1 אָ֚נָה הָלַ֣ךְ דּוֹדֵ֔ךְ הַיָּפָ֖ה בַּנָּשִׁ֑ים אָ֚נָה פָּנָ֣ה דוֹדֵ֔ךְ וּנְבַקְשֶׁ֖נּוּ עִמָּֽךְ׃ 2 דּוֹדִי֙ יָרַ֣ד לְגַנּ֔וֹ לַעֲרוּג֖וֹת הַבֹּ֑שֶׂם לִרְעוֹת֙ בַּגַּנִּ֔ים וְלִלְקֹ֖ט שֹֽׁושַׁנִּֽים׃ 3 אֲנִ֤י לְדוֹדִי֙ וְדוֹדִ֣י לִ֔י הָרֹעֶ֖ה בַּשּׁוֹשַׁנִּֽים׃ ס
4 יָפָ֨ה אַ֤תְּ רַעְיָתִי֙ כְּתִרְצָ֔ה נָאוָ֖ה כִּירוּשָׁלִָ֑ם אֲיֻמָּ֖ה כַּנִּדְגָּלֽוֹת׃ 5 הָסֵ֤בִּי עֵינַ֨יִךְ֙ מִנֶּגְדִּ֔י שֶׁ֥הֵ֖ם הִרְהִיבֻ֑נִי שַׂעְרֵךְ֙ כְּעֵ֣דֶר הָֽעִזִּ֔ים שֶׁגָּלְשׁ֖וּ מִן־הַגִּלְעָֽד׃ 6 שִׁנַּ֨יִךְ֙ כְּעֵ֣דֶר הָֽרְחֵלִ֔ים שֶׁעָל֖וּ מִן־הָרַחְצָ֑ה שֶׁכֻּלָּם֙ מַתְאִימ֔וֹת וְשַׁכֻּלָ֖ה אֵ֥ין בָּהֶֽם׃ 7 כְּפֶ֤לַח הָרִמּוֹן֙ רַקָּתֵ֔ךְ מִבַּ֖עַד לְצַמָּתֵֽךְ׃ 8 שִׁשִּׁ֥ים הֵ֨מָּה֙ מְּלָכ֔וֹת וּשְׁמֹנִ֖ים פִּֽילַגְשִׁ֑ים וַעֲלָמ֖וֹת אֵ֥ין מִסְפָּֽר׃ 9 אַחַ֥ת הִיא֙ יוֹנָתִ֣י תַמָּתִ֔י אַחַ֥ת הִיא֙ לְאִמָּ֔הּ בָּרָ֥ה הִ֖יא לְיֽוֹלַדְתָּ֑הּ רָא֤וּהָ בָנוֹת֙ וַֽיְאַשְּׁר֔וּהָ מְלָכ֥וֹת וּפִֽילַגְשִׁ֖ים וַֽיְהַלְלֽוּהָ׃ ס
10 מִי־זֹ֥את הַנִּשְׁקָפָ֖ה כְּמוֹ־שָׁ֑חַר יָפָ֣ה כַלְּבָנָ֗ה בָּרָה֙ כַּֽחַמָּ֔ה אֲיֻמָּ֖ה כַּנִּדְגָּלֽוֹת׃ ס
11 אֶל־גִּנַּ֤ת אֱגוֹז֙ יָרַ֔דְתִּי לִרְא֖וֹת בְּאִבֵּ֣י הַנָּ֑חַל לִרְאוֹת֙ הֲפָֽרְחָ֣ה הַגֶּ֔פֶן הֵנֵ֖צוּ הָרִמֹּנִֽים׃ 12 לֹ֣א יָדַ֔עְתִּי נַפְשִׁ֣י שָׂמַ֔תְנִי מַרְכְּב֖וֹת עַמִּי־נָדִֽיב׃
Mikeshat
1 Ku shkoi i shtrenjti yt,
o e bukura ndër gra?
Nga ktheu i shtrenjti yt,
që me ty ne ta kërkojmë?
Ajo
2 Zbriti i shtrenjti im kah kopshti i vet,
kah lehet e erëzave,
kah kullotat e kopshteve,
lilakë për të këputur.
3 Të shtrenjtit tim i përkas unë
e mua m'përket i shtrenjti im,
ai që ndër lilakë kullot.
Poema e pestë
Ai
4 E bukur je, o mikja ime, porsi Tirca,
e hijshme si Jerusalemi,
madhështore si flamujt e shpalosur.
5 Hiqi sytë e tu prej meje,
se m'i morën mendtë,
flokët e tu si tufa e dhive,
tatëpjetë Gileadit.
6 Dhëmbët e tu si grigjë shqerrash
të gjitha dalë nga larja
mbarsur me binjakë,
se asnjëra s'mbet pa pjellë.
7 Porsi thelë shege janë mollëzat e tua
përtej vellos sate.
8 Gjashtëdhjetë janë mbretëresha,
tetëdhjetë shemra
e të panumërta vashat.
9 E pashoqe është ajo,
pëllumbesha ime, e përkryera ime,
e vetme ajo për nënën e vet,
që të dëlirë e lindi.
E shohin vashëzat
dhe e quajnë të lume.
Mbretëreshat e shemrat
lavde asaj i thurin.
10 «Kush është kjo, që del si agu,
e bukur si hëna e plotë,
e çiltër porsi dielli,
madhështore si flamujt e shpalosur?».
Ajo
11 Zbrita në kopshtin e arrave
të shihja në vaun e bleruar
në kish buluar hardhia
e shegët në kishin çelur.
12 S'di se si m'u ënd të rrija
në qerren e popullit tim fisnik.