1 שִׁ֣ירוּ לַ֭יהוָה שִׁ֣יר חָדָ֑שׁ שִׁ֥ירוּ לַ֝יהוָ֗ה כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 2 שִׁ֣ירוּ לַ֭יהוָה בָּרֲכ֣וּ שְׁמ֑וֹ בַּשְּׂר֥וּ מִיּֽוֹם־לְ֝י֗וֹם יְשׁוּעָתֽוֹ׃ 3 סַפְּר֣וּ בַגּוֹיִ֣ם כְּבוֹד֑וֹ בְּכָל־הָֽ֝עַמִּ֗ים נִפְלְאוֹתָֽיו׃ 4 כִּ֥י גָ֘ד֤וֹל יְהוָ֣ה וּמְהֻלָּ֣ל מְאֹ֑ד נוֹרָ֥א ה֝֗וּא עַל־כָּל־אֱלֹהִֽים׃ 5 כִּ֤י ׀ כָּל־אֱלֹהֵ֣י הָעַמִּ֣ים אֱלִילִ֑ים וַֽ֝יהוָ֗ה שָׁמַ֥יִם עָשָֽׂה׃ 6 הוֹד־וְהָדָ֥ר לְפָנָ֑יו עֹ֥ז וְ֝תִפְאֶ֗רֶת בְּמִקְדָּשֹֽׁו׃ 7 הָב֣וּ לַ֭יהוָה מִשְׁפְּח֣וֹת עַמִּ֑ים הָב֥וּ לַ֝יהוָ֗ה כָּב֥וֹד וָעֹֽז׃ 8 הָב֣וּ לַ֭יהוָה כְּב֣וֹד שְׁמ֑וֹ שְׂאֽוּ־מִ֝נְחָ֗ה וּבֹ֥אוּ לְחַצְרוֹתָֽיו׃ 9 הִשְׁתַּחֲו֣וּ לַ֭יהוָה בְּהַדְרַת־קֹ֑דֶשׁ חִ֥ילוּ מִ֝פָּנָ֗יו כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 10 אִמְר֤וּ בַגּוֹיִ֨ם ׀ יְה֘וָ֤ה מָלָ֗ךְ אַף־תִּכּ֣וֹן תֵּ֭בֵל בַּל־תִּמּ֑וֹט יָדִ֥ין עַ֝מִּ֗ים בְּמֵישָׁרִֽים׃ 11 יִשְׂמְח֣וּ הַ֭שָּׁמַיִם וְתָגֵ֣ל הָאָ֑רֶץ יִֽרְעַ֥ם הַ֝יָּ֗ם וּמְלֹאֽוֹ׃ 12 יַעֲלֹ֣ז שָׂ֭דַי וְכָל־אֲשֶׁר־בּ֑וֹ אָ֥ז יְ֝רַנְּנ֗וּ כָּל־עֲצֵי־יָֽעַר׃ 13 לִפְנֵ֤י יְהוָ֨ה ׀ כִּ֬י בָ֗א כִּ֥י בָא֮ לִשְׁפֹּ֪ט הָ֫אָ֥רֶץ יִשְׁפֹּֽט־תֵּבֵ֥ל בְּצֶ֑דֶק וְ֝עַמִּ֗ים בֶּאֱמוּנָתֽוֹ׃
1 Këndojini Zotit një këngë të re!
Le t'i këndojë Zotit dheu mbarë!
2 Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij,
shpëtimin e tij ditë për ditë kumtoni!
3 Rrëfeni ndër kombe lavdinë e tij,
ndër popuj mbarë mrekullitë e tij!
4 Se i madh është Zoti e fort i lavdërueshëm,
më i tmerrshëm se të gjithë perënditë.
5 Se gjithë perënditë e popujve janë të kotë,
por Zoti bëri qiejt.
6 Para tij shkëlqim e madhështi,
në shenjtëroren e tij fuqi e bukuri.
7 Jepini Zotit, o fiset e popujve,
Jepini Zotit lavdi e fuqi!
8 Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij,
kushtojini fli dhe ejani në oborret e tij!
9 Adhuroni Zotin e stolisur me shenjtëri;
mbarë toka le të dridhet para tij!
10 U thoni kombeve se Zoti mbretëron,
ai i vuri themelet botës e nuk do të trandet,
ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi.
11 Le të ngazëllejë qielli e le të gëzojë toka,
le të ushtojë deti e gjithçka brenda tij!
12 Le të dëfrejë fusha e gjithçka në të,
gjithë drurët e pyllit le të brohorasin
13 para Zotit, se ja tek vjen,
ja tek vjen për të gjykuar tokën!
Do ta gjykojë botën me drejtësi
e popujt me besnikërinë e tij.