1 Edhe ndë qishët që ishte ndë Antiohi ishinë ca profitër’ e mësonjës, Varnava edhe Simeoni që qjuhej Niger, edhe Lluqiu Qyrineasi, edhe Manajni që ishte rriturë bashkë me Irodhinë katrurdhëratësinë, edhe Savlli.
2 Edhe ata tek ishinë tuke i shërbyerë Zotit, edhe tuke agjëruarë, Frym’ e Shënjtëruarë tha: “Më ndani veç Varnavën’ edhe Savllinë për atë punë që i kam thërritur’ ata.”
3 Atëhere si agjëruan’ e u falnë, edhe vunë duartë mbi ata, i lëshuanë.
4 Këta pra passi u dërguanë nga Frym’ e Shënjtëruarë, sbritnë ndë Selefqi, edhe prej andyj lundruanë për Qyprë.
5 Edhe kur erthnë ndë Salaminë, leçisninë fialën’ e Perëndisë ndëpër sinagogjitë të Judhenjet; edhe kishin’ edhe Joanninë shërbëtuar.
6 Edhe si kapëtuan’ ujdhezënë gjer ndë Pafë, gjetnë një farë magjistari profit të rrem Judhe, që e kishte emërinë Var-jisu,
7 I cili ishte bashkë me Sergjinë Pavël prokonsullinë,një burr’ të mënçim. Kyj thirri Varnavën’ edhe Savllinë, edhe kërkoj të dëgjonjë fialën’ e Perëndisë.
8 Po Ellyma, do me thënë magjistari, (sepse kështu këthehet’ emër’ i ati) u dilte kundrë atyre, e kërkonte të këthenjë prokonsullinë nga besa.
9 Po Savlli (që qjuhej edhe Pavël), mbushurë me Frymë të Shënjtëruarë, shtyri sytë mbi atë,
10 E tha: “Oti që je plot me çdo kobim e me çdo punë të ligë, i biri diallit, arëmiku i çdo drejtërie, nukë do të pushonjç tuke prishur’ udhët’ e drejta të Zotit?
11 Edhe ndashti ja dor’ e Zotit tek është mbi tyj; edhe do të mbeteç i verbërë, të mos shohç diellinë gjer mbë një kohë.” Edhe përnjëherë ra mbi atë një miegullë e një errësirë, edhe vinte rrotullë tuke kërkuarë njerës që ta hiqinë për dore.
12 Atëhere kur pa prokonsulli se ç’u bë besoj, e çuditej për mësimin’e Zotit.
13 Pavli pra edhe ata që ishinë rreth ati passi u ngritnë nga Pafa, erthnë ndë Pergë të Pamfylisë; edhe Joanni u nda nga ata, edhe u këthye ndë Jerusalim.
14 Edhe ata passi shkuanë prej Pergësë, erthnë ndë Antiohi të Pisidhisë, edhe si hynë ndë sinagogjit ditën’ e shëtunë, ndenjnë aty .
15 Edhe si u këndua nomi edhe profitërit, të parët’ e sinagogjisë dërguanë tek ata, tuke thënë: “O burra vëllezër, ndë kini ndonjë fialë për të mësuarë llausnë, thoni.”
16 Edhe Pavli si u ngrit, bëri me dorë, e tha:
“O burra Israilitë, edhe ju që i kini frikë Perëndisë, pa dëgjoni.
17 Perëndia i këti llauzit Israilit sgjodhi atëritë tanë, edhe ngriti llauzinë që ishte i huajë ndë dhe të Egjyptit, edhe me krahë të lartë i nxori së andejmi.
18 Edhe gjer mbë një kohë dyzet viet duroj mëndyrët’ e atyre ndë shkretërirët.
19 Edhe passi prishi shtatë kombe ndë dhet të Hanaanit, u ndau atyre me shortë dhen’ e atyreve.
20 Edhe pastaj për katrë qint e pesë-dhietë viet u dha atyre gjyqtarë gjer mbë ditë të profitit Samuill.
21 Edhe pastaj lypnë mbëret, edhe Perëndia u dha atyre Saullinë të birr’ e Qisit, një burr prej farësë Veniaminit, dyzet viet.
22 Edhe si e ngriti prej vëndit, u vuri atyre Dhavidhinë për mbëret, për të cilinë martirisi e tha: “Gjeta Dhavidhinë të birr ’e Jesseut, njeri pas zëmrësë sime, i cili do të bënjë gjithë dashurimet’e mia.”
23 Prej farësë këti, sikundrë ishte zotuarë Perëndia, ngriti mbë Israilinë shpëtimtar Jisunë,
24 Për të cilinë Joanni leçiti përpara mbë gjithë llauzin’ e Israilit pagëzim pendimi, para se të vinjë ay.
25 Edhe Joanni kur po mbaronte udhën’ e ti , thoshte: “Ç’kujtoni se jam unë? Unë nukë jam ay ; po ja te vjen pas meje ay , të cilit unë nukë jam i zoti t’i sgjith këpucën’ e këmbëvet.
26 O burra vellezët, të bijt’ e farës’ Avraamit, edhe sa janë ndër ju që i kanë frikë Perëndisë, mbë ju u dërgua fial’ e këti shpëtimi.
27 Sepse ata që rrinë ndë Jerusalim, edhe të parët’ e atyre, passi nuk’ e njohnë këtë, as fialët’ e profitërëvet që këndonenë çdo të shëtunë, i mbushnë ato , kur e gjykuanë për vdekëje .
28 Edhe ndonëse s’gjetnë asndonjë faj për vdekëje, lypnë prej Pillatit që të vritetë.
29 Edhe passi mbaruanë gjith’ ato që ishinë shkruarë për atë, e sbritnë prej drusë, edhe e vunë ndë varr.
30 Po Perëndia e ngjalli prej së vdekurish.
31 I cili u duk për shumë dit mb’ ata që hipnë bashkë me atë prej Galilesë ndë Jerusalim, të cilëtë janë martirët’ e ati te llauzi.
32 Edhe neve po u apëmë juve zën’e mirë për të zotuarëtë që qe bërë mb’ atërit,
33 Se këtë Perëndia e mbushi mbë ne që jemi bijt’ e atyre, tuke ngjallurë Jisunë; sikundrë është shkruar’ edhe ndë Psallmë të dytë: “Ti je biri im; unë sot të kam piellë.”
34 Edhe se e ngjalli atë prej së vdekurish, që të mos këthenetë më ndë prishëje, ka thënë: “Se unë do t’u ap juve të drejtat’ e Dhavidhit që u zotuashë më besë.”
35 Përandaj edhe ndë një tiatërë Psallmë thotë: “Se nukë do të lësh të drejtinë tënt të shohë prishëje.”
36 Sepse Dhavidhi, passi pati shërbyerë pas ëndësë Perëndisë ndë jetët të ti, fjeti, edhe u vu tek atërit’ e ti, edhe pa prishëje.
37 Po atë që e ngjalli Perëndia, nukë pa prishëje.
38 Qoftë e diturë pra mbë ju, o burra vëllezër, se me anë të këti leçitetë ndëjesë fajesh mbë ju,
39 Edhe prej gjith’ atyre punëravet që nukë munt të dilni të drejtë me anë të nomit Mojsiut, me anë të këti kushdo që beson del i drejtë.
40 Shikoni pra se mos vinjë mbë ju ajo që është thënë nga profitëritë:
41 “Shikoni ju që s’e zini për gjë, edhe çudituni, edhe humbisni; sepse unë do të punonj një punë ndër dit tuaja, një punë që nukë do ta besoni, ndë ua tregoftë ndonjë juve.”
42 Edhe kur po dilninë (nga sinagogjia e Judhenjet), u luteshinë (kombetë) t’u fliten’ edhe atyreve këto fialë të shëtunënë që vien.
43 Edhe si u përnda sinagogjia, shumë vetë nga Judhenjtë edhe nga besëtarët’ e këthyerë vanë prapa Pavlit edhe Varnavësë; të cilëtë tuke folur’ atyre u mbushninë mëndëjenë të mbesënë ndë hirt të Perëndisë.
44 Edhe të shëtunënë tiatërë u mbëloth afro gjithë qyteti të dëgjonjënë fialën’ e Perëndisë.
45 Po Judhenjtë, kur panë gjëndëjenë, u mbushnë me zmir, edhe flisninë kundrë atyre punëravet që thoshte Pavli, tuke folurë kundrë e tuke vllasfimisurë.
46 Atëhere Pavli edhe Varnava folnë me sy hapurë, e thanë: “Mbë ju ishte nevojë më përpara të flitej fiala e Perëndisë; po passi e hithni poshtë, edhe nuk’ e gjykoni vetëhenë tuaj që të bëhi të vëjyerët’ e jetësë pasosurë, ja te po këthenemi ndër kombet;
47 Sepse kështu na ka porositurë Zoti, tuke thënë: ”Të kam vënë për dritë kombesh, që të jesh për shpëtim gjer ndë funt të dheut.”
48 Edhe kombetë, kur dëgjuanë, gëzoneshinë, edhe lavdoninë fialën’ e Zotit; edhe gjithë sa ishin’ urdhëruarë për jetën’ e pasosurë besuanë.
49 Edhe fial’ e Zotit përhapej ndëpër gjith’ atë vënt.
50 Po Judhenjtë shtyninë gratë që druaninë Zonë e ishinë me shenjë, edhe të parët’ e qytetit, edhe ngritnë ndiekëje kundrë Pavlit edhe Varnavësë, edhe i nxuarnë nga sinoret’ e tyre.
51 Po ata shkuntnë pluhurin’ e këmbëvet tyre kundrë atyreve, edhe erthnë ndë Ikoni.
52 Edhe nxënësitë mbusheshinë me gëzim e me Frymë të Shënjtëruarë.
© Interconfessional Bible Society of Albania.