1 Edhe pas këtyre Pavli si iku nga Athina, erdhi ndë Korinthë;
2 Edhe gjeti një farë Judheu që qjuhej Aqyllë, lindurë ndë Pont, e ardhurë rishtazi nga Italia, me gruan’ e ti Prisqillënë (sepse Kllavdhiu kishte urdhëruarë të ikënjënë gjithë Judhenjtë nga Roma), edhe erdhi tek ata.
3 Edhe sepse kishinë të dy një mieshtëri, mbeti përanë atyreve edhe punonte; sepse e kishinë mieshtërinë të bënjënë tenda.
4 Edhe fliste ndë sinagogjit çdo të shëtunë, edhe u mbushte mëndëjenë Judhenjet edhe Grekëvet.
5 Edhe Sila e Timotheu kur sbritnë nga Maqedhonia, Pavlit i shtëngonej shpirti, e epte martiri te Judhenjtë, se Jisuj është Krishti.
6 Po ata passi i dilninë kundrë edhe vllasfimisninë, shkundi rrobet’ e tia, e u tha atyre: “Gjaku juaj qoftë mbi krye tuaj; unë jam i kulluarë; që tashti e tutje do të vete ndëpër kombet.”
7 Edhe si iku së andejmi, erdhi ndë shtëpi të një farë njeriu që qjuhej Just, i cili druante Perëndinë, edhe shtëpia e ati ishte ngjiturë për krahë me sinagogjinë.
8 Edhe Krispi i pari sinagogjisë i besoj Zotit me gjithë shtëpin’ e ti; edhe shumë vetë nga Korinthianëtë tuke dëgjuarë besonin’ edhe pagëzoneshinë.
9 Edhe Zoti i tha Pavlit natënë nd’ ëndërrë: “Mos u frikëso, po folë, edhe mos pusho;
10 Sepse unë jam bashkë me tyj, edhe asndonjë nukë do të vërë dorë mbi tyj, që të të bënjë keq; sepse kam shumë llaus ndë këtë qytet.”
11 Edhe ndenji atie një vit e gjashtë muaj, tuke mësuar’ atyre fialën’ e Perëndisë.
12 Edhe Gallioni kur ishte prokonsull i Ahajsë, Judhenjt’ u ngritnë me një zemërë kundrë Pavlit, edhe e prunë ndë gjykatë,
13 Tuke thënë se: “Ay u mbush mëndëjenë njerëzet t’i lutenë Perëndinë kundrë nomit.”
14 Edhe Pavli kur do të hapte gojënë, Gallioni u tha Judhenjet: “Nd’ ishte ndonjë punë pa udhë a ndonjë pun’ e ligë, o Judhenj, do t’u dëgjonjam juve me udhë.
15 Po ndë qoftë ndonjë të kërkuarë për fialë e për emëra e për nomnë tuaj; vështroni ju; sepse unë s’dua të bënem gjyqtar i këtyre punërave .”
16 Edhe i sboi nga gjykata.
17 Edhe gjithë Grekëtë zunë Sostheninë, të parin’ e sinagogjisë, edhe e rrihninë, përpara gjykatësë. Edhe Gallioni s’kishte kujdes as për ndonjë nga këto.
18 Edhe Pavli, passi priti edhe ca dit mjaft, u la shëndet vëllezëret, edhe lundroj për Syri, edhe bashkë me atë Prisqilla edhe Aqylla, passi rroj kryetë ndë Qenhre; sepse e kishte folurë.
19 Edhe erdhi nd’ Efesë, edhe la ata aty, po ay vetë hyri ndë singagogjit, e fliste me Judhenjtë.
20 Edhe iu lutnë të mbesë më shumë kohë përanë atyreve, po ay nukë desh.
21 Po u la shëndet atyre, e tha: “Pa fialë duhetë të bënj të kremtenë që vien ndë Jerusalim, edhe do të këthenem përsëri te ju, ndë dashtë Perëndia.” Edhe lundroj prej Efesësë.
22 Edhe si dolli mbë tokë ndë Qesari, hipi ndë Jerusalim , edhe si përshëndeti qishënë, sbriti ndë Antiohi.
23 Edhe passi ndenji ca kohë atie, dolli e shkonte me radhë ndëpër gjithë vëndin’ e Gallatisë edhe të Frygjisë, tuke forcuarë gjithë nxënësitë.
24 Edhe një farë Judheu që qjuhej Apollo, lindurë nd’Aleksandhri, i cili ishte njeri i ditur’ edhe i fortë ndë shkronjatë, erdhi ndë Efesë.
25 Kyj ishte mësuarë nd’ udhë të Zotit, edhe i nxehej shpirti, e fliste e mësonte punërat’ e Zotit shtrënguarshim, tuke njohurë vetëmë pagëzimin’ e Joannit.
26 Edhe kyj zuri të flasë me sy hapurë ndë sinagogjit. Edhe Aqylla e Prisqilla; kur e dëgjuan’ atë, e muarnë me vetëhe, e i dëftyen’ udhën’ e Perëndisë më shtrënguarshim.
27 Edhe ay passi donte të shkonjë nd’ Ahai, vëllezërit’ u shkruanë nxënëset e i shtyninë ta presënë; i cili, kur erdhi, u ndihu shumë atyreve që kishinë besuarë me anë të hirit.
28 Sepse me shumë fuqi ua sbulonte Judhenjet ndër sy të botësë, tuke dëftyerë me anë të shkronjavet, se Jisuj është Krishti.
© Interconfessional Bible Society of Albania.