1 Fisti pra si erdhi ndë anë të ti, pas tri diç hipi ndë Jerusalim nga Qesaria.
2 Edhe kryeprifti edhe të parët’ e Judhenjet që ishinë kundrë Pavlit, u duknë përpara ati.
3 Edhe i luteshinë, tuke lypurë hirë kundrë ati, që të dërgonjë e ta bierë atë ndë Jerusalim, sepse kishinë vënë pritëje që ta vrasënë mb’ udhë.
4 Edhe Fisti u përgjeq, se Pavli ruhetë ndë Qesari, edhe se ay vetë kishte për të vaturë shpejt atie.
5 “Le të sbresënë pra ata që muntnjënë prej jush, - tha, -edhe ndë paçinë gjë kundrë ati njeriu, le ta përflasënë.”
6 Edhe passi ndenji ndër ata më tepërë se dhietë dit, sbriti ndë Qesari, edhe mbë të nesërmët, si ndenji mbë gjykatët, urdhëroj të bihetë Pavli.
7 Edhe ay si erdhi, duallnë përpara ata Judhenjtë që kishinë sbriturë nga Jerusalimi, e thoshinë shumë të përfolura të mëdha kundrë Pavlit, të cilatë s’muntninë t’i provoninë,
8 Sepse ay epte fialë, se: “As mbë nomt të Judhenjet, as mbë hieroret, as mbë Qesarinë bëra ndonjë faj.”
9 Po Fisti passi donte t’u bënjë ëndënë Judhenjet, iu përgjeq Pavlit, e tha: “A do të hipënjç ndë Jerusalim, edhe atie të gjykonesh për këto punëra përpara meje?”
10 Edhe Pavli tha: “Unë kam ndenjurë përpara gjykatësë Qesarit, atie ku duhetë të gjykonem. Unë s’u kam bërë ndonjë faj Judhenjet, sikundrë edhe ti e di fort mirë;
11 Sepse, ndë qoftë se kam faj, a ndë paça bërë ndonjë punë për vdekëje, nuk’ i trëmbem vdekëjesë; po ndë mos qoftë ndonjë gjë nga ato që më përflasënë këta, asndonjë s’munt të më falnjë tek ata; thërres Qesarinë.”
12 Atëhere Fisti si foli me bashkëndenjëjenë, u përgjeq: “Qesarinë thirre ti? Te Qesari do të veç.”
13 Edhe si shkuanë ca dit, riga Agrippë edhe Vernika erthnë ndë Qesari, për të përshëndeturë Fistinë.
14 Edhe si ndenjnë atie shumë dit, Fisti i zuri n’gojesh rigësë punën’ e Pavlit, tuke thënë: “Është një njeri i lidhurë, lënë këtu prej Filikut.
15 Për punë të këti, kur vajta ndë Jerusalim, u duknë përpara meje kryepriftërit’ edhe pleqt’ e Judhenjet, e lypnë gjyq kundrë ati të vritetë;
16 Të cilëvet u përgjeqç, se nuk’ është zakon ndër Romanëtë të vritetë ndonjë njeri për hirë, pa pasurë përpara faqesë ay që përflitetë ata që e përflasënë, edhe pa mos dhënë ati kohë t’ apë fialë për fajin’ e ti.”
17 Passi u mbëlothnë pra ata këtu, pa mënuarë fare mbë të nesërmet ndenja mbë gjykatët, edhe urdhërova të bihetë njeriu.
18 Edhe ata që e përflisninë, si duallnë përpara meje , nukë prunë ndonjë të përfolurë kundra ati nga ato që mendonjam unë.
19 Po kishinë ca të kërkuara kundrë ati për hir-lutëjen’ e tyre, edhe për një farë Jisuj që kishte vdekurë, për të cilinë Pavli thoshte se rron.
20 Edhe unë, passi s’dinjam se ç’të bënj për një të tillë kërkuarëje, thashë: Ndë dashtë të vejë ndë Jerusalim, edhe të gjykonet’ atie për këtë.
21 Po Pavli passi thirri të ruhetë për të gjykuarë te Perandori, urdhërova të ruhet’ ay, gjersa ta dërgonj te Qesari.”
22 Edhe Agrippa i tha Fistit: “Desha edhe unë ta dëgjonj atë njeri.” Edhe ay tha: “Nesërë do ta dëgjonjç.”
23 Edhe mbë të nesërmet, kur erdhi Agrippa edhe Vernika me shumë madhështi, edhe hynë ndë vënt të dëgjuarëjesë bashkë me kryemijësit’ e me njerëzit’ e mëdhenj të qytetit, Fisti urdhëroj, e u pru Pavli.
24 Atëhere Fisti thotë: “O riga Agrippë, edhe gjithë sa jeni këtu bashkë me ne, e shihni këtë njeri , për të cilinë gjithë shumica e Judhenjet më folnë edhe ndë Jerusalim edhe këtu, tuke bërtiturë se ay nukë duhetë më të rronjë.
25 Po unë pasi gjeta se s’kishte punuarë gjë për vdekëje, edhe ay vetë thirri Perandorinë, e pashë me udhë ta dërgonj.
26 Për të cilinë s’kam ndonjë gjë të vërtetë t’i shkruanj tim Zoti; përandaj e prura përpara jush, edhe më fort përpara teje, o riga Agrippë, që të kem se ç’të shkruanj; passi të pyetetë prapë.
27 Sepse më duketë punë pa mënt të dërgonj një njeri të lidhurë, pa mos shënuar’ edhe punëratë që përflitetë.”
© Interconfessional Bible Society of Albania.