1 Reɣnia e cièλvet âsct barabàr me gni nièri bab e sctpiis, ci duul n’ nàdie fort heret me zân puntòrt e me i ciue n’ vnesct t’ vet.
2 E si u godìtt me puntoor me ju dhan kàa gni denaar n’ dit, cioi atà n’ vnesct t’ vet.
3 E tui dall afer tre sahati, paa tieer tui nnei n’ per sakàcie t’ paa pun,
4 E tha atyne: Sckoni edhè ju n’ vnesct tem, e kam me ju dhan scka âsct me udh.
5 E atà sckuene. Prap duul edhè afer giàsct, e nânn sahati: e bâni asctù.
6 E afer gnimdhètt sahati duul, e gièt tieer tui nnei, e tha atyne: Psè rrini ktù gith diten paa pun?
7 Atà i thon: Psè nuk na kaa marr as‐kusc. Tha atyne: Sckoni edhè ju n’ vnesct tem.
8 E si u bââ mràmia, tha ԑotnia i vnescts vecilit vet: Thirr puntòrt, e ep atyne hakun, tui zân fiiλ prei s’ mramesc deri n’ t’ part.
9 E si erdhne atà praa ci iscin sckue afer gnimdhètt sahati, muurne kàa gni denaar per gith i zilin.
10 E tui ardh edhè t’ part, kuituene me marr mââ sciùm: por muurne edhè atà gith i zili kàa gni denaar.
11 E tui marr murmuroiscin kunra t’ ԑot t’ sctpiis,
12 Tui than: Ktà t’ mram kan punue gni sahàt, e i kee bââ barabàr me nee, ci kena mmait baaren e dits, e t’ zeetit.
13 E ai tui pergièg gnenit t’ atyne, i tha: Mik, une nuk po ta bâi tyy paa udh: as kee bââ me mue per gni denaar?
14 Merr scka âsct jòtia, e sckò: e une due me dhan edhè ktii t’ mramit saa tyy.
15 A nuk mui une praa, me bââ scka m’ pelcièn? a mos âsct i këcc syni yt, psè une jam i mir?
16 Ksctù kan me ken t’ mram t’ paar, e t’ paar t’ mram. Psè sciùm jan t’ thirrun, por pak t’ ԑghièdhun.
17 E tui sckue Jeԑu n’ Jeruԑalèm, muur m’ âne t’ dymdhètt discèpuit, e tha atyne:
18 Cè po sckoim n’ Jeruԑalèm, e i Biri i nièrit kaa meu dhanun n’ duurt t’ parvet mesctarvet, e Sckribvet, e kan me e gikue per dek,
19 E kan me dhanun atè n’ dor t’ gentilvet per me ken i ciestissun, e i rrahun, e krygԑuem, e n’ t’ treten dit kaa meu gnaλ.
20 Athèr u affrue tu ai nâna t’ biivet Zebedeut me t’ biit e vet, tui adhrue e tui lyp nnoi senn prei tii.
21 E tha ai assai: Scka do ti? Ajò i tha: Urdhnò ci t’ rriin ktà dyy t’ biit e mii, gneni n’ ân t’ diàtht tânne, e gneni n’ t’ sctermanghet n’ reɣnii tânne.
22 E Jeԑu tui pergièg, e tha: Nuk dini scka lypni. A mùnneni ju me pii kelscêitin ci kam me pii une? I pergièɣne: Mùnnemi.
23 Tha atyne: Per gnimèn keni me pii kelscêitin tem: por me nnei n’ ân t’ diàtht temen o n’ t’ sctermanghet nuk perkìt mue me ju dhan juve, por per atà, t’ zilvet âsct bââ gad prei Babs sem.
24 E tui nnie t’ dhett, u idhnuene me ktà dyy vλaԑen.
25 E Jeԑu thirri atà nnei veti, e tha atyne: Ju dini se ԑotniit e gìnnevet sunnoin permì atà: e atà ci jan mââ t’ medhei, sunnoin me hyccm permì atà.
26 Nuk kaa me ken ksctù nner ju: por gith i dhil ci t’ döte me ken nner ju mââ i madh t’ jeet scerbetori jui:
27 E kusc t’ döte nner ju me ken i paar, kaa me ken yԑmeciàri jui.
28 Sikursè i Biri i nièrit nuk âsct ardh per meu scerbye, por per me scerbye, e me dhan jeten e vet per scelbìm t’ sciùmvet.
29 E tui dall atà prei Jerikut, i sckoi mrapa sciùm haλk;
30 E cè dyy ciòrret tui nnejun per t’ ghiaat rughs, nniine, se Jeԑu sckote: e bertitne, tui than: Ԑot, i biir Davidit, kii miscrier per nee.
31 E haλk ciertote atà ci mos t’ bââ ԑââiscin. Por atà mââ fort bertitscin, tui than: Ԑot, i biir Davidit, kii miscrier per nee.
32 E Jeԑu u nnal, e thirri atà, e tha: Scka doni ci t’ ju bâi juve?
33 Thon atà: Ԑot, ci t’ cilen syyt tâân.
34 E Jeԑu tui pass miscrier per tà, preku syyt e tyne. E me gni ciàs paane, e muurne mrapa atè.
Punëtorët e vreshtit
1 «Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet. 2 Pasi u mor vesh me punëtorët që t'i paguante për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet. 3 Kur doli rreth orës nëntë , pa disa të tjerë që po rrinin pa punë te tregu 4 e u tha: “Shkoni edhe ju në vresht e do t'ju jap aq sa është e drejtë”. 5 Dhe ata shkuan. Ai doli përsëri rreth orës dymbëdhjetë e rreth orës tre. 6 Doli edhe rreth orës pesë, gjeti të tjerë që po rrinin e u tha: “Përse rrini kot këtu gjithë ditën?”. 7 Ata i thanë: “Sepse askush nuk na ka marrë në punë”. Ai u tha: “Shkoni edhe ju në vresht ”. 8 Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha nëpunësit të tij: “Thirri punëtorët e jepu shpërblimin, duke filluar nga i fundit e deri te i pari”. 9 Kur erdhën ata që kishte thirrur rreth orës pesë, secili prej tyre mori nga një denar. 10 Kur erdhën të parët, mendonin se do të merrnin më shumë, por edhe secili prej tyre mori nga një denar. 11 Kur e morën, iu ankuan të zotit të shtëpisë 12 e i thanë: “Këta të fundit punuan vetëm një orë dhe i pagove aq sa ne që kemi duruar mundin e ditës e të nxehtin”. 13 Por ai iu përgjigj njërit prej tyre: “Mik, nuk po të bëj padrejtësi. A nuk u morëm vesh për një denar? 14 Merr atë që të takon e shko. Unë do t'i jap këtij të fundit sa ty. 15 A nuk më lejohet mua të bëj ç'të dua me gjënë time? Apo ke zili që jam i mirë?”.
16 Kështu, të fundit do të jenë të parët dhe të parët do të jenë të fundit ».
Paralajmërimi sërish i Pashkës
(Mk 10.32-34Lk 18.31-34)
17 Kur po shkonte në Jerusalem, Jezui mori mënjanë dymbëdhjetë dishepujt dhe gjatë rrugës u tha: 18 «Ja, ne po shkojmë në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftërinjve e shkruesve. Ata do ta dënojnë me vdekje, 19 do t'ua dorëzojnë kombeve që ta tallin, ta fshikullojnë e ta kryqëzojnë, por ditën e tretë ai do të ngjallet».
Mbretërimi si shërbim
(Mk 10.35-45)
20 Atëherë erdhi te Jezui nëna e bijve të Zebedeut bashkë me djemtë e saj, i ra në gjunjë dhe i kërkoi diçka. 21 Jezui i tha: «Çfarë dëshiron?». Ajo i tha: «Urdhëro që këta dy djemtë e mi të ulen njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde, në mbretërinë tënde». 22 Por Jezui iu përgjigj: «Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund ta pini ju kupën që do të pi unë ?». Ata iu përgjigjën: «Mundemi». 23 Jezui u tha: «Kupën time do ta pini , por që të uleni në të djathtën e në të majtën time nuk më takon mua ta vendos, sepse vendet u takojnë atyre që ua ka bërë gati Ati im». 24 Kur e dëgjuan këtë gjë, dhjetë të tjerët u zemëruan me dy vëllezërit. 25 Por Jezui i thirri pranë vetes e u tha: «Ju e dini se krerët e kombeve sundojnë mbi ta dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë pushtet mbi ta. 26 Me ju nuk duhet të ndodhë kështu, por nëse dikush nga ju dëshiron të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj 27 dhe nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë shërbëtori juaj, 28 sikurse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer e për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz».
Shërimi i dy të verbërve
(Mk 10.46-52Lk 18.35-43)
29 Kur po dilnin nga Jerikoja, Jezuin po e ndiqte një turmë e madhe. 30 Dy të verbër që rrinin ulur në anë të rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, bërtitën: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 31 Turma i qortoi që të heshtnin, por ata bërtitën edhe më fort: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 32 Jezui ndaloi, i thirri e u tha: «Çfarë doni të bëj për ju?». 33 Ata i thanë: «Zot, duam të na hapen sytë!». 34 Jezui ndjeu dhembshuri për ta e u preku sytë. Atyre iu kthye menjëherë shikimi e shkuan pas tij.