1 Vëllezër, dëshërimi i zëmrësë sime, edhe lutëja që bënj mbë Perëndinë për Israilinë, është për shpëtim t’ atyre .
2 Sepse martiris për ata, se u përvëlonetë zemëra për Perëndinë, po jo pas të njohurit.
3 Sepse tuke mos njohurë drejtërin’ e Perëndisë; edhe tuke kërkuarë të ngrehënë drejtërin’ e tyre, nuk’ u bintnë ndë drejtëri të Perëndisë.
4 Sepse të mbaruarët’ e nomit është Krishti për drejtëri te cilido që beson.
5 Sepse Mojsiu shkruan për atë drejtërinë që ështe nga nomi, tuke thënë: “Se ay njeri që bën këto, do të rrojë nga ato”.
6 Po ajo drejtëria që është nga besa thotë kështu: “Mos thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipënjë ndë qiell?”, do me thënë, që të sbresë Krishtinë.
7 A: “Kush do të sbresë nd’ avussët?”, do me thënë, që të siellë lart Krishtinë prej së vdekurish.
8 Po ç’thotë: “Fiala ësht’ afërë teje, ndë gojët tënde e ndë zëmërët t’ënde”, do me thënë, fiala e besësë, që leçismë.
9 Se ndë rrëfefsh me gojët tënde Zotinë Jisu, edhe ndë besofsh ndë zëmërët tënde se Perëndia e ngriti atë prej së vdekurish, do të shpëtonjç.
10 Sepse njeriu beson me zëmërë për drejtëri, edhe rrëfen me gojë për shpëtim;
11 Sepse shkronja thotë: “Gjithëkush i beson ati, nukë do të turpëronetë”.
12 Sepse s’ka të shquarë ndërmest Judheu e Ellini; sepse ay Zoti vetë ësht’ i të gjithëve, i pasurë mbë gjith’ ata që thërresën’ atë.
13 Sepse “gjithëkush të thërresë emërin’ e Zotit, do të shpëtonjë.”
14 Qysh do ta thërresënë pra atë, që s’i kanë besuar’ ati? Edhe qysh do t’i besonjën’ ati që s’kanë dëgjuarë për atë? Edhe qysh do të dëgjonjënë, pa qenë ay që leçit?
15 Edhe qysh do të lëçisënë, ndë mos u dërgofshinë? Sikundrë është shkruarë: “Sa të bukura janë këmbët’ e atyreve që apënë zën’e mirë për paqtim, atyreve që ungjillëzonjënë të miratë!”.
16 Po të gjithë nuk’ i dëgjuan’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoj të leçiturit tënë?”.
17 Besa pra është nga të dëgjuarëtë; edhe të dëgjuarëtë prej fialësë Perëndisë.
18 Po them: Sos nukë dëgjuanë? Po vërtetë, “zëri i atyreve dolli mbë gjithë dhenë, edhe fialët’ e atyreve vanë gjer ndë funt të botësë.“
19 Po them: “Sos nukë njohu Israili? I pari është Mojsiu thotë: “Unë do t’u shtie juve ndë zëli me ata që nukë janë komp, edhe do t’u bënj juve të zemërohi me një komp të pamënt.”
20 Po Isaia kuxon më tepër e thotë: “U gjënç përanë atyreve që nukë më kërkoninë, u dukç përpara atyreve që nukë pyesninë për mua.”
21 Po për Israilinë thotë: ”Gjithë ditënë shtrita duart’ e mia te një llaus që nukë bindet’ e që flet kundrë”.