1 Si duallëm pra të drejtë prej besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit tënë Jisu Krisht,
2 Prej të cilit kemi edhe të hyrëtë me besënë ndë këtë hir, që qëndrojmë mb’ atë; edhe mburremi mbë shpëresën’ e lavdisë Perëndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo , po mburremi edhe mbë shtrëngimetë, tuke diturë, se shtrëngata bën durim,
4 E durimi provë, e prova shpëresë;
5 Edhe shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhurë ndë zëmërat tona me anë të Frymësë Shënjtëruarë që na është dhënë.
6 Sepse kur ishim neve edhe po të sëmurë, Krishti vdiq pas kohësë që qe urdhëruarë për të pabesëtë.
7 Sepse mezi do të vdesë ndonjë për njeri të drejtë; sepse për të mirinë mbase edhe kuxon ndonjë të vdesë.
8 Po Perëndia dëften dashurin’ e ti mbë ne, sepse kur jeshëm neve edhe po fajtorë, Krishti vdiq për ne.
9 Shumë më teprë pra, si duallëm të drejtë ndashti prej gjakut ati, do të shpëtojmë nga zemërata me anë t’ ati.
10 Sepse, ndë qoftë se kur jeshëm arëmiq paqtuam me Perëndinë me anë të vdekëjesë të Birit ati, shumë më tepër passi paqtuam do të shpëtojmë me anë të jetës’ ati.
11 Edhe jo vetëmë këtë , po edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit, me anë të cilit muarëm ndashti paqtimnë.
12 Përandaj sikundrë prej një njeriu hyri faji ndë botët, edhe prej fajit hyri vdekëja, edhe kështu shkoj vdekëja ndëpër gjithë njerëzit, sepse të gjithë fëjyenë;
13 (Sepse gjer ndë kohë të nomit qe faji ndë botët, po për faj nukë numëronetë, kur s’ka nom.
14 Po vdekëja mbëretëroj që prej Adhamit gjer mbë kohë të Mojsiut, edhe mb’ ata që nukë fëjyenë pas shëmbëllimit të shkelurit porosisë Adhamit, i cili ishte forma e ati që do të vinte.
15 Po dhurata nuk’është posi faji, sepse ndë qoftë se prej fajit të njërit vdiqnë të shumëtë, shumë më teprë hiri i Perëndisë edhe dhurata me anë të një njeriu, Jisu Krishtit, teproj mbë të shumët.
16 Edhe dhurata nuk’ është sikundrë dënimi që u bë prej njërit që fëjeu; sepse gjyqi prej njërit u bë për dëm të shumëve , edhe dhurëtia prej shumë fajeshu bë për të dalurë të drejtë.
17 Sepse ndë qoftë se prej fajit njërit mbëretëroj vdekëja prej njërit, shumë më teprë ata që marrënë tepëricën’ e hirit edhe dhurëtisë drejtërisë do të mbëretëronjënë ndë jetët prej njërit, Jisu Krishtit.)
18 Sikundrë pra prej një faji u bë dënim mbë gjithë njerëzit, kështu edhe prej një drejtërimi u bë mbë gjithë të dalënë të drejtë për jetë.
19 Sepse sikundrë nga të padëgjuarët’ e një njeriu u bënë fajtorë të shumëtë, kështu edhe nga të dëgjuarët’ e njërit do të bënenë të drejtë të shumëtë.
20 Edhe nomi hyri që të tepronjë faji. Edhe atie ku teproj faji, teproj më teprë hiri.
21 Edhe sikundrë mbëretëroj faji prej vdekëjesë, kështu edhe hiri do të mbëretëronjë prej drejtërisë për jetë të pasosurë me anë të Jisu Krishtit, Zotit tënë.