1 מִזְמ֥וֹר לְתוֹדָ֑ה הָרִ֥יעוּ לַ֝יהוָ֗ה כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 2 עִבְד֣וּ אֶת־יְהוָ֣ה בְּשִׂמְחָ֑ה בֹּ֥אוּ לְ֝פָנָ֗יו בִּרְנָנָֽה׃ 3 דְּע֗וּ כִּֽי־יְהוָה֮ ה֤וּא אֱלֹ֫הִ֥ים הֽוּא־עָ֭שָׂנוּ וְלֹ֣א אֲנַ֑חְנוּ עַ֝מּ֗וֹ וְצֹ֣אן מַרְעִיתֽוֹ׃ 4 בֹּ֤אוּ שְׁעָרָ֨יו ׀ בְּתוֹדָ֗ה חֲצֵרֹתָ֥יו בִּתְהִלָּ֑ה הֽוֹדוּ־ל֝֗וֹ בָּרֲכ֥וּ שְׁמֽוֹ׃ 5 כִּי־ט֣וֹב יְ֭הוָֹה לְעוֹלָ֣ם חַסְדּ֑וֹ וְעַד־דֹּ֥ר וָ֝דֹ֗ר אֱמוּנָתֽוֹ׃
1 Psalm falënderimi.
Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka!
2 Shërbejini Zotit me gëzim,
dilni para tij me brohoritje!
3 Dijeni mirë se Zoti është Perëndi,
ai na bëri e të tijtë jemi ne ,
jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
4 Hyni në portat e tij me përlëvdim,
në oborret e tij me lavdërim,
falënderojeni e bekoni emrin e tij.
5 Se i mirë është Zoti,
në amshim mirësia e tij,
besnikëria e tij brez pas brezi.