1 Kështu le të na numëronjë çdo njeri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të fshehësiravet Perëndisë.
2 E tiatëra kërkonetë ndër kujdestarët, që të gjëndetë gjithësecili besëtar.
3 Sa për mua fort pak gjë është që të gjykonem prej jush, a prej gjyqit njeriut; po as nukë gjykonj vetëhenë time.
4 Sepse ndërgjegjëjeja ime nukë më shan as për ndonjë gjë; po me këtë nukë kam dalë i drejtë; po ay që më gjykon është Zoti.
5 Përandaj mos gjykoni asgjë përpara kohësë, gjersa të vinjë Zoti, i cili do të nxierrë ndë dritë të fshehurat’ e errësirësë, edhe do të shpërfaqë këshillat’ e zemravet; edhe atëhere lavdimi do të bënetë mbë gjithësecilinë nga Perëndia.
6 Edhe këto, o vëllezër, i këtheva përmbi vetëhenë time edhe përmbi Apollonë për ju, që të mësohi prej vetëhesë tuaj të mos kini ndë mënt më tepërë se ç’është shkruarë, që të mos madhështohi njëri për tiatrinë kundrë tiatrit.
7 Sepse cili të shquan tyj nga tiatri ? Edhe ç’ke ti atë që s’more? Po edhe ndë e paç marrë, ç’mburre se nuk’ e ke marrë?
8 Ndashti jeni të nginjurë, ndashti u bëtë të pasurë, mbëretëruatë pa neve; edhe makar të kishitë mbëretëruarë, që të mbëretëronimë edhe neve bashkë me ju.
9 Sepse më duketë se Perëndia shpërfaqi neve apostojt’ e pastajmë, si për të vdekurë, sepse u bëmë lodrë mbë botët, edhe mbë ëngjëjt e mbë njerëzit.
10 Neve jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mënçim mbë Krishtinë; neve të dobëtë, e ju të fortë; ju të lavduruarshim, e neve të panderçim.
11 Gjer mbë këtë orë kemi edhe uri, e kemi et, e jemi të sveshurë, rrihemi e me shuplaka, e sillemi andej e këtejë.
12 E mundonemi tuke punuarë me duarët tona; tuke na përqeshurë, bekojmë; tuke na ndjekurë, durojmë, tuke na vllasfimisurë, lutemi.
13 U bëmë posi të fshirëat’ e botësë, edhe posi plehët e të gjithëve gjer ndashti.
14 Nukë shkruanj këto për të turpëruarë juve, po u mësonj juve posi dielmt mi të dashurë.
15 Sepse ndë paçi dhietë mijë mësonjësa mbë Krishtinë, po nukë keni shumë atëra; sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit.
16 U lutem juve pra, të bëni si bënj unë.
17 Përandaj u dërgova juve Timothenë, i cili është biri im i dashurë edhe besëtar mbë Zotinë; ay do t’u bierë ndër mënt juve udhët’ e mia që janë mbë Krishtinë, sikundrë mësonj kudo mbë çdo qishë.
18 Po ca vetë u madhështuanë, sikurse unë s’kishnjam për të ardhurë te ju.
19 Po kam për të ardhurë shpejt te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për të njohurë jo fialën’ e atyreve që madhështonenë, po fuqinë.
20 Sepse mbëretëria e Perëndisë nuk’ është me fialë, po me fuqi.
21 Çdoni? Të vinj te ju me shkop, apo me dashuri e me short butësire?