Krie e shtatëtë
1 E i thotë i pari i priftëret Stefanit ndë janë këto punë kështu.
2 Edhe ai tha: O njerëz vëllazër e baballarë, digjoni. Perndia e lëvdimit ju duk babait sinë Avraamit kur qe ndë Mesopotami, pa ndënjurë dhe ai ndë Haran.
3 E i thotë atij: Dil nga dheu it, edhe nga gjëria jote, e eja ndë vënd që do të dëftoj unë ti.
4 Atëherë si dolli nga dheu i Halldheet ndënji ndë Haran; e ateje si i vdiqi babai tij, e pru atë ndë këtë dhe që rriji ju ndashti.
5 E nuk’ i dha atij klironomi ndë këtë dhe asnjë gjurmë këmbet, po i taksi të ja ip atë nd’urdhër të tij, e pas atij ndë të farësë tij, sepse s’pat ai djalë.
6 E i tha Perndia kështu, se do të vejë far’ e tij të rrijë ndë vënd të huaj, e do ta skllavosjënë atë, e ta mundojënë për katërqind vjet.
7 E atë fili që do të rrinë skllev mbë të, do ta gjukoj unë, tha Perndia; e pastaje do të dalënë e do të më shërbejënë mua ndë këtë vënd.
8 E i dha atij dhjatën’ e peritomisë, e ashtu polli Isaaknë e e peritemni atë ndë të tetënë ditë; e Isaaku Iakovnë, e Iakovi të dimbëdhjetë Patrikëtë.
9 E Patrikëtë pa për zili shitnë Iosifnë ndë Egjipto. Ma Perndia qe me atë.
10 E nxori atë nga gjithë shtrëngimet’ e tij e i dha atij dhurëti e sofi përpara Faraonit, mbretit s’Egjiptosë, e e vuri atë të parë ndë Egjipto edhe mbë gjithë shtëpi të tij.
11 E erdhi pastaj uja mbë gjithë dhe t’Egjiptosë e të Hanaanit, edhe shtrëngim i madh. E nukë gjeijnë ç’të haijnë baballarëtë tanë.
12 E si digjoi Iakovi që gjëndej grurë nd’Egjipto, dërgoi herën’ e parë baballarëtë tanë.
13 E të ditënë herë u njoh Iosifi ndë vëllazër të tij; e ju çfaq Faraonit filia e Iosifit.
14 E dërgoi Iosifi e thirri baban’ e tij Iakovnë, edhe gjithë fëmijën’ e tij, shtatëdhjet’ e pesë shpirt.
15 E vate Iakovi nd’Egjipto, e vdiqi ai edhe baballarëtë tanë.
16 E i prunë ndë Sihem, e i vunë ndë varr që pat blerë Avraami me të çmuarë t’ërgjëndit nga të bijt’ e Emmorit të Sihemit.
17 Ma kur u afërua koh’ e së taksurësë me be që pat bërë Perndia Avraamit, u rrit llaoi e u shtua nd’Egjipto.
18 Ngjera sa erdhi tjatër mbret nd’Egjipto, që s’e dij Iosifnë.
19 Kij zuri dinakëri kondrë filisë sanë, e u bëri të keq baballarëvet sonë, kaqë sa të shtijnë poshtë djelmt’ e ture, që të mos rroijnë e të shtonishnë.
20 Mb’atë kohë leu Moisiu e ish i dashurë nde Perndia. Ai u ushqie tre muaj ndë shtëpi të babait së tij.
21 E kur e hodhë atë poshtë, e mori atë e bija e Faraonit, e e ushqeu atë si bir të sajnë.
22 E u mpsua Moisiu ndë gjithë sofi t’Egjiptivet, e ish i fortë ndë fjalë edhe ndë punë.
23 E kur sosi ai të dizet vjeçtë, i erdhi ndë zëmërë të tij të vij të shih vëllazërit’ e tij, të bijt e Israilit.
24 E si pa një që mundonej, i dha ndihmë, e i mori hakënë atij që qe shtrënguarë, sepse vrau Egjiptionë.
25 E ai silloisej se vëllazërit’ e tij do të kupëtojënë që Perndia me dorë të tij u ip ature lefterinë. Ma ata s’e kupëtuanë.
26 E ditën’ e pastajme u duk nd’ata tek qërtoijnë, e i anangasi ata të paqtonishnë, e u tha: O njerëz, juvet jini vëllazër, pse dëmëtoni njeri-jatërinë?
27 Ma ai që adhiqis shoknë, e shtijti atë, e i tha: Cili të vuri ti të parë e gjukatas mbë ne?
28 Mos do të më vraç edhe mua, sikundrë vrave djethinë edhe Egjiptionë?
29 E me këtë fjalë iku Moisiu, e u kseniteps ndë vënd të Madhiamit, tek polli di djelm.
30 E si shkuanë dizet vjet ju duk atij nd’erimi të Sina Orosë Ëngjëlli i Zotit ndë flakë të zjarit ferrësë.
31 E si pa këtë Moisiu, u çudit për atë që u duk. E si u afërua ai të shih, i erdhi zë i Zotit që thosh:
32 Unë jam Perndia e baballarëvet suaj, e Perndia e Avraamit, e Perndia e Isaakut, e Perndia e Iakovit. E Moisiu u drodh, e nukë guxon të vështron.
33 E i thotë atit Zoti: Zgjidh këpucëtë nga këmbët’ e tua, sepse vëndi tek rri është i Shënjtëruarë.
34 Vështrova e paçë të këqiat’ e llaoit sim që është nd’Egjipto, e digjova rëkimn’ e ture, e zbrita t’i shpëtoj ata. E ndashti eja, e do të të dërgoj ti nd’Egjipto.
35 Këtë Moisinë që e arnisnë, kur thanë: Cili të bëri ti të parë e gjukatas? Këtë Perndia e dërgoi urdhëratas e shpëteish me dorë t’Ëngjëllit që ju duk atit ndë ferrë.
36 Kij i nxori ata, tuke bërë çudira e thavmëra, ndë dhe t’Egjiptosë, e ndë Det të Kuq, edhe nd’erimi, dizet vjet.
37 Kij është ai Moisiu që u tha bijet së Israilit: Zoti Perndia juaj do të ngrërë ndë ju profit prej vëllazëret suaj si mua, atit t’i digjoni.
38 Kij është që qe ndë mbëjedhëjë të llaoit nd’erimi, me Ëngjëllinë që kuvëndon me të ndë mal të Sinait, e me baballarëtë tuaj, e mori fjalë të jetësë, t’ua ip juvet.
39 Nde ai nukë deshnë të digjoijnë baballarëtë tanë, po e shqelmuanë e u kthienë me zëmëra të ture nd’Egjipto.
40 Tuke thënë Aaronit: Bëna navet Perndira që të na shkojënë përpara nesh, sepse për atë Moisinë që na nxori navet nga Egjiptoja nuk’ e dimë se ç’i gjau.
41 E bënë një viç mb’ato dit, e prunë kurban ndë Idhollo, e gëzonishnë ndë punëra të duarvet së ture.
42 E Perndia ktheu faqenë nga ata, e i lëshoi të shërbeijn’ asqer’ e Qiellit, sikundr’ është shkruarë ndë kartë të profitet: O shtëpi e Israilit, më kini prurë vallë të thertura e kurbanë mua dizet vjet nd’erimi?
43 Po ngrijtitë tendën’ e Mollohut, edhe ull’ e Perndisë suaj Remfanit, konatë që bëtë ju për të falë mbë to; e do t’u ngrë t’u shpie më tej Vavillonësë.
44 E patnë baballarëtë tanë tendën’ e martirisë nd’erimi, sikundrë e pat porsiturë ai që i tha Moisiut ta bën sikundrë pa tiponë.
45 Atë e muarrë dorë mbë dorë, e e prunë me vetëhe baballarëtë tanë bashkë me Iisunë të bëijnë zap filitë, që zboi Perndia nga faqea e baballarëvet sanë ngjera ndë ditë të Dhavidhit.
46 Ai gjeti hir përpara Perndisë. E u lut të gjen një tendë Perndisë Iakovit.
47 Sollomoi pa dërtoi shtëpi për të.
48 Po i Larti nukë rri ndë shtëpi të bërë me duar, sikundrë thotë profiti.
49 Qielli është froni im, edhe dheu qëndr’ e këmbëvet së mia. Çfarë lloi shtëpi do të më bëni mua? thotë Zoti. A çfarë lloi do të jetë vëndi i së prëjturit sim?
50 Nuk’ i ka bërë gjithë këto dora ime?
51 Kokëpakthierë e të paprerë ndë zëmërë e ndë veshë, juvet gjithënjë rriji kondrë Shënjtit Shpirt, si baballarëtë tuaj ashtu edhe juvet.
52 Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.
53 Juvet që kini marrë nomnë me porsi t’Ëngjëjet, e nuk’ e ruajtitë.
54 E kur digjuanë këto, u pëllcit zëmër’ e ture, e kërcëllijnë dhëmbëtë mbë të.
55 Ma ai sepse ish mbushurë prej Shënjtit Shpirt, si vështroi ndër Qiell, pa lëvdim Perndisë, e Iisunë ndënjurë mb’anë të djathëtë të Perndisë.
57 E ata thirrë fort e zunë veshët’ e ture, e u vërsulë gjithë bashkë mbi të.
58 E si e nxuarë jashtë nga quteti, i bijnë me gurë. E martirëtë vunë rrobat’ e ture përpara këmbëvet një trimshorit, që quhej Savllo.
59 E e vrisnë Stefanë me gurë, që thërrit e thosh: O Zot Iisu, pritmë Shpirtinë tim.
60 E si ujnji gjunjëtë, thirri me zë të madh: O Zot, mos ua zë ature për faj këtë punë. E si tha këtë, fleti.