1 Libri i giniis Jeԑu Krisctit birit Davidit, birit Abramit.
2 Prei Abramit leu Isaku. E prei Isakut leu Jakobi. E prei Jakobit leu Juda, e vλaԑnit e tii.
3 E prei Judet leu Farës, e Zara prei Tamar. E prei Farës leu Eԑròn. E prei Eԑròn leu Aram.
4 E prei Aram leu Amìnadab. E prei Amìnadab leu Nasson. E prei Nasson leu Salmon.
5 E prei Salmon leu Booz prei Raab. E prei Boozet leu Obed prei Rut. E prei Òbedet leu Jesse. E prei Jesset leu Davìd kraili.
6 E prei Davidit krail leu Salomoni prei assoje, ci kiè sciòccia e Uriis.
7 E prei Salomonit leu Ròboam. E prei Ròboam leu Abia. E prei Abiet leu Asa.
8 E prei Asa leu Jòsafat. E prei Jòsafat leu Joram. E prei Joram leu Ozia.
9 E prei Oziet leu Joatam. E prei Joatam leu Akaz. E prei Akaz leu Ezekia.
10 E prei Ezekiet leu Manasse. E prei Manasses leu Amon. E prei Amon leu Josia.
11 E prei Josiet leu Jekonia, e vλaԑnit e tii gadi n’ t’ ciuemit prei assì vennit per me dall n’ Baghdàd.
12 E mas t’ ciuemit per me dall prei Baghdadit: prei Jekoniet leu Salàtiel. E prei Salàtiel leu Zoròbabel.
13 E prei Zoròbabel leu Àbiud. E prei Àbiud leu Eliacim. E prei Eliacim leu Azor.
14 E prei Azor leu Sadok. E prei Sadok leu Akim. E prei Akim leu Èliud.
15 E prei Èliud leu Eleàzar. E prei Eleàzar leu Matan. E prei Matan leu Jakobi.
16 E prei Jakobit leu Josefi i sciòcci Mriis, prei zilet leu Jeԑu, ci thohet Kriscti.
17 Praa t’ gith breԑat prei Abramit nneri m’ Davidin jan katermdhètt breԑa: e prei Davidit deri n’ t’ ciuemit per me dall n’ Baghdàd jan katermdhètt breԑa: e prei t’ ciuemit per me dall prei Baghdadit deri Krisctit jan katermdhètt breԑa.
18 E t’ leemi e Krisctit kiè m’ ket mnyr: Tui ken martue Mria nâna e atii me Josefin, para se t’ rriiscin basck, u gièt me baarr prei Scpirtit scêit.
19 E Josefi i sciòcci assai, tui ken i dreit, e tui mos dasct me e marrue atè, descti tinԑ me lsciuem atè.
20 E ai tui mennue ktò, cè êgnλi i Tenԑòt u duk atii n’ ânnerr, tui than: O Josèf biir i Davidit, mos drui me marr Mriin sciòccien tânne: psè scka âsct zânun m’ tè, âsct prei Scpirtit scêit.
21 E kiò kaa me dièrgh gni biir: e kee me thirr emnin e tii Jeԑu: psè ai kaa me psctue pòpulin e vet prei mkatësc t’ tynvet.
22 E gith ktò âsct bââmun, aboλà ci t’ mùscei scka âsct thanun prei Tenԑòt per profeten, ci thot:
23 Cè virgina kaa me pass n’ bark, e kaa me dièrgh gni biir: e kaa me e thirr emnin e tii Emanuèl, ci nkthyem do me than: Ԑotỳn me nee.
24 E tui ciue Josefi prei giùmit, bâni sikursè urdhnoi atii êgnλi i Tenԑòt, e muur sciòccien e vet.
25 E ai nuk e gnoffte atè deri ci dorg t’ birin e vet t’ paar‐lessin: e thirr emnin e tii Jeԑu.
Prejardhja e Jezu Krishtit
1 Libri i prejardhjes së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2 Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda me vëllaznit e vet. 3 Judës i lindi Faresi dhe Zarai, prej Tamarës. Faresit i lindi Esromi, Esromit i lindi Arami.
4 Aramit i lindi Aminnadabi, Aminnadabit i lidi Naasoni, Naasonit i lindi Samoni. 5 Salmonit i liondi Boesi, prej Rahabës. Boesit i lindi Jobedi, prej Rutës. Iobedit i lindi Jeseu. 6 Jeseut i lindi mbreti Davit.
Davidit i lindi Salomoni, prej grues së Uriut.
7 Salmonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abijai, Abijait i lindi Asafi. 8 Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia.
9 Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Ahazi, Ahazit i lindi Ezekia.
10 Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia. 11 Josisë i lindi Jehonia me vëllazën, gjatë shpërnguljes në Babiloni.
12 Mbas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salamieli. Salamielit i lindi Zorobabeli.
13 Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindiu Azori. 14 Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi. 15 Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, Matanit i lindi Jakobi. 16 Jakobit i lindi Jezefi, burri i Marisë, prej të cilës u lind Jezusi, i quejtuni Krisht.
17 Të gjitha breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë katërmbëdhjetë brezni. Nga Davidi deri tek shpërngulja në Babiloni, katërmbëdhjetë brezni. Nga shpërngulja në Babiloni deri tek Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Të lindunit e Jezu Krishtit
18 Të lindunit e Jezu Krishtit qe kështu: nana e tij, Maria, që ishte e fejueme me Jozefin, u gjet shtatzanë prej Shpirtit të Shenjtë para se ata të bashkoheshin 19 Por, Jozefi, burri i saj, tue qenë i drejtë e tue mos dashtë me e poshtnue, mori vendimin me e nda tinëz. 20 Kur po shkoqitte këto, ja që iu duk në andërr një engjëll i Zotit, tue i thanë: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta pranosh Marinë, gruen tande! Çka asht përftue në të asht prej Shpirtit të Shenjtë. 21 Ajo do të lindë një bir e ti do t'i venja emnin Jezus, se ai do ta shpëtojë popullin e tij prej mëkateve të veta». 22 Tanë kjo ndodhi që të kryhej çka ishte thanë prej Zotit me anë të profetit, që kumton:
23 «Ja, vasha mbesë shtatzanë,
do të lindë një bir
dhe emnin do t'ia vënë Emanuel,
që e përkthyeme do me thanë "Hyu me ne"».
24 Kur Jozefit i doli gjumi, veproi si i kishte urdhnue engjëlli i Zotit dhe e pranoi gruen e vet. 25 Atë nuk e preku, deri kur lindi birin. Atij ia vuni emnin Jezus.