1 Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë të vëllan’ e ati, edhe i ngjit mbë një mal të lartë veçanë.
2 Edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre; edhe faqeja e ati ndriti posi dielli, edhe rrobet’ e ati u bënë të bardha posi drita.
3 Edhe ja tek u duknë atyreve Moisiu edhe Ilia tuke folurë bashkë me atë.
4 Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Zot, është mirë të jemi ne këtu; ndë daç, le të bëjëmë këtu tri tenda, një për tyj, e një për Moisinë, e një për Ilinë.”
5 Edhe ay tek ishte po tuke folurë, ja tek i mbuloj ata një re e ndriçime; edhe ja një zë nga reja tek thoshte: “Kyj është biri im i dashuri, që e pëlqeva; ati i dëgjoni.”
6 Edhe nxënësitë kur dëgjuanë, ranë përmbys, edhe u frikësuanë fort.
7 Po Jisuj erdhi përanë, e i kapi, edhe tha:
8 “Ngreuni, e mos u frikësoni.” Edhe ata kur ngritnë syt’ e tyre përpietë, nukë panë asndonjë, përveç Jisunë vetëmë.
9 Edhe tuke sbriturë nga mali, Jisuj i porositi, tuke thënë: “Mos i thoni asndonjërit se ç’patë, gjersa të ngjallet’ i Bir’ i njeriut nga të vdekuritë.”
10 Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Përse pra thonë shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Ilia?”
11 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe do të vërë mbë vënt gjithë punëratë ;
12 Po unë po u them juve, se Ilia erdhi ndashti, edhe nuk’ e njohnë, po i bënë ç’deshnë; kështu edhe i Bir’ i njeriut ka për të pësuarë nga ata.”
13 Atëhere e kupëtuanë nxënësitë, se u tha për Joann Pagëzorinë.
14 Edhe ata kur erthnë te gjëndëja, i erdhi përanë një njeri e i ra mbë gjunjë, tuke thënë:
15 “Zot, përdëlle tim bir, sepse e zë lëngat’ e hënësë, edhe heq keq; sepse shumë herë bije ndë ziarr, e shumë herë nd’ujë;
16 Edhe e shpura te nxënësit’e tu, po nukë muntnë ta shëronjënë.”
17 Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë edhe i shtrëmburë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duronj juve? Bimëni mua atë këtu.”
18 Edhe Jisuj e qërtoj atë, edhe dialli dolli nga ay, edhe çuni u shërua që mb’ atë herë.
19 Atëhere nxënësit’erthnë përanë Jisujt veçanë, e thanë: Përse neve nukë muntmë ta nxierrm’ atë?
20 Edhe Jisuj u tha atyre: “Për pabesërinë tuaj; sepse me të vërtetë po u them juve, se Ndë paçi besë sa një koqe sinapi, do t’i thoni këti mali: Sbrit këtej e shko atie, edhe do të sbresë, edhe nukë do të jetë gjë që të mos muntni ju ta bëni.
21 Edhe kyj farë kombi nukë del tietrazi , veç me të falur’ e me agjërim.”
22 Edhe ata te po silleshinë përqark Galilesë, Jisuj u tha atyre: “I Bir’ i njeriut do të epetë ndër duar të njerëzëvet;
23 Edhe do ta vrasën’ atë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Edhe atyre u erdhi keq fort.
24 Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë përanë Pietrit ata që marrënë pagesë dy dhrahmitë, edhe i thanë: “A nukë paguan dy dhrahmitë mësonjësi juaj?”
25 Ay thotë: “Po.” Edhe kur hyri ndë shtëpit, Jisuj e priti, tuke thënë: “Si të duketë, Simon? Nga cilëtë marrënë pagesa a të dhëna mbëretërit’e dheut, nga bijt’ e tyre, apo nga të huajtë?”
26 Pietri i thot’ati: “Nga të huajtë.” Jisuj i tha ati: “Vallë bijtë janë të lirë?
27 Po që të mos skandhalismë ata, shko ndë det, e hith një grep, edhe ngre peshkun’ e parë që të dalë, edhe si t’i hapç gojënë, do të gjenjç një statir; merr-e, e epua atyre për mua edhe për tyj.”
1 E Jeԑu mas giàsct dittësc muur me veti Piètrin, e Jakun, e Gniònin vλaan e tii, e cioi atà daamas permì gni mal t’ nelt:
2 E nrroi veten nnrỳscei perpara atyne. E fàcia e tii sckelԑeu sikùr diλi: e petkat e tii u bââne t’ bardha sikùr bora.
3 E cè me gni her i u dukne atyne Moisei, e Eliu tui fol me tè.
4 E Piètri tui pergièg, tha Jeԑu: Ԑot, mir âsct per nee ktù me ken: n’ dacc, bâim ktù trii ciàdra, gnenen tyy, gnenen Moiseit, e gnenen Eliut.
5 Alaa ai tui fol, cè gni rêê e scdricme i mloi me hie atà. E cè gni ԑââ prei rêêjet, tui than: Cikỳ âsct i Biri jem i dàsctuni, n’ t’ zilit jam pelciye: nnighiòni atii.
6 E tui nnie discèpuit raane permỳs per dhee, e fort u friguene.
7 E Jeԑu u affrue, e preku atà: e tha atyne: Ciohi, e mos u tutni.
8 E tui ciue syyt e vet, nuk paane as kenn, vec vetun Jeԑu.
9 E tui ԑdryp atà prei malit, urdhnoi Jeԑu atyne, tui than: Mos thoni as kui t’ paamen, deri ci t’ gnaλhet i Biri i nièrit prei s’ dèkunit.
10 E discèpuit pvetne atè, tui than: Psè praa Sckribet thon se perpara do vièn Eliu?
11 E ai tui pergièg, thot atyne: Gnimèn kaa me ardh Eliu, e kaa me vûûm me reguλ t’ gith kafsct.
12 E une po tham juve, se Eliu kaa ardh, e nuk kan gnofft atè, por i kan bââ atii gith scka kan dasct. Ksctù edhè i Biri nièrit kaa meu munnue prei tyne.
13 Athèr discèpuit muurne‐vesc se kiscte fol atyne per Gniònin Paghԑues.
14 E tui ken mrrii ai ku iscte haλku, ju affrue gni nièri e raa n’ ghiui perpara atii, tui than: Ԑot, kii miscrier per tem biir, psè âsct i perhanun, e po hièk këcc: psè scpesc po bie n’ ԑiàrm, e prore n’ ui.
15 E une ciòva atè perpara discèpuivet tuu, e nuk kan muit me scnosc atè.
16 E Jeԑu tui pergièg, e tha: O ginii e paa‐beess e mrapsct, deri kuur kam me ken me ju? deri kuur kam me durue ju? Bìnie ktù te une atè.
17 E Jeԑu bertitti atii, e duul prei assì diàλi, e u scnosci diàli prei assì sahati.
18 Athèr u affruene discèpuit tinԑ tu Jèԑu, e i thane: Psè na nuk muitem me perԑânun atè?
19 Tha Jeԑu atyne: Per sebèt t’ paa‐beesses jui. E per t’ vertèt po ju than, n’ pacci fee, saa gni koker e sinapit, mùnneni me than ktii mali: Sckò prei ktii n’ at venn, e kaa me voit, e kurgiââ scka me ken vsctiir per ju.
20 E ky soi dièmnisc nuk perԑehêt vec se me uràt, e me gninèss.
21 E tui nnei atà n’ Galilee, tha Jeԑu atyne: I Biri i nièrit kaa me ken dhanun n’ duur t’ nièrԑvet:
22 E kan me myt atè, e n’ t’ treten dit kaa meu gnaλ. E u trisctuene fort e fort.
23 E tui ken ardh n’ Kafàrnaum, u affruene Piètrit atà ci mledhscin dyy derhemt, e thane atii: Mièsctri yt a nuk paguun dyy derhemt?
24 Tha: Po. E si hîîni n’ sctpii, Jeԑu i foli atii perpara, tui than: Si t’ duket tyy, o Simòn? Prei t’ zilesc marrin haraccin, ja t’ dhànunat krailat e dheut? prei t’ biivet vet, a prei jabangiisc?
25 Prei jabangiisc, pergiègi Piètri. Tha Jeԑu atii: Praa jan liir biit.
26 E per mos me dhan sckanuλ atyne, sckò te deeti, e citt grepin: e i pari pesck, ci t’ gnitet, merre: e cil gojen e tii, se kee me gièt gni statere: merr atè, epe atyne per mue, edhè per tyy.