1 Edhe nd’ato dit kur po shumoneshinë nxënësitë, Ellinistëtë mumurisninë kundrë Evrenjet, sepse nukë shikoneshinë grat’ e va t’atyre ndë shërbesët të përditëshime.
2 Atëhere të dy-mbë-dhietëtë thirrnë shumicën’ e nxënëset, e thanë: “Nuk’ ësht’ e pëlqyerë mbë ne të lëmë mbënjanë fialën’ e Perëndisë, e të shërbejmë ndëpër truvezat.
3 Mendohi pra, o vëllezër, e sgjithni prej jush shtatë burra që të epetë martiri e mirë për ata , plot me Frymë të Shënjtëruar’ e me dituri, të cilëtë t’i vëmë mbi këtë nevojë.
4 Po neve të presëmë mbë të falurit e mbë shërbesët të fialësë.”
5 Edhe këjo fialë u pëlqye përpara gjithë shumicësë; edhe sgjothnë Stefaninë, që ishte burr plot me besë e me Frymë të Shënjtëruarë, edhe Filippin’ e Prohorin’ e Nikanorin’ e Timonin’ e Parmenanë, edhe Nikollën’ e këthyerë Antioheasinë;
6 Të cilët’ i vunë përpara apostojvet; edhe passi u falnë, vunë duartë mbi ata.
7 Edhe fial’ e Perëndisë shtonej, edhe numuri i nxënëset shumonej fort ndë Jerusalim; edhe shumë gjëndëje nga priftëritë i dëgjoninë besësë.
8 Edhe Stefani, plot me besë e me fuqi, bënte çudira e shenje të mëdha ndë llaust.
9 Atëhere u ngritnë ca nga sinagogjia që thuhet’ e Livertinëvet, edhe e Qyrineaset, edhe e Aleksandhreaset, edhe nga ata që ishinë nga Qiliqia e nga Asia, e haheshinë me fialë me Stefaninë.
10 Edhe s’munt t’i dilninë kundrë diturisë edhe frymësë, që fliste.
11 Atëhere vunë fshehurazi njerës të thonë, se: “Dëgjuam atë tuke folurë fialë vllasfimie kundrë Mojsiut edhe Perëndisë.”
12 Edhe shtynë llauzin’ e pleqt’ e shkronjësitë, edhe u sulnë e rrëmbyen’ atë, edhe e prunë ndë bashkë-ndenjëjet.
13 Edhe nxuarnë përpara martirë gënjeshtarë, që thoshinë, se : “Kyj njeri nukë pushon tuke folurë fialë vllasfimie kundrë këti vëndi të shënjtëruarë, edhe kundrë nomit.
14 Sepse e dëgjuam atë tuke thënë, se: Kyj Jisu Nazoreasi do të prishnjë këtë vënt, edhe do të ndërronjë zakonetë që na ka lënë Mojsiu.”
15 Edhe gjith’ ata që ishinë ndenjurë ndë bashkë-ndenjëjet, kur shtynë sytë mb’ atë, panë faqen’ e ati posi faqe ëngjëlli.
© Interconfessional Bible Society of Albania.