1 Mbë të pastajmenë, o vëllezër, fali për ne, që të ecënjë fiala e Zotit edhe të lavdonetë, sikundrë edhe te ju,
2 Edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e kotë e të liq; sepse besa nuk’ është te të gjithë.
3 Po Zoti është besëtar, që do t’u forconjë juve e do t’u ruanjë nga i ligu.
4 Edhe kemi shpresë mbë ju me anë të Zotit, se ato që u porosisëmë juve, edhe i bëni, edhe do t’i bëni.
5 Edhe Zoti drejtoftë zemratë tuaja ndë dashuri të Perëndisë, edhe ndë durim të Krishtit.
6 Edhe u porosisëmë juve, o vëllezër, mbë emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, të mërgohi nga çdo vëlla që ecën pa udhë, edhe jo pas asaj porosisë që mori prej nesh.
7 Sepse ju e dini qysh duhetë të bëni si bëjmë neve; sepse nuk’ u prum të prapë ndër ju,
8 As bukë hangrëm dhurëti prej ndonjërit, po me të lodhur’ e me mundim, tuke punuarë nat’e ditë, që të mos i bënemi barrë ndonjërit prej jush.
9 Jo se s’kemi pushtet, po që të apëmë vetëhenë tonë për shëmbëllesë që të bëni si bëjmë ne.
10 Sepse edhe kur ishim te ju, këtë u porosisnim juve, se ndë qoftë nuk do ndonjë të punonjë, as mos hajë.
11 Sepse dëgjojmë ca vetë ndër ju tuke ecurë prapë, edhe se nukë punonjënë fare, po sillenë rrotullë tuke vënë re punëra të kota.
12 Edhe të tillëtë njerës i porosisëm’ e i mësojmë për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, të hanë bukën’ e tyre tuke punuarë me pushim.
13 Po ju, o vëllezër, mos u lothni tuke bërë mirë.
14 Edhe ndë qoftë ndonjë se s’i dëgjon fialësë tonë shkruarë me anë të kësaj karte, shënoni atë; edhe mos bashkohi me atë, që t’i vinjë turp.
15 Po mos e vështroni atë si arëmik, po mësonie si vëlla.
16 Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me çdo mëndyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.
17 Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit, që është shenjë mbë çdo kartë; kështu shkruanj.
18 - Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.
© Interconfessional Bible Society of Albania.