1 אֲשֶׁ֨ר הָיָ֧ה דְבַר־יְהוָ֛ה אֶל־יִרְמְיָ֥הוּ הַנָּבִ֖יא אֶל־פְּלִשְׁתִּ֑ים בְּטֶ֛רֶם יַכֶּ֥ה פַרְעֹ֖ה אֶת־עַזָּֽה׃ ס
2 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה הִנֵּה־מַ֜יִם עֹלִ֤ים מִצָּפוֹן֙ וְהָיוּ֙ לְנַ֣חַל שׁוֹטֵ֔ף וְיִשְׁטְפוּ֙ אֶ֣רֶץ וּמְלוֹאָ֔הּ עִ֖יר וְיֹ֣שְׁבֵי בָ֑הּ וְזָֽעֲקוּ֙ הָֽאָדָ֔ם וְהֵילִ֕ל כֹּ֖ל יוֹשֵׁ֥ב הָאָֽרֶץ׃ 3 מִקּ֗וֹל שַֽׁעֲטַת֙ פַּרְס֣וֹת אַבִּירָ֔יו מֵרַ֣עַשׁ לְרִכְבּ֔וֹ הֲמ֖וֹן גַּלְגִּלָּ֑יו לֹֽא־הִפְנ֤וּ אָבוֹת֙ אֶל־בָּנִ֔ים מֵֽרִפְי֖וֹן יָדָֽיִם׃ 4 עַל־הַיּ֗וֹם הַבָּא֙ לִשְׁד֣וֹד אֶת־כָּל־פְּלִשְׁתִּ֔ים לְהַכְרִ֤ית לְצֹר֙ וּלְצִיד֔וֹן כֹּ֖ל שָׂרִ֣יד עֹזֵ֑ר כִּֽי־שֹׁדֵ֤ד יְהוָה֙ אֶת־פְּלִשְׁתִּ֔ים שְׁאֵרִ֖ית אִ֥י כַפְתּֽוֹר׃ 5 בָּ֤אָה קָרְחָה֙ אֶל־עַזָּ֔ה נִדְמְתָ֥ה אַשְׁקְל֖וֹן שְׁאֵרִ֣ית עִמְקָ֑ם עַד־מָתַ֖י תִּתְגּוֹדָֽדִי׃ ס
6 ה֗וֹי חֶ֚רֶב לַֽיהוָ֔ה עַד־אָ֖נָה לֹ֣א תִשְׁקֹ֑טִי הֵאָֽסְפִי֙ אַל־תַּעְרֵ֔ךְ הֵרָגְעִ֖י וָדֹֽמִּי׃ 7 אֵ֣יךְ תִּשְׁקֹ֔טִי וַֽיהוָ֖ה צִוָּה־לָ֑הּ אֶֽל־אַשְׁקְל֛וֹן וְאֶל־ח֥וֹף הַיָּ֖ם שָׁ֥ם יְעָדָֽהּ׃ ס
Për filistinët
1 Fjala e Zotit drejtuar profetit Jeremi për filistinët, para se faraoni të sulmonte Gazën.
2 Kështu thotë Zoti:
«Ja, po fryhen ujërat prej veriut,
po bëhen përrua rrëmbyes,
po e përmbytin tokën
me gjithçka e mbush,
qytetin e banorët e tij.
Gjithkush bërtet,
çdo banor i dheut ulërin.
3 Prej tingullit të përpushjes së patkonjve të hamshorëve,
prej sokëllimës së karrocave, prej vringëllimës së rrotave,
etërit nuk kthehen kah bijtë,
se u flashken duart,
4 se erdhi dita për t'i shkatërruar
të gjithë filistinët,
për të zhbirë nga Tiri e Sidoni
çdo ndihmëtar të mbetur,
se Zoti po i shkatërron filistinët,
tepricën e bregut të Kaftorit.
5 Gazës i ka rënë shoga,
Ashkeloni ka rënë në heshtje.
O tepricë e luginës së tyre,
deri kur do të çirreni?
6 Ah, shpatë e Zotit,
edhe sa kohë të duhet që të pushosh?
Hyr në mill,
ndalu e pusho!
7 Si mund të pushojë,
kur Zoti e ka urdhëruar?
Kundër Ashkelonit e kundër bregdetit,
atje e ka caktuar».