1 Simeon Pietri, shërbëtori edhe apostoli i Jisu Krishtit, mb’ ata që kanë marrë me shortë besë sinjënjë nga nderi me ne ndë drejtëri të Perëndisë tënë, edhe shpëtimtarit Jisu Krisht;
2 Hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të njohurit Perëndisë, edhe Jisu Krishtit, Zotit tënë.
3 Sikundrë fuqia e ati e hieruarshëmeja na fali gjith’ ato që duhenë për jetë e për besë të mirë, me anë të njohurit ati që na thërriti për lavdi e për punë të mirë;
4 Që prej atyreve na u falnë të zotuarat’ e mëdha edhe të nderëshime, që të bëhi prej këtyre piesëtarët’ e fisit hieruarshim, tuke ikurë nga prishëja që është ndë botët me anë të dëshërimit.
5 Edhe për këtë punë nxitoni me të math, e vini punën e mirë ndë besët, e të njohuritë ndë punë të mirë,
6 E të përmbajturit’ e vetëhesë ndë të njohurit, e duriminë ndë të përmbajturit të vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt,
7 E dashurin’ e vëllazërisë ndë besët të mirë, e dashurinë ndë dashurit’ të vëllazërisë.
8 Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të njohurit të Zotit tënë Jisu Krishtit.
9 Sepse ay që nuk’ i ka këto, ësht’ i verbër’ e dritëshkurtërë, edhe ka harruarë pastrimin’ e fajevet ti të vietravet.
10 Përandaj, o vëllezër, nxitoni më tepërë të siguroni të thërrituritë edhe të sgjedhuritë tuaj; sepse tuke bërë këto, nukë do të fëjeni kurrë.
11 Sepse kështu do t’u hapetë juve shumë udha e të hyrit ndë mbëretëri të pasosurë të Zotit tënë Jisu Krishtit.
12 Përandaj nukë do të përtonj t’u bie juve ndër mënt përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuarë ndë këtë të vërtetë.
13 Po unë kujtonj, se është me udhë, gjersa të jem ndë këtë tendë, t’u ngacëmonj juve tuke ua prurë ndër mënt;
14 Sepse e di, se për së shpejti do ta heth teje këtë tendënë time, sikundrë edhe Zoti ynë Jisu Krishti ma dëfteu.
15 Po do të nxitonj, që të munt t’i kujtoni ato edhe pas vdekëjesë sime,
16 Sepse nuk’ u bëmë juve të njihni fuqinë edhe të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, tuke vaturë prapa përrallavet ndrequrë me mieshtri, po e kemi parë me sy madhërin’ e ati.
17 Sepse mori nderë e lavdi prej Perëndisë Atit, kur i erdhi ati një i tillë zë prej lavdisë madhëruarëshime: “Kyj është Biri im i dashuri, që e pëlqeva.”
18 Edhe këtë zë e dëgjuam që erdhi nga qielli, kur ishimë bashkë me atë ndë mal të shënjtëruarë.
19 Edhe kemi më të vërtetuarshëme fialën’ e profitisë, asaj bëni mirë t’i vëni vesh, posi kandilit që ndriçon ndë vënt t’ errëtë, gjersa të sbardhë drita, e të lintnjë ylli i dritësë ndë zemërat tuaja.
20 Tuke diturë këtë përpara, se çdo profiti shkronje nukë sgjidhetë prej vetiu.
21 Sepse nuk’ erdhi ndonjë herë ndonjë profiti nga dashurimi i njeriut, po njerëzit’ e shënjtëruarë të Perëndisë folnë shtyturë prej Frymësë Shënjtëruarë.