1 O vëllezër, edhe ndë pastë rënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, ju që jeni të frymësë ndërtoni të tillinë me frymë butësire; tuke vënë re vetëhenë tënde, mos të ngitesh edhe ti.
2 Mbani barrëtë njëri tiatrit, edhe kështu mbushni nomin’ e Krishtit.
3 Sepse ndë i duketë ndonjërit se diç është, ndonëse s’është gjë, gënjen vetëhen’ e ti.
4 Po gjithësecili le të vështronjë punën’ e ti, edhe atëhere do të ketë të mburruritë për vetëhen’ e ti e jo për tiatrinë.
5 Sepse gjithësecili do të mbajë barrën’ e ti.
6 Edhe ay që ësht’ i mësuarë ndë fialët, le ta bënjë piesëtar ndë gjithë të mirat atë që mëson.
7 Mos gënjehi; Perëndia nukë përbuzetë; sepse ç’të mbiellë njeriu, atë edhe do të korrë;
8 Sepse ay që mbiell ndë mish të ti, do të korrë prishëje prej mishit; po ay që mbiell ndë Frymët, do të korrë jetë të pasosurë prej Frymësë.
9 Le të mos lodhemi pra tuke bërë të mirënë, sepse ndë mos u lothshim, do të korrëmë ndë kohë të saj.
10 Përandaj gjersa kemi kohë, le të punojmë të mirënë mbë të gjithë, po më fort mb’ ata që jemi me një besë.
11 Shikoni çfarë kartë të madhe u shkrova juve me dorënë time.
12 - Sa duanë të dukenë të mirë ndë misht, këta u ngusënë juve të rrethpriteni, vetëmë që të mos ndiqenë për kryqin’ e Krishtit.
13 Sepse as ata që janë rrethprerë s ruanjënë nominë, po duanë të rrethpriteni ju, që të mburrenë ndë misht tuaj.
14 Po për mua qoftë lark të mburrem për tiatërë gjë, veç për kryqin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, që me anë t’ati është kryqëzuarë bota tek unë, edhe unë te bota.
15 Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresëja ka fuqi, as parrethpresëja, po kriesa e re.
16 Edhe sa ecënjënë pas këti rregulli, qoftë paqtim edhe përdëllim mb’ ata, edhe mbë Israilin’ e Perëndisë.
17 Ndashti e paskëtaj asndonjë le të mos më mundonjë: sepse unë mbanj shenjet’ e Zotit Jisu ndë trup tim.
18 Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me frymënë tuaj, o vëllezër. Amin.
© Interconfessional Bible Society of Albania.