1 E n’ mràmia e sctunës, ci iscte tui scnrit n’ t’ paren dit t’ javës, sckoi Mria Maddalèn, e tiètra Mrii, me paa vorrin.
2 E cè u bââ gni tremèk i madh. Psè êgnλi i Tenԑòt ԑdrypi prei cièλet: e tui affrue ktheu guurin, e rriite permì tè:
3 E t’ paami e tii iscte sikursè gni vetìm, e petku e tii sikùr bora.
4 E prei frighës ssai u trèmene roiset, e u bââne si t’ dekun.
5 E tui pergièg êgnλi tha graavet: Ju mos frigohi: psè une di se lypni Jeԑu, ci kiè krygԑue:
6 Ai s’ âsct ktù: psè u gnaλ, sikursè kaa than. Eni, e kciỳrni vennin, ku kiè vûûm Ԑoti.
7 E me vrap sckoni, e thoni discèpuivet t’ tii se u gnaλ prei s’ dèkunit: e cè po ju prii n’ Galilee: atỳ keni per ta paa atè. Cè une ju diftova juve.
8 E me t’ scpeit duulne prei vorrit me frigh, e me gaԑmèn t’ madh, ngane me kalzuem discèpuivet tii.
9 E cè Jeԑu duul perpara atyne, tui than: Fàllemi. E atò u affruene, e sctrenguene kâmt e tii, e adhruene atè.
10 Athèr Jeԑu tha atyne: Mos tutni. Sckoni, kalzoni vλàԑnvet mii ci t’ sckoin n’ Galilee, atỳ kan me m’ paa.
11 Atò si ken sckue, cè dissaa prei roisesc erdhne n’ scehèr, e kalzuene t’ parvet t’ mesctarvet gith scka ci iscte bââ.
12 E ktà si u mlodhne me plect bââne ksciiλ, e dhane sciùm pare niԑamvet,
13 Tui than atyne: Thoni se discèpuit e tii erdhne nâtëne, e na tui fièt, vòdhene atè.
14 E kuur do t’ nniehet kiò prei ԑabitit, na kena me ja musc menn e tii, e kena me psctue ju prei cfar do t’ merԑiisc.
15 E atà, si muurne paret, bââne sikùr ken msue prei atyne. E muur dheen kiò fiàl nner Cfutet deri me dit sodit.
16 E t’ gnimdhètt discèpuit sckuene n’ Galilee n’ mal, ku kiscte scegnue atyne Jeԑu.
17 E tui paa atè e adhruene: pòr dissaa metne sciyblii.
18 E Jeԑu u affrue e foli atyne, tui than: M’ âsct dhanun mue gith pusctèdia n’ cièλ e n’ dhee.
19 Sckoni praa, msònie t’ gith ginnt: tui paghԑue atà n’ emn t’ Atit, e t’ Birit, e t’ Scpirtit scêit:
20 Tui msue atà me mmait gith scka ci une kam urdhnue juve: e cè une jam me ju per gith dittet, deri n’ t’ maruemit e scèkuλit.
Ngjallja
1 Të shtunën herët, në agun e ditës së parë, Maria Magdalenë dhe Maria shkuen me këqyrë varrin. 2 Dhe, ja, ra një tërmet i fortë. Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, u afrue me rrokullisë gurie e u ul mbi të. 3 Fytyra e tij ishte si vetima e petkat e tij vëzulluese si bora. 4 Prej frikës së tij u drodhën rojet e u banë si të vdekun. 5 Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin. 6 Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri.
7 Shkoni shpejt e thoniu nxanësve të tij se ai u ngjall prej të vdekunve e të shkojë përpara jush në Galile. Atje do të shfaqet. Ja, jua thashë».
8 Ato u larguan shpejt nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuen n joftue nxanësit. 9 Dhe, ja, Jezusi i takoi e u tha: «Ju falem!». Ato iu afruen, i mbërthyen kambët dhe e adhuruan. 10 Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojeve
11 Kur po ecnin, ja, disa prej rojtarisë shkuen në qytet e njoftuen krepriftën për gjiçka kishte ndodhë. 12 Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh 13 e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën gjatë dhe e vodhën kur ju po flinit. 14 Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet». 15 Ata morën paret e vepruem simbas mësimit që morën.
E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot.
Porosia
16 Të njëmbëdhjetë nxanësit shkuen në Galile, në malin që u kishte caktue Jezusi. 17 Kur e panë, e adhuruen, por disa prej tyre u ndërdyshën. 18 Jezui afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe, 19 prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. 20 Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës».