1 Sepse kyj Melqisedheku, mbëreti Salimit, prift i Perëndisë lartë, i cili u poq me Avraamnë, tuke kthyerë prej të gririt mbëretravet, edhe e bekoj;
2 Të cilit Avraami i dha të dhiettënë nga gjithë plaçkatë, ay përpara qjuhetë mbëret drejtërie, pastaj edhe mbëret Salim, që do me thënë mbëret paqtimi.
3 Pa atë, pa mëmë, pa gjeneallogji, pa pasurë të nisurë ditsh, as të mbaruarë jete, po gjajturë të Birit Perëndisë, mbet prift përherë.
4 Edhe vështrroni sa i math ishte kyj, të cilit Avraami kryeati i dha edhe te dhiettënë nga plaçkatë.
5 Edhe nga të bijt’ e Leviut ata që marrënë priftërinë, kanë posori pas nomit të marrënë të dhiettënë nga llauzi, domethënë nga vëllezërit’ e tyre, ndonëse kanë dalë nga mezi i Avraamit.
6 Edhe ay që nuk’ e kishte gjeneallogjinë nga ata, mori të dhiettënë nga Avraami, edhe bekoj atë që kishte të zotuaratë.
7 Edhe pa ndonjë kundrëfialë, më i vogëli bekonetë nga m’i madhi.
8 Edhe këtu njerës të morçëm marrënë të dhietta; e atie merr të dhietta ay që martirisetë se rron.
9 Edhe me thënë kështu, edhe Leviu, që merrte të dhietta me anë të Avraamit, dha të dhietta.
10 Sepse ay Leviu ishte po ndë mest tet, kur u poq me atë Melqisedheku.
11 Ndë ishte pra të mbaruarë me anë të priftërisë Levitike (sepse llauzi mori nominë me anë t’asaj), ç’duhej të ngrihetë tiatrë prift pas takstit Melqisedhekut, e të mos thuhetë pas taksit Aaronit?
12 Sepse kur ndërronetë vëndit priftëria, duhetë të ndërronetë vëndit edhe nomi.
13 Sepse ay që thuhenë këto punëra për atë, ishte prej tiatërë fare, prej të cilësë asndonjë s’i qe afruarë theroresë.
14 Sepse është punë e çfaqurë, se Zoti ynë lindi nga Judha, që për atë farë Mojsiu nukë foli gjë për priftëri.
15 Po edhe shumë më tepër’ është punë e çfaqurë, sepse ngrihetë tiatërë prift pas shëmbëllimit Melqisedhekut,
16 I cili nukë qe bërë pas nomit porosisë mishit, po pas fuqisë jetësë pambaruarë.
17 Sepse martiris, tuke thënë : “Se ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut’.”
18 Sepse porosia e parë këthehetë prapëkur ësht’ e dobë edhe e padobishme,
19 (sepse nomi nukë mbaroj ndonjë farë pune), po kalli një shpëresë më të mirë, që me anë t’asaj i afronemi Perëndisë.
20 Edhe sa më shumë nukë qe bërë ndonjë prift pa bërë be;
21 (Sepse ata qenë bërë priftërë pa bërë be, po kyj tuke bërë be prej ati që i tha: “Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë, Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”)
22 Kaqë më së mirësë dhiatë u bë dorëzënës Jisuj.
23 Edhe ata qenë bërë shumë priftërë, sepse nuk’ i linte vdekëja të mbesinë shumë kohë;
24 Po aj, passi mbet për gjithë jetënë, e ka priftërinë të pandërruarë vëndit.
25 Edhe përandaj munt t’i shpëtonjë fare ata që afronenë përanë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë që të lajmësonjë për ata.
26 Sepse i tillë kryeprift duhetë për ne, shënjt, i pafaj, i pazhyerë, ndarë veç nga fajtorëtë, edhe bërë më i lartë se qiejetë;
27 I cili s’ka nevojë përditë, si ata kryepriftëritë, të bierë kurbane më përpara për fajet’ e tia, pastaj për fajet’ e llauzit; sepse një herë e bëri këtë, kur pruri vetëhen’ e tikurban .
28 Sepse nomi vë kryepriftërë njerës që kanë dobësirë; po fiala e besë që u bë prapa nomit vuri Birinë, që ësht’ i kulluarë për gjithë jetënë.
© Interconfessional Bible Society of Albania.