kusc t’ keet bââ bee per lteer, nuk âsct giââ: por kusc t’ keet bââ per dhuntii, ci âsct permì atè, jett n’ borg.
19 T’ verbe: E scka âsct mââ teper, dhuntia, o lteri, ci scêitnòn dhuntiin?
20 Kusc praa bân bee per lteer, bân bee edhè per tè, e per t’ gith sennet, ci jan permì atè.
21 E gith‐kusc bân bee per kisc, bân bee per tè, e per atè, ci rri n’ tè:
22 E kusc bân bee per cièλ, bân bee per divàn t’ Tenԑòt, e per atè, ci rri permì atè.
23 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit: ci pagoni t’ dheiten e mennrës, e meràcies, e kuminit, e keni braktìss mââ t’ mdhaa e ligs, e dreita, e miscrìeria, e feja. Ktò kafsc vièfti me i bââ, e atò mos me i lânun.
24 Priiss t’ verbe, ci hicni miscajen e perpiini deven.
25 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit, ci lani t’ priàscta e gots e e cieniis: e per mrênna jeni plott me grabii, e me fλigsctii.
26 Farisee i verbet, dliir mas‐pari scka âsct per mrênna e gots e e cieniis, aboλà edhè t’ priàsctemit t’ bâhet i dliirun.
27 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit: ci jeni barabàr me vorre t’ ԑbàrdhuna, ci priàsct duken t’ bùkura nièrԑvet, por mrênna jan plott me esctna t’ dèkunëvet, e gith far fλigsctii.
28 Ksctù edhè ju priàscta t’ dreit dukni nièrԑve: e per mrênna jeni plott me ipokrisii, e me t’ këcc.
29 Vai haλi per ju, Sckribe e Farisei t’ ipokrit, ci goditni vorret e profetvet, e bukuroni arkat e t’ dreitvet,
30 E thoni: Na me pass ken n’ vakt babvet tâân, nuk iscin ken faitoore si atà n’ giàk t’ profetvet.
31 Ksctù ju jeni ispaat kunra vetveti, se jeni t’ biit e atyne, ci mytne profetet.
32 Edhè ju muscni plott massen e babvet tai.
33 Giàrpi far e scelìgavet, si do t’ psctoni ju prei giỳgit t’ gehenemit?
34 Per ktè cè une po cioi juve profetet, e t’ diiscmit, e sckribet, e prei assìsc keni me myt, e keni me krygԑue, e prei assìsc keni me rrahun n’ sinagoga tuja, e keni me i perԑânun prei sceherit n’ tièter scehèr:
35 Aboλà ci t’ bien permì ju gith giàku i dreit, ci u derdh permì dhee, prei giàkut Abelit t’ dreitit deri m’ giàk t’ Zakariis t’ birit Barakiis, ci keni myt nner mièt kiscs e lterit.
36 Per t’ vertèt po ju tham, se t’ githat ktò kan me ardh permì ket ginii.
37 Jeruԑalèm, Jeruԑalèm, ci po myt profetet, e vret me guur atà, ci tu ti jan ciue, saa her kam dasct me mledh biit e tuu, sikursè pula mledh ԑoght e vet nnen krah, e nuk descte?
38 Cè kaa per t’ ju lânun juve sckret sctpia jui.
39 Psè po ju tham juve, sckeni me m’ paa mas sodit, deri ci t’ thoni: Kiòft i beekue ai, ci vièn n’ emn t’ Tenԑòt.
1 Atëhere Jisuj i foli gjëndëjesë edhe nxënësëvet ti,
2 Tuke thënë: “Shkronjësit’ edhe Farisejtë ndenjnë mbi front të Mojsiut.
3 Gjithë sa t’u thonë pra juve t’i ruani, ruani edhe bëni; po pas punëravet atyre mos bëni; sepse thonë edhe nukë bënjënë.
4 Sepse lithnjënë barrë të rënda që nukë mbahenë, edhe i vënë përmbi kurrist të njerëzëvet; po me gjishtin’ e tyre nukë duanë t’i luanjënë.
5 Edhe gjithë punët’ e tyre i bënjënë që të dukenë ndër njerëzit; edhe sgjeronjënë ruajtëjet’ e tyre, edhe madhonjënë cepat’ e rrobevet tyre;
6 Edhe duanë kryet’ e mësallësë ndëpër darkat, edhe vëndet’ e parë ndëpër sinagogjit;
7 Edhe të përshëndeturatë ndëpër tregjet, edhe të qjuhenë nga njerëzitë: Ravvi, Ravvi.
8 Po ju mos qjuhi Ravvi, sepse një është mësonjësi juaj, Krishti. Edhe të gjithë ju jeni vëllezërë.
9 Edhe mos qjuani ndonjë atë për ju mbi dhet; sepse një është Ati juaj, ay që është ndë qiejet.
10 As mos qjuhi mësonjësë; sepse një është mësonjësi juaj, Krishti.
11 Po më i madhi prej jush do të jetë punëtori juaj.
12 Edhe kush të lartësonjë vetëhen’e ti, do t’ungjetë; edhe kush të ungjnjë vetëhen’e ti, do të lartësonetë.
13 Po mierët ju Shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse mbyllni mbëretërin’ e qiejevet përpara njerëzëvet; sepse nukë hyni ju, nukë lini të hynjënë as ata që hynjënë.
14 Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë, sepse hani shtëpiat’ e të vejavet, edhe këtë e bëni me shkak se bëni të falura të gjata, përandaj do të merrni më tepërë mundim.
15 Mierët ju shkronjës’ e Farisenj, ipokritërë; se kërkoni detin’ edhe tokënë për të bërë një të këthyerë; si të bënetë, e bëni atë bir gjehene dy piesë më tepërë se vetëhenë tuaj.
16 Mierët ju udhëheqësë të verburë, që thoni, se: “Kush të bënjë be për tempullinë, nuk’ është gjë; po kush të bënjë be për arin’ e tempullit, bënetë detuar.”
17 Të marrë edhe të verburë! Sepse cili është më i math: ari, apo tempulli që shënjtëron arinë?
18 Edhe Kush të bënjë be për therorenë, nuk’ është gjë; po kush të bënjë be për dhurëtinë që është mbi atë, bënetë detuar.
19 Të marrë edhe të verburë! Sepse cila është më e madhe, dhurëtia, apo therorja që shënjtëron dhurëtinë?
20 Ay pra që të bënjë be mbë therorenë, bën be për atë, edhe për gjith’ ato që janë përmbi atë.
21 Edhe ay që të bënjë be për tempullinë, bën be për atë, edhe për atë që rri nd’atë.
22 Edhe ay që bën be për qiellt, bën be për front të Perëndisë, edhe për atë që rri mbi atë.
23 Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritër; sepse epni të dhietën’ e mendrëzë, e marajt, e qiminonit; edhe keni lënë më të rëndat’ e nomit, gjyqin’ edhe përdëllimin’ edhe besënë; këto gjan t’i bëni, edhe ato mos t’i lini.
24 Udhëheqësë të verburë, që shtrythni mishkonjënë, edhe kamillen’ e përpini.
25 Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse qëroni të përjashtëmen’ e potirit edhe të kupësë, po përbrënda janë plot me rrëmbyerëje edhe me të pambajturë vetëhesë.
26 Farise i verburë, qëro më përpara të përbrënçimen’ e potirit edhe të kupësë, që të bënet’ e qëruarë edhe e përjashtëmeja e atyre.
27 Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse gjani me varre të lyerë me këlqere, të cilëtë përjashta dukenë të bukurë, po përbrënda janë plot me eshtëra të vdekurish, e çdo farë ndryrësire.
28 Kështu edhe ju, përjashta dukeni të drejtë te njerëzitë, po përbrënda jeni plot me ipokrisi e me panomi.
29 Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse ndërtoni varret’ e profitëvet, edhe stolisni mnimoret’e të drejtëvet.
30 Edhe thoni: Ndë qoftë se ishëm ne ndë dit të atërëvet tanë, nukë do të ishëm piesëtarë me ata ndë gjak të profitëvet.
31 Kaqë sa martirisni për vetëhenë tuaj, se jeni të bijt’ e atyre që vranë profitëritë.
32 Mbushni edhe ju masën’ e atërëvet tuaj.
33 Gjarpinj, këlysh nepërkash, qysh do t’ ikni nga dënimi gjehenësë?
34 Përandaj, ja unë te do të dërgonj te ju profitërë, edhe të diturë, edhe shkronjësë, edhe ca nga ata do t’i vrisni e do t’i kryqëzoni, edhe ca nga ata do t’i rrihni ndëpër sinagogjit tuaja, edhe do t’i ndiqni prej një qyteti mbë tiatrinë qytet;
35 Që të vinjë mbë ju çdo gjak i drejtë që është derdhurë mbi dhet, që nga gjaku i Avelit të drejtë e gjer mbë gjakt të Zaharisë, të birit të Varahiut, të cilin’ e vratë ndë mest të tempullit edhe të theroresë.
36 Me të vërtetë po u them juve: Gjithë këto do të vinjënë përmbi këtë bres.
37 Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëritë, edhe rreh me gur’ ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbëledh bijt’ e tu, sikundrë pula mbëleth zoqt’ e saj ndënë fletët, po nukë deshtë?
38 Ja shtëpia juaj te po u lihetë e shkretë.
39 Sepse po u them juve: Nukë do të më shihni paskëtaj, gjersa të thoni: I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’emërit të Zotit.