1 Edhe mb’atë ditë’ si dolli Jisuj nga shtëpia, rrinte përanë detit.
2 Edhe u mbëlothnë tek ay shumë gjëndëje, kaq sa ay hyri ndë lundrët e rrinte; edhe gjithë gjëndëja rrinte buzë detit.
3 Edhe u foli atyre shumë me paravoli, tuke thënë: “Ja mbiellësi tek dolli të mbiellë.
4 Edhe ay te po mbillte, ca ranë përanë udhësë; edhe erthnë shpesëtë e i hëngrën të gjitha.
5 Edhe të tiera ranë mbë gurishtet, te s’kishte dhe shumë; edhe përnjëherë binë, sepse s’kishte dhe të thellë;
6 Po kur lindi dielli, u doqnë, edhe passi nukë kishinë rrënjë, u thanë.
7 Edhe të tiera ranë mbë drizat, edhe u rritnë drizatë, e i mbytnë ato.
8 Edhe të tiera ranë mbë dhe të mirë; edhe epninë pemë, njëra një qint, e tiatëra gjashtë-dhietë, e tiatëra tridhietë.
9 Kush ka veshë për të dëgjuarë, le të dëgjonjë.”
10 Edhe nxënësit’ erthnë përan’ e i than’ati: Përse u flet atyre me paravoli?
11 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Sepse mbë ju është dhënë të merrni vesh të fshehurat’ e mbëretëris’ qiejevet, po mb’ ata nuk’ është dhënë.
12 Sepse ay që ka do t’i epetëedhe më edhe do të tepëronjë; po ay që nukë ka, edhe ç’të ketë do të merretë nga ay.
13 Përandaj u flas atyre me paravoli, sepse tuke parë nukë shohënë, edhe tuke dëgjuarë nukë dëgjonjënë, as nukë kupëtonjënë.
14 Edhe mbushetë mb’ ata profiti’e Isaisë, që thotë: “Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni.
15 Sepse u trash zemër’e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshët’e tyre, edhe mbyllnë syt’e tyre, që të mos shohënë ndonjë herë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe kupëtonjënë me zëmrënë, edhe të këthenenë, e t’i shëronj ata”.
16 Po juve u janë të lumurë sytë, se shohënë; edhe veshëtë tuaj, se dëgjonjënë.
17 Sepse me të vërtetë po u them juve, se shumë profitër’ edhe të drejtë dëshëruanë të shohënë sa shihni ju , edhe nukë panë; edhe të dëgjonjënë sa dëgjoni ju, edhe nukë dëgjuanë.
18 Ju pra dëgjoni paravolin’e mbiellësit.
19 Kushdo që dëgjon fialën’ e mbëretërisë, edhe nuk’e kupëton, vien i ligu, edhe rrëmben atë që është mbiellë ndë zemërë t’ati; kyj është si ajo fara që u mbuall përan’ udhësë.
20 Edhe ç’u mbuall mbë gurishtet, kyj ësht’ ay që dëgjon fialënë, edhe përnjëherë e merr me gëzim;
21 Po s’ka rrënjë ndë vetëhet të ti, andaj është për pak kohë; sepse kur të bënetë shtrëngim a të ndiekurë për fialënë, përnjëherë skandhalisetë.
22 Edhe ç’u mbuall ndër drizat, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë; po kujdesi i kësaj jete, edhe gënjimi i gjësë mbyt fialënë, edhe bënetë i papemë.
23 Edhe ç’u mbuall mbë dhe të mirë, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë, edhe e kupëton, përandaj ay bije pemë, edhe bën njëri një qint, edhe tiatëri gjashtë-dhietë, e tiatëri tri-dhietë”.
24 Një tiatërë paravoli u pruri atyre, tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri që mbolli farë të mirë nd’ arët të ti;
25 Po kur flininë njerëzitë, erdhi arëmiku i ati e mbolli egjër ndë mest të grurit, edhe iku.
26 Edhe kur biu bari e bëri pemë, atëhere u duk edhe egjëri.
27 Edhe shërbëtorët’ erthnë përanë të zotit shtëpisë, e i thanë: Zot, nukë mbolle ti farë të mirë ndë arët tënde? Nga dolli pra egjëri?
28 Edhe ay u tha atyre: Ndonjë njeri arëmik e ka bërë këtë. Edhe shërbëtorët’ i than’ati: Do pra të vemi e ta mbëledhëm atë?
29 Po ay tha: Jo; sepse tuke mbëledhur’ egjërinë mos shkulni grurëtë bashkë me atë.
30 Lerini të rritenë të dy bashkë gjer mbë të korrët, edhe ndë kohë të korrit do t’u them korrësëvet: Mbëlithni më përpara egjërinë, edhe e lithni dorazë, për të diegur’ atë; edhe grurët’ e mbëlithni ndë grunart tim.”
31 Një tiatërë paravoli u pruri atyre tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri edhe e mbolli nd’ arët të ti.
32 Ajo është më e vogëlë se gjithë faratë; po kur rritetë, është më e madhe se lakratë, edhe bënetë dru, kaqë sa vinjënë shpesët’ e qiellit e rrinë ndënë degat t’asaj.”
33 Një tiatërë paravoli u foli atyre: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.”
34 Këto të gjitha sa foli Jisuj gjëndëjesë me paravolira, edhe pa paravoli nuk’u fliste atyre;
35 Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti që thotë: “Do të hap gojënë time me paravolia; do të flas të fshehura që kur është ngrehurë bota”.
36 Atëhere Jisuj la gjëndëjen’e erdhi ndë shtëpit, edhe nxënësit’e ati i erthnë përanë e i thanë: Sgjith-na paravolin’e egjëravet arësë.
37 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre:
38 “Ay që mbiell farën’e mirë ësht’ i bir’ i njeriut; edhe ara është bota; edhe far’e mirë, janë të bijt’e mbëretërisë; edhe egjërat janë të bijt’e të ligut;
39 Edhe arëmiku, që mbolli ata, është dialli; edhe të korrëtë është të mbaruarët’ e jetësë: edhe korrësitë janë ëngjëjtë.
40 Sikundrë pra mbëlidhen egjëratë, edhe digjenë ndë ziarr, kështu do të jetë mbë të mbaruarët të kësaj jete.
41 I bir’i njeriut do të dërgonjë ëngjëjt’ e ti, edhe do të mbëledhënë nga mbëretëri’ e ati gjithë skandhalitë, edhe ata që bënjënë paudhërinë;
42 Edhe do t’i hedhën’ ata ndë furrë të ziarrit; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
43 Atëhere të drejtëtë do të ndritnjënë si dielli ndë mbëretërit t’Atit të tyre. Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë.
44 Përsëri mbëretëri’ e qiejevet gjan me një thesar fshehurë nd’ arët, atë kur e gjeti një njeri e fshehu; edhe nga gëzim’ i ti vete e shet gjithë se ç’ka, edhe blen atë arë.
45 Përsëri, mbëretëri’e qiejevet gjan me një njeri tregëtar, që kërkonte margaritarë të mirë;
46 I cili kur gjeti një margaritar shumë të vëjeturë, vate e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu atë.
47 Përsëri, mbëretëri’ e qiejevet gjan me një rrietë që u hoth ndë det, e mbëlodhi çdo farë gjëje;
48 Edhe si u mbush, e nxuarrë atë ndë buzë të detit, edhe ndenjën’ e mbëlothnë të miratë nd’ enë, edhe të ligat’ i hothnë jashtë.
49 Kështu do të jetë mbë të mbaruarët të jetësë; do të dalën’ ëngjëjtë, e do të ndanjënë të liqtë nga të drejtëtë.
50 Edhe do t’i hedhën’ ata ndë kaminë të ziarrit; atie do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.”
51 U thotë atyre Jisuj: “Ai i kupëtuatë këto të gjitha?” I thon’ ati: Po, Zot.
52 Edhe ay u tha atyre: “Përandaj çdo shkronjës që ka mësuarë punët’ e mbëretërisë qiejevet gjan me një njeri zot shtëpie, që nxier nga thesari ti gjë të reja edhe të vietëra.”
53 Edhe Jisuj si mbaroj këto paravolia, iku andej.
54 Edhe si erdhi ndë dhet të ti, i mësonte ata ndë sinagogjit t’atyre, kaqë sa çuditeshin’ ata e thoshinë: Nga i erdhi këti këjo dituri, e këto fuqia?
55 A nuk’ është kyj i bir’ i mieshtrit? E ëm’ e ati a nukë thuhetë Mariamë, edhe të vëllezërit’ e ati Jakov, edhe Josi, edhe Simon, edhe Judhë?
56 Edhe të motërat’ e ati a nukë janë të gjitha ndër ne? Nga i erthnë këti pra këto të gjitha?
57 Edhe skandhaliseshinë mb’ atë. Po Jisuj u tha atyre: “Nuk’ është profit i pandershim ngjetiu , përveç ndë patridhë të ti e ndë shtëpit të ti.”
58 Edhe nukë bëri atie shumë çudia, për pabesërin’ e atyreve.