1 Pavli apostoli (jo prej njerëzish, as me anë të ndonjë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe Perëndisë Atit që ngjalli atë prej së vdekurish).
2 Edhe gjithë vëllezëritë që janë bashkë me mua, mbë qishat të Gallatisë;
3 Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati, edhe nga Zoti ynë Jisu Krishti,
4 Që dha vetëhen’ e ti për fajetë tëna, që të na shpëtonjë nga këjo jetë e ligë e sotshime, pas dashurimit Perëndisë edhe Atit tënë,
5 Mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.
6 Çuditem se kaqë shpejt lini atë që u thirri juve ndë të hirë të Krishti, e shkoni pas tiatër’ ungjilli;
7 I cili s’është tiatërë, po janë ca vetë, që u trazonjënë juve, edhe duanë të përmbysën’ ungjillin’ e Krishtit.
8 Po edhe neve, a ëngjëll nga qielli ndë u leçittë juve tiatër’ ungjill, përveç ati ungjillit që u leçitëm juve, qoftë mallëkuarë.
9 Sikundrë thamë më përpara, edhe ndashti përsëri them: Ndë u leçittë ndonjë njeri tiatër’ ungjill, përveç ati që keni marrë, qoftë mallëkuarë.
10 Sepse ndashti njerëzëvet u mbush mëndëjen’ unë apo Perëndisë? Apo kërkonj të pëlqehem te njerëzitë? Sepse ndë pëlqeheshe më të njerëzitë, s’do të ishnjam shërbëtori i Krishtit.
11 Po u bënj ta dini ju, o vëllezër, se ungjilli që u leçit prej meje s’është pas njeriu;
12 Sepse as unë s’e mora prej njeriu, as u mësuaçë prej njeriu , po prej sbulesësë Jisu Krishtit.
13 Sepse ju e keni dëgjuarë, se qysh shkonjam njëherë ndë Judhaismë, se fort tepërë ndiqnjam qishën’ e Perëndisë, edhe e prishnjam atë.
14 Edhe vejem mbarë ndë Judhaismë më tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp tim, sepse ishnjam më tepërë zëlitar për porosit që kishinë lënë atërit’ e mi.
15 Po kur i pëlqeu Perëndisë që më ndau veç që nga barku i mëmësë, edhe më thirri me anë të hirit ti,
16 Që të sbulonjë birin’ e ti tek unë, që të ungjillëzonj atë ndër kombet, përnjëherë s’mora këshillë nga mishi e nga gjaku.
17 As nukë hipa ndë Jerusalim tek apostojtë që qenë përpara meje, po vajta nd’Aravi, edhe përsëri u kthyeshë ndë Dhamaskë.
18 Pastaj pas tre vieç hipa ndë Jerusalim, për të parë Pietrinë; edhe mbeta përanë ati pesë-mbë-dhietë dit.
19 Edhe s’pashë tiatërë nga apostojtë, veç Jakovinë të vëllan’e Zotit.
20 Edhe sa u shkruanj juve, ja te po rrëfenj përpara Perëndisë, se s’gënjenj.
21 Pastaj erdha ndë vëndet të Syrisë edhe të Qiliqisë.
22 Edhe nuk’ ishnjam njohurë me faqe me qishat’ e Judhesë që janë mbë Krishtinë;
23 Po vetëmë kishinë dëgjuarë, se ay që na ndiqte njëherë, ndashti po ungjillëzon atë besënë që prishte njëherë. Edhe lavdoninë Perëndinë për punë time.