1 Edhe gjëndëja kur ishte tuke shtrënguar’ atë që të ndigjoninë fialën’e Perëndisë, ay qëndronte përanë lëqerit Gjenisaretit.
2 Edhe pa dy lundra qëndruarë përanë lëqerit; edhe peshkatorëtë duallë nga ato, e laninë rrietatë.
3 Edhe ay hyri mbë njërënë nga ato lundratë, që ishte e Simonit, e iu lut të largonej pak prej tokësë. Edhe si ndenji mësonte gjëndëjenë nga lundra.
4 Edhe si pushoj së foli, i tha Simonit: “Sill lundrënë lart ndë ujrat të-thella, edhe hithni rrietatë tuaja, të ziri pishq.”
5 Edhe Simoni u përgjeq e i tha: “O mësonjës, gjithë natën’ u munduam, edhe nukë zumë gjë; po për fialënë tënde do të heth rrietënë.”
6 Edhe si bënë këtë, mbyllnë brënda një shumicë të madhe pishqesh, edhe rrieta e atyreve po çirej.
7 Edhe u bënë me shenjë shokëvet që ishinë ndë lundrët tiatrë, të vinin’ e t’u ndihinë; edhe ata erdhë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqë sa ato po mbyteshinë.
8 Edhe Simon Pietri, kur pa, ra ndër këmbë të Jisujt, tuke thënë: “Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri fajtuar.”
9 Sepse u tmerua ay edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, nga gjahu i pishqet që zunë.
10 Kështu edhe Jakovi edhe Joanni, të bijt’ e Zevedheut, të cilët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Jisuj i tha Simonit: “Mos ki frikë, se paskëtaj do të gjuanjç njerës.”
11 Edhe si suallë lundratë mbë tokët, i lanë të gjitha edhe vanë pas ati.
12 Edhe ay kur ishte ndë një nga qytetetë, javoka një njeri plot me krromë; i cili, kur pa Jisunë, ra përmbys, edhe iu lut, tuke thënë: “Zot, ndë daç, munt të më qërojsh.”
13 Edhe ay ndejti dorënë, e i ciku edhe tha: “Dua, qëronu.” Edhe sakaqëherash krroma iku prej ati.
14 Edhe ay e porositi të mos i thosh ndonjëj; “Po ecë, e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe bierë dhuratë për të qëruarët tat, sikundrë ka urdhëruarë Mojsiu, për martiri mb’ata.”
15 Po fiala delte më teprë për atë. Edhe shumë gjëndëje përmbëlidheshinë për të ndigjuar’ e për të shëruarë prej ati nga sëmundëjet’ e tyre;
16 Edhe ay shtëmëngej ndë shkretëtirat, edhe falej.
17 Edhe një ditë, tek mësonte, rrijnë Farisenj e nommësonjësa, të cilëtë kishin’ ardhurë nga çdo fshat të Galilesë e të Judhesë e të Jerusalimit; edhe fuqi’ e Zotit ishte për të shëruar’ ata.
18 Edhe javoka, ca njerës tek sillinë një njeri mbë shtrat, që ishte ulok; edhe kërkoninë t’e sillinë brënda, e t’ia vininë përpara ati.
19 Edhe passi s’gjetnë prej ç’ ane t’e bijnë brënda nga gjëndëja, hipnë mbi shtëpit, edhe e sbritnë nga qeramidhetë bashkë me shtratinë ndë mest përpara Jisujt.
20 Edhe ay kur pa besën’ e atyreve, i tha: “O njeri, t’u ndëjenë fajet’ e tu.”
21 Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë zunë të mendoneshinë, tuke thënë: “Kush është kyj që flet vllasfimi? Kush munt të ndëjenjë faje përveç vetëmë Perëndisë?”
22 Po Jisuj si kupëtoj mendimet’ e atyreve, u përgjeq e u tha atyre: “Ç’mendoni ndër zëmërat tuaja?
23 Ç’është më kollaj të them: Të janë ndëjerë fajet’ e tu, apo të them: Ngreu edhe ecë?
24 Po që të dini, se i bir’ i njeriut ka pushtet mbi dhet të ndëjenjë faje, (i tha ulogut): Të them tyj, Ngreu, edhe ngri shtratnë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.”
25 Edhe përnjëherë u ngrit përpara atyreve, edhe ngriti shtratinë , që dergjej mb’ atë, edhe shkoj ndë shtëpit të ti, tuke lavduarë Perëndinë.
26 Edhe të gjithë duallnë jashtë mënç, edhe lavduroninë Perëndinë; edhe u mblushnë me frikë, tuke thënë, se: “Sot pamë punë të mëdha.”
27 Edhe pasandaj dolli, edhe pa një kumerqar, që e kishte emërinë Levi, tuke ndenjurë ndë kumerq, edhe i tha:
28 “Eja pas meje.” Edhe ay la të gjitha, edhe u ngrit e vate pas ati.
29 Edhe Leviu e priti me nderë të math ndë shtëpit të ti; edhe ishte shumë gjëndëje kumerqarësh edhe të tierë, që kishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me ata.
30 Edhe shkronjësit’ e atyreve edhe Farisenjtë murmurisinë te nxënësit’ e ati, tuke thënë: “Përse hani e pini bashkë me kumerqar’ e me fajtorë?”
31 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq.
32 S’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë.”
33 Edhe ata i thanë: “Përse nxënësit’ e Joannit agjëronjënë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisenjet. po të tutë han’ e pinë?”
34 Edhe ay u tha atyre: “Mos muntni të bëni djemt’ e shtëpisë dhëndërrit t’agjëronjënë gjer sa të jetë dhëndërri bashkë me ata?
35 Po kanë për t’ ardhurë dit, kur do të merretë dhëndërri prej atyreve; atëhere nd’ato dit do t’agjëronjënë.”
36 Edhe u thoshte edhe një paravoli, se asdonjë nukë vë andërrë rrobeje të re mbi rrobe të vietrë; se tietrazi, çjerr edhe të renë e, edhe andërr’ e re s’vien një me të vietrënë.
37 Edhe asndonjë nukë vë verë të re ndë calikë të vietrë; se tietrazi ver’ e re do t’i plasjë calikëtë, edhe ajo do të derdhetë, edhe calikëtë do të prishenë.
38 Po ver’ e re duhetë të viretë ndë calikë të ri, edhe atëherë të dyja ruhenë.
39 Edhe asndonjë, kur pi verë të vietrë, do sakaqëherash të re, sepse thotë: E vietëra është më e mirë.
© Interconfessional Bible Society of Albania.