1 Edhe ëngjëlli i pestë i ra trumbetësë, edhe pashë një yll nga qielli që po binte mbi dhet, edhe iu dha ati hapësi i pusit avyssit.
2 Edhe hapi pusin’ e avyssit; edhe dolli tym nga pusi, posi tym i një kaminësë madhe; edhe u errësua dielli edhe era nga tymi i pusit.
3 Edhe nga tymi duallë karkaleca mbi dhet, edhe iu dha atyreve pushtet, sikundrë kanë cfurqet’ e dheut.
4 Edhe u thanë atyreve që të mos u bënjënë dëm barit dheut, as çdo ngjomësire, as çdo druri, veçe atyre njerëzet vetëmë që s’kanë vulën’ e Perëndisë ndë ballt të tyre.
5 Edhe u tha atyreve që të mos i vrasënë, po të mundonenë pesë muaj; edhe mundimi i atyreve ishte posi mundim cfurku, kur çupit njerinë.
6 Edhe nd’ ato dit njerëzitë do t’ kërkonjënë vdekëjenë, edhe nukë do ta gjenjënë; edhe do të dëshëronjënë për të vdekurë, edhe vdekëja do t’ikënjë nga ata.
7 Edhe shëmbëllesatë e cfurqevet shëmbëlleninë posi kuaj që janë bërë gati për luftë; edhe mbi krerët t’atyreve kishinë posi kurora që u gjanin’ arit, edhe faqet’ e atyreve ishinë posi faqe njerëzish.
8 Edhe kishinë flokë posi flokë grash; edhe dhëmbët’ e atyreve ishinë posi dhëmbë leonësh.
9 Edhe kishinë thurake posi thurake të hekurta; edhe zëri i fletëvet atyre ishte posi zë qerresh shumë kuajsh kur bredhënë ndë luftë.
10 Edhe kishinë bishtëra që shëmbëlleninë posi të cfurqevet, edhe ndëpër bishtërat t’atyreve kishinë thumba; edhe pushteti i atyreve ishte t’u bënjënë dëm njerëzet pesë muaj.
11 Edhe kishinë mbëret përmbi vetëhet të tyre ëngjëllin’ e avyssit; ay që e ka emërin’ Evraisht Avadhon, edhe mbë gluhë të Grekëvet e ka emërin’ Apolyon [prishës ].
12 Një mjer shkoj; ja tek po vinjën’ edhe dy mjer paskëtaj.
13 Edhe ëngjëlli i gjashttë i ra trumbetësë, edhe dëgjova një zë nga të katrë brinjt’ e therores’ artë që është përpara Perëndisë,
14 Që i thoshte të gjashttit ëngjëll që kishte trumbetënë: “Sgjith të katrë ëngjëjtë që janë lidhurë mbë lumin’ e math Efratinë.
15 Edhe u sgjithnë të katrë ëngjëjtë që ishinë bërë gati për orën’ e për ditën’ e për muajin’ e për vitinë, që të vrasënë të tretën’ e njerëzet.
16 Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë nga dhietë milëra dhietë milërash; edhe dëgjova numërin e atyreve.
17 Edhe kështu pashë kuajtë mbë të parët, edhe ata që rrininë mbi ata, se kishinë thurake prej ziarri e prej jaqinthi e prej squfuri; edhe krerët’ e kuajvet ishinë posi krerë leonësh, edhe nga goja e atyreve dilte ziarr e tym e squfur.
18 Nga këta të tre u vranë e treta e njerëzet, nga ziarri e nga tymi e nga squfuri që dilte nga gojat’ e atyreve,
19 Sepse pushtetet’ e atyreve janë ndë gojë t’atyreve; sepse bishtërat’ e atyreve shëmbëllenjënë posi të gjarpinjvet, edhe kishinë krerë, edhe me ata bëninë dëm.
20 Edhe njerëzit’ e tierë, ata që s’u vranë me këto plagë, as nuk’ u penduanë nga punërat’ e duarvet të tyre, që të mos u falenë diajvet, e idhujvet artë e të argjënttë e të ramtë e të gurtë e të drunjtë, të cilëtë s’muntnjën’ as të shohënë, as të dëgjonjënë, as të ecënjënë.
21 Edhe nuk’ u penduanë nga vrasëjet’ e tyre, as nga farmaqiat’ e tyre, as nga kurvëria e tyre, as nga të viedhurat’ e tyre.