1 Edhe dëgjova një zë të math nga tempulli që u thoshte të shtatë ëngjëjvet: “Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Perëndisë mbi dhet.”
2 Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj.
3 Edhe i dyti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndë det, edhe u bë posi gjak të vdekuri; edhe çdo frym’ e gjallë që ishte ndë det vdiq.
4 Edhe i treti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndëpër lumërat e ndëpër kronjt’ e ujëravet; edhe u bë gjak. –
5 Edhe dëgjova ëngjëllin’ e ujëravet që thoshte: “I drejtë je ti (o Zot), që je edhe që ishje edhe i Shënjtëruarë, sepse gjukove këto.
6 Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërësh, edhe u dhe gjak atyreve të pinë; sepse u vëlen atyreve.” –
7 Edhe dëgjova (një tiatërë) nga theroreja që thoshte: “Po, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës, të vërteta edhe të drejta janë gjyqet’ e tua.”
8 Edhe ëngjëlli i katërtë derdhi kupën’ e ti mbi diellt; edhe iu dha pushtet të diegë njerëzitë me ziarr.
9 Edhe njerëzitë u doqnë me një vapë të madhe, edhe vllasfimisnë emërin’ e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk’ u penduanë që t’i apënë lavdi.
10 Edhe ëngjëlli i pestë derdhi kupën’ e ti mbi fron të bishësë; edhe u errësua mbëretëria e asaj; edhe përtypninë gluhërat’ e tyre nga të dhëmpuritë.
11 Edhe vllasfimisnë Perëndin’ e qiellit nga të dhëmburat’ e tyre e nga plagët’ e tyre, edhe nuk’ u penduanë nga punërat’ e tyre.
12 Edhe ëngjëlli i gjashttë derdhi kupën’ e ti mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujt’ e ati u tha, që të bënetë gati udha e mbëretëret që janë nga të lindurit’ e diellit.
13 Edhe pashë tri fryma të ndyra që shëmbëlleninë posi bretkosa, që dilinë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar;
14 Sepse janë fryma diajsh që bënjënë shenje, të cilatë dalënë te mbëretërit’ e (dheut edhe) gjithë botësë, që të mbëledhën’ ata për luftën’ e asaj ditësë madhe të Perëndisë Gjithëpushtetësit.
15 (Ja te vinj posi viedhës; lum ay që rri squarë, edhe ruan rrobet’ e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë shëmtin’ e ati).
16 Edhe i mblodhi ata nd’ atë vënt qe kluhetë Evraisht Armagjedhon.
17 Edhe ëngjëlli i shtattë derdhi kupën’ e ti nd’ erët; edhe dolli një zë i math prej tempullit qiellit, nga froni, që thoshte: “U bë.”
18 Edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima, edhe u bë një tërmet i math, që nuk’ ishte bërë që kurë se ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqë fort një tërmet i math.
19 Edhe qytetëja e madhe u nda mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë. Edhe i ra ndër mënt përpara Perëndisë Vavyllona e madhe, që t’i apë kupën’ e verësë zemërimit mërisë ti.
20 Edhe çdo ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjëntnë.
21 Edhe një breshër i math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë vllasfimisnë Perëndinë për plagën’ e breshërit, sepse plag’ e ati ishte fort e madhe.
© Interconfessional Bible Society of Albania.