1 Edhe Savlli, po tuke shtyrë frikë e vrasëje kundrë nxënëset Zotit, erdhi te kryeprifti,
2 Edhe lypi nga ay kartëra për Dhamaskë te sinagogjitë, që ndë gjetë ca nga këjo udhë, burra e gra, t’i bierë lidhurë ndë Jerusalim.
3 Edhe tuke vatur u afrua ndë Dhamaskë, edhe papriturë vetëtiti rreth ati një dritë nga qielli.
4 Edhe ay si ra përdhe, dëgjoj një zë tuke thënë ati: “Saull, Saull, përse më ndiek?”
5 Edhe ay tha: “Cili je ti , o Zot?” Edhe Zoti tha: “Unë jam Jisuj që ndiek ti; keq është për tyj t’u hethç me shkelmë gjëmbavet.”
6 Edhe ay tuke dridhur’ e tuke habiturë tha: “Zot, ç’do ti të bënj unë?” Edhe Zoti i tha : “Ngreu e hyrë ndë qytet, edhe do të të flitetë ç’duhetë të bënjç.
7 Edhe ata njerëzitë që bënin’ udhë bashkë me atë mbetnë pa zë, sepse zën’ e dëgjoninë, po nukë shihninë asndonjë.
8 Edhe Savlli u ngrit nga dheu, po nukë shihte asndonjë, ndonëse i kishte hapurë sytë, edhe tuke e hequrë prej dore, e prunë atë brenda ndë Dhamaskë.
9 Edhe kishte tri dit që nukë shihte; edhe as hëngri, as piu.
10 Edhe ishte një nxënës ndë Dhamaskë që qjuhej Anani, edhe Zoti i tha nd’ ëndërrë: “Anani.” Edhe ay tha: “Ja unë te jam , o Zot.”
11 Edhe Zoti i tha: “Ngreu e shko nd’atë udhë që qjuhet’ e Drejtë, edhe kërko ndë shtëpit të Judhësë një Tarsiot që qjuhetë Savllë; sepse ja te po faletë;
12 Edhe ka parë nd’ ëndërrë një njeri që qjuhet’ Anani, se hyri e vuri dorënë mbi atë, që t’i hapenë sytë përsëri.”
13 Atëhere Anania u përgjeq: “Zot, kam dëgjuarë nga shumë vetë për këtë njeri, sa të këqia u bëri shënjtorëvet tu ndë Jerusalim;
14 Edhe këtu ka pushtet nga kryepriftëritë të lithnjë gjith’ ata që thërresën’ emërinë tënt.”
15 Po Zoti i tha: “Shko, sepse kyj më ësht’ en’ e sgjedhurë, për të mbajtur’ emërinë tim përpara kombevet, e mbëretërëvet, edhe të bijvet Israilit.
16 Sepse unë do t’i dëftenj ati sa duhetë të pësonjë për emërinë tim.”
17 Edhe Anania vate e hyri ndë shtëpi; edhe si vuri duartë mbi atë, tha: “Saull vëlla, Zoti më ka dërguarë, ay Jisuj që t’u duk mb’ udhë, kur ishnje tuke ardhurë, që të të hapenë sytë përsëri, edhe të mbusheç me Frymë të Shënjtëruarë.”
18 Edhe përnjëherë ranë nga syt’ e ati posi hala, edhe përnjëherë hapi sytë përsëri; edhe u ngrit e u pagëzua.
19 Edhe si hëngri, mori fuqi. Edhe (Savlli) ndenji ca dit bashkë me nxënësitë që ishinë ndë Dhamaskë.
20 Edhe përnjëherë leçiste Krishtinë ndëpër sinagogjitë, se kyj ësht’ i bir’ i Perëndisë.
21 Edhe gjith’ ata që dëgjoninë maniteshin’ e thoshinë: “Nuk’ është kyj ay që prishi ndë Jerusalim ata që thërrisninë këtë emërë, edhe këtu për këtë punë kishte ardhurë, që t’i shpierë lidhurë te kryepriftëritë?”
22 Po Savlli merrte fuqi më tepër, edhe trubullonte ata Judhenj që rrininë ndë Dhamaskë, tuke dëftyerë, se kyj është Krishti.
23 Edhe si shkuanë mjaft dit, Judhenjtë bënë këshillë ta vrasënë.
24 Po kundrëkëshilla e atyreve i ra ndër veshë Savllit; edhe ruaninë dyertë dit’ e natë, që ta vrasënë.
25 Atëhere nxënësit’ e muarnë natënë, edhe e sbritnë nga muri, varurë ndë një shportë.
26 Edhe Savlli, si erdhi ndë Jerusalim, kërkonte të piqetë me nxënësitë; po të gjith’ e kishinë frikë, sepse nukë besoninë se është nxënës.
27 Po Varnava e mori, edhe e pruri tek apostojtë, edhe u dëfteu atyre qysh pa Zonë mb’ udhë, edhe se i foli ati, edhe qysh fliste ndër sy ndë Dhamaskë mb’ emërit të Jisujt.
28 Edhe ishte tuke hyrë e tuke dalë bashkë me ata ndë Jerusalim, edhe tuke folurë ndër sy mb’ emërit të Zotit Jisu.
29 Edhe fliste e hahej me Greqishtarëtë; po ata kërkoninë ta vrisninë.
30 Edhe vëllezëritë kur e muarnë vesh, e prunë poshtë ndë Qesari, edhe e dërguanë ndë Tarsë.
31 Qishatë pra ndëpër gjithë Judhenë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim, edhe ishinë tuke ndërtuar’ e tuke ecurë ndë frikë të Zotit, edhe shumoneshinë me anë të ngushëllimit të Frymësë Shënjtëruarë.
32 Edhe Pietri, tek po shkonte ndëpër gjith’ ata vënde , sbriti edhe te shënjtorëtë që ishinë ndë Lydhdhë.
33 Edhe atie gjeti një njeri që e qjuanin’ Ene, i cili ishte ulok që dergjej ndë shtrat që tetë vieç.
34 Edhe Pietri i tha: “Ene, Jisu Krishti të shëron; ngreu edhe shtro shtratinë tënt.” Edhe ay përnjëherë u ngrit.
35 Edhe gjith’ ata që rrininë ndë Lydhdhë e ndë Saron e pan’ atë, edhe u këthyenë mbë Zotinë.
36 Edhe ndë Joppë ishte një nxënëse që qjuhej Tavitha, që këthyerë do me thënë. Kaprolle; ajo ishte plot me punëra të mira e me elejmosina që bënte.
37 Edhe nd’ ato dit gjau të sëmuret ajo, edhe të vdesë; edhe si e lanë, e vunë ndë dhomë të sipërme.
38 Edhe Lydhdha passi ishte afër Joppësë, nxënësitë kur dëgjuanë se Pietri është nd’ atë, dërguanë dy burra tek ay, tuke lutur’ atë të mos përtonjë të vinjë gjer tek ata.
39 Edhe Pietri u ngrit e vate bashkë me ata; edhe kur erdhi, e hipnë ndë dhomë të sipërme; edhe i duallnë përpara gjithë grat’ e veja tuke qjarë, e tuke dëftyerë të veshura e rroba, që bënte Kaprolleja kur ishte bashkë me ato.
40 Po Pietri passi i nxori të gjitha jashtë, u unjq mbë gjunj edhe u fal; edhe u këthye te trupi e tha: “Tavitha, ngjallu.” Edhe ajo hapi syt’ e saj, edhe kur pa Pietrinë u ngrit e ndenji.
41 Edhe ay i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe passi thërriti shënjtorët’ e të vejatë, e nxori përpara të gjallë.
42 Edhe këjo u muar vesh ndëpër gjithë Joppënë; edhe shumë vetë i besuanë Zotit.
43 Edhe Pietri mbeti mjaft dit ndë Joppë, përanë një farë Simoni lëkurëregjësi.