1 E u bââ, si i maroi Jeԑu ktò fiàl, sckoi prei Galilejet e voiti prei kufîîsc t’ Cfutniis pertè Jordanin,
2 E muurne mrapa atè sciùm haλk, e atỳ i scnosci atà.
3 E Fariseit u affruene atii per me tnue, e i thane: A kaa nièri iԑen me lsciue gruen e vet, per cfar do sebeti?
4 Ai tui pergièg, tha atyne: A nuk koni ju lezue, psè ai, ci ciỳsc prei t’ fiλuemit krioi nièrin, krioi atà masckuλ e femen? e tha:
5 Per ktè kaa me lân nièri baben, e nânen, e kaa me nnei basck me t’ sciòccien e vet, e t’ dyy kan me ken gni misc.
6 Nuk jan praa mââ dyy, por saλde gni misc. Scka kaa praa gnittun Ԑoti, nièri mos t’ daain.
7 Thon atii: E psè praa Moisei urdhnoi me dhan letren e t’ lsciuemit, e meu daa?
8 Tha atyne: Moisei per sebèt t’ foortës ԑemrës jui dha juve iԑen me lsciue graat tuja: por prei s’ fiλuemit nuk kiè cisctù.
9 E une po ju tham, psè gith‐kusc ci t’ keet lsciue gruen e vet, vec se per sebèt kurvniis, e t’ keet marr gni tièter, bân kurvnii: e kusc t’ keet marr gruen e lsciume, kurvòn.
10 Thon atii discèpuit e vet: N’ kiòft ksctù puna e nièrit me t’ sciòccien, s’ viien meu martue.
11 E tha ai atyne: T’ githe nuk marrin‐vesc ket fiàl, por atyne ci âsct dhanun.
12 Psè jan dissaa haduma, ci ksctù jan leem prei barkut s’ amës: e jàn haduma, ci jan bââmun prei nièrԑsc: e jan haduma, ci kan tredhun vetvethen per hater t’ reɣniis cièλvet. Kusc munnet me marr‐vesc t’ merr‐vesc.
13 Athèr pruune perpara atii fmiit, aboλà ci t’ vêêt duurt permì atà, e t’ lùtëhei. Por discèpuit u bertitscin atyne.
14 E tha Jeԑu atyne: Lêni fmiit, e mos bâni atyne jassàk me ardh te une: psè reɣnia e cièλvet âsct e tyne.
15 E massì pat vûû duurt permì atà, sckoi prei assì vennit.
16 E cè gni tui affrue atii, e tha: Mièscter i mir, ci t’ mir t’ bâi une por me fitue jeten e paa‐sosmë?
17 Jeԑu tha atii: Psè m’ pvet mue kâh âna s’ mirs? Gni âsct i mir, Ԑotỳn. Por n’ dacc me hîî n’ jet, mma urdhnimet.
18 Tha atii: T’ zil? E Jeԑu tha: Mos vraa: Mos kurvnò: Mos vidh: Mos bân descmii rrêêscme:
19 Nneerò baben tân, e nânen tânne, e kee me dasct sciòccin tân sikùr vetvethen.
20 Tha atii diàli: T’ gith ktò e ruita ciỳsc se prei t’ riit tem, e scka mââ m’ duhet mue?
21 Jeԑu tha atii: N’ dacc me ken i plott, sckò, scitt gith scka kee, e nep fukaravet, e kee me pass gni haԑn n’ cièλ: e eja, e m’ merr mrapa mue.
22 E si nniu diàli ktò fiàl, sckoi idhtscm: psè kiscte sciùm cifλèkice.
23 E tha Jeԑu discèpuivet vet: Per t’ vertèt po ju tham, se âsct vsctiir per ԑegninin me hîî n’ reɣnii t’ cièλvet.
24 E prap po ju tham: Se âsct mââ koλai me sckue gni deve n’ per bir t’ giylpàns, se gni ԑegnin me hîî n’ reɣnii t’ cièλvet.
25 E discèpuit tui nnie ktò, fort u ciuditne, tui than: Kùsc praa kaa me muit meu scelbue?
26 E Jeԑu tui kciỳr atà, tha atyne: Kiò per nièrԑt s’ âsct memciỳm: por perpara Ԑotit gith scka âsct memciỳm.
27 Athèr tui pergièg Pièter, tha atii: Cè na kena lân gith scka, e t’ kena marr mrapa tyy: praa scka kaa me ken per nee?
28 E tha Jeԑu atyne: Per t’ vertèt po ju tham, ju, ci keni marr mrapa mue, n’ t’ pertrimit kuur i Biri i nièrit kaa me nnei n’ selii t’ madhniis vet, keni me nnei edhè ju permì dymdhètt seliit, tui gikue dymdhètt fisset e Iԑraèlit.
29 E gith‐kusc, ci t’ keet lânun sctpiin, o vλaԑnit, o motrat, o baben, o nânen, o t’ sciòccien, o biit, o arat per hater emnit tem, kaa me marr gni cint per gni, e jeta e paa‐sosmë kaa me pass.
30 E sciùm t’ paar kan me ken t’ mram, e sciùm t’ mram t’ paar.
Çështja e divorcit
(Mk 10.1-12)
1 Pasi mbaroi së treguari këto gjëra, Jezui u largua nga Galilea dhe shkoi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit. 2 Atje e ndoqën turma të mëdha dhe ai i shëroi të sëmurët. 3 Disa farisenj shkuan tek ai dhe u munduan ta zinin në kurth duke e pyetur: «A është e lejueshme ta ndash gruan për çfarëdolloj shkaku?». 4 Jezui u përgjigj: «A nuk e keni lexuar se ai që i ka krijuar që nga fillimi i bëri mashkull e femër? ». 5 Dhe tha: «Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën, për t'u bashkuar me gruan e vet e të dy do të bëhen një trup i vetëm. 6 Kështu, ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj, atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!». 7 Ata i thanë: «Atëherë, përse urdhëroi Moisiu t'i jepet gruas fletëndarja e të lihet ». 8 Jezui u tha: «Moisiu ju lejoi të ndaheni prej grave tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. 9 Unë po ju them se kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një grua tjetër, bën tradhti bashkëshortore ». 10 Dishepujt i thanë: «Nëse ndodh kështu me një burrë e një grua, atëherë është më mirë të mos martohet njeri». 11 Por ai u tha: «Jo të gjithë mund t'i kuptojnë këto fjalë, por vetëm ata, të cilëve u është dhënë. 12 Ka eunukë që nga lindja dhe ka eunukë të bërë nga njerëzit, por ka edhe eunukë që janë bërë të tillë për shkak të mbretërisë së qiejve. Kush mund të kuptojë, të kuptojë».
Bekimi i fëmijëve
(Mk 10.13-16Lk 18.15-17)
13 Pastaj i sollën disa fëmijë, që të vinte duart mbi ta e të lutej, por dishepujt i qortuan. 14 Atëherë Jezui u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i pengoni, sepse mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si ata». 15 Pastaj vuri duart mbi ta dhe u largua që andej.
Djaloshi i pasur
(Mk 10.17-31Lk 18.18-30)
16 Dikush erdhi te Jezui e i tha: «Mësues, ç'të mirë duhet të bëj që të kem jetën e amshuar?». 17 Jezui i tha: «Përse më pyet për të mirën ? Vetëm njëri është i mirë. Nëse dëshiron të hysh në jetën e amshuar, zbato urdhërimet». 18 Ai i tha: «Cilat?». Jezui iu përgjigj: «Mos vrit, mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, 19 ndero atin tënd e nënën tënde dhe duaje të afërtin si veten !». 20 Djaloshi i tha: «Të gjitha këto i kam bërë . Ç'më mungon ende?». 21 Jezui i tha: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!». 22 Kur e dëgjoi këtë gjë, djaloshi u largua i trishtuar, se kishte shumë pasuri. 23 Jezui u tha dishepujve të vet: «Me të vërtetë po ju them se i pasuri do ta ketë të vështirë të hyjë në mbretërinë e qiejve. 24 Po ju them edhe se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë». 25 Kur e dëgjuan këtë gjë, dishepujt mbetën shumë të habitur e thanë: «Po atëherë, kush do të mund të shpëtohet?». 26 Jezui i vështroi e u tha: «Kjo është e pamundur për njerëzit, por për Perëndinë gjithçka është e mundur».
27 Atëherë Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjithçka dhe erdhëm pas teje. Po me ne ç'do të bëhet?». 28 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që keni ardhur pas meje do të uleni në dymbëdhjetë frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Dhe kushdo që ka lënë shtëpi, vëllezër a motra, atë a nënë, fëmijë ose ara për hir të emrit tim, do t'i marrë njëqindfish e do të trashëgojë jetën e amshuar. 30 Por shumë nga ata që janë të parët do të jenë të fundit dhe të fundit do të jenë të parët».