1 לַ֭מְנַצֵּחַ עַל־שׁוּשַׁ֣ן עֵד֑וּת מִכְתָּ֖ם לְדָוִ֣ד לְלַמֵּֽד׃ 2 בְּהַצּוֹת֨וֹ ׀ אֶ֥ת אֲרַ֣ם נַהֲרַיִם֮ וְאֶת־אֲרַ֪ם צ֫וֹבָ֥ה וַיָּ֤שָׁב יוֹאָ֗ב וַיַּ֣ךְ אֶת־אֱד֣וֹם בְּגֵיא־מֶ֑לַח שְׁנֵ֖ים עָשָׂ֣ר אָֽלֶף׃ 3 אֱ֭לֹהִים זְנַחְתָּ֣נוּ פְרַצְתָּ֑נוּ אָ֝נַ֗פְתָּ תְּשֹׁ֣ובֵ֥ב לָֽנוּ׃ 4 הִרְעַ֣שְׁתָּה אֶ֣רֶץ פְּצַמְתָּ֑הּ רְפָ֖ה שְׁבָרֶ֣יהָ כִי־מָֽטָה׃ 5 הִרְאִ֣יתָה עַמְּךָ֣ קָשָׁ֑ה הִ֝שְׁקִיתָ֗נוּ יַ֣יִן תַּרְעֵלָֽה׃ 6 נָ֘תַ֤תָּה לִּירֵאֶ֣יךָ נֵּ֭ס לְהִתְנוֹסֵ֑ס מִ֝פְּנֵ֗י קֹ֣שֶׁט סֶֽלָה׃ 7 לְ֭מַעַן יֵחָלְצ֣וּן יְדִידֶ֑יךָ הוֹשִׁ֖יעָה יְמִֽינְךָ֣ וַעֲנֵֽנִו ׃ 8 אֱלֹהִ֤ים ׀ דִּבֶּ֥ר בְּקָדְשֹׁ֗ו אֶ֫עְלֹ֥זָה אֲחַלְּקָ֥ה שְׁכֶ֑ם וְעֵ֖מֶק סֻכּ֣וֹת אֲמַדֵּֽד׃ 9 לִ֤י גִלְעָ֨ד ׀ וְלִ֬י מְנַשֶּׁ֗ה וְ֭אֶפְרַיִם מָע֣וֹז רֹאשִׁ֑י יְ֝הוּדָ֗ה מְחֹֽקְקִי׃ 10 מוֹאָ֤ב ׀ סִ֬יר רַחְצִ֗י עַל־אֱ֭דוֹם אַשְׁלִ֣יךְ נַעֲלִ֑י עָ֝לַ֗י פְּלֶ֣שֶׁת הִתְרֹעָֽעִֽי׃ 11 מִ֣י יֹ֭בִלֵנִי עִ֣יר מָצ֑וֹר מִ֖י נָחַ֣נִי עַד־אֱדֽוֹם׃ 12 הֲלֹֽא־אַתָּ֣ה אֱלֹהִ֣ים זְנַחְתָּ֑נוּ וְֽלֹא־תֵצֵ֥א אֱ֝לֹהִ֗ים בְּצִבְאוֹתֵֽינוּ׃ 13 הָֽבָה־לָּ֣נוּ עֶזְרָ֣ת מִצָּ֑ר וְ֝שָׁ֗וְא תְּשׁוּעַ֥ת אָדָם׃ 14 בֵּֽאלֹהִ֥ים נַעֲשֶׂה־חָ֑יִל וְ֝ה֗וּא יָב֥וּס צָרֵֽינוּ׃
1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Dëshmia e Zambakut». Himn i Davidit, për mësim. 2 Kur luftoi kundër Aram Naharaimit dhe Aramit të Cobahut dhe kur Joabi, në kthim, mposhti dymbëdhjetë mijë luftëtarë të Edomit në luginën e Kripës.
3 O Perëndi, na ke hedhur poshtë e na ke dërrmuar,
ke qenë i zemëruar, por tani na përtëri!
4 E trande dheun dhe e çave,
shëroja të çarat, se po lëkundet.
5 E bëre popullin tënd të shohë mynxyra,
na dhe të pimë verë që të trullos.
6 Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë,
që të ikin larg sulmit të shigjetës . selah
7 Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona,
që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8 Perëndia foli në shenjtëroren e tij:
«Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin,
luginën e Sukotit do ta mat.
9 Imi është Gileadi, imi Manaseu,
Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im.
10 Moabi legeni ku lahem,
në Edom i hedh sandalet,
o Filiste, brohorit për mua ».
11 Kush do të më çojë deri në fortesë?
Kush do të më prijë deri në Edom?
12 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë,
ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13 Dërgona ndihmën tënde kundër armikut,
se ndihma e njeriut është e kotë.
14 Me Perëndinë do të bëhemi të fortë,
ai do t'i shtypë armiqtë tanë.