1 שָׁפְטֵ֤נִי אֱלֹהִ֨ים ׀ וְרִ֘יבָ֤ה רִיבִ֗י מִגּ֥וֹי לֹא־חָסִ֑יד מֵ֤אִישׁ־מִרְמָ֖ה וְעַוְלָ֣ה תְפַלְּטֵֽנִי׃ 2 כִּֽי־אַתָּ֤ה ׀ אֱלֹהֵ֣י מָֽעוּזִּי֮ לָמָ֪ה זְנַ֫חְתָּ֥נִי לָֽמָּה־קֹדֵ֥ר אֶתְהַלֵּ֗ךְ בְּלַ֣חַץ אוֹיֵֽב׃ 3 שְׁלַח־אוֹרְךָ֣ וַ֭אֲמִתְּךָ הֵ֣מָּה יַנְח֑וּנִי יְבִיא֥וּנִי אֶל־הַֽר־קָ֝דְשְׁךָ֗ וְאֶל־מִשְׁכְּנוֹתֶֽיךָ׃ 4 וְאָב֤וֹאָה ׀ אֶל־מִזְבַּ֬ח אֱלֹהִ֗ים אֶל־אֵל֮ שִׂמְחַ֪ת גִּ֫ילִ֥י וְאוֹדְךָ֥ בְכִנּ֗וֹר אֱלֹהִ֥ים אֱלֹהָֽי׃ 5 מַה־תִּשְׁתּ֬וֹחֲחִ֨י ׀ נַפְשִׁי֮ וּֽמַה־תֶּהֱמִ֪י עָ֫לָ֥י הוֹחִ֣ילִי לֵֽ֭אלֹהִים כִּי־ע֣וֹד אוֹדֶ֑נּוּ יְשׁוּעֹ֥ת פָּ֝נַ֗י וֵֽאלֹהָֽי׃
1 Jepmë të drejtë, o Perëndi,
çështjen time mbroje para një kombi të pabesë
dhe prej njeriut mashtrues e dinak çliromë.
2 Se ti je Perëndia ku gjej strehë,
përse më ke hedhur tej?
Përse endem i vranët
e i shtypur prej armikut?
3 Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde,
që të më prijnë,
që në malin tënd të shenjtë të më çojnë,
në vendin e banesës sate.
4 Do të shkoj tek altari i Perëndisë,
te Perëndia i gëzimit e i ngazëllimit tim.
Me lirë do të të falënderoj,
o Perëndi, Perëndia im.
5 Përse lëngon, o shpirti im?
Përse gulçon brenda meje?
Shpreso te Perëndia, se do ta përlëvdoj sërish.
Ai është shpëtimtari im dhe Perëndia im.