1 Atëhere vinjënë te Jisuj shkronjësit’ edhe Farisenjtë nga Jerusalimi, e i thonë:
2 “Përse nxënësit’ e tu shkelënë fialënë që kanë lënë pleqtë? Sepse s’lanjënë duart’e tyre, kur hanë bukë”.
3 Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Përse edhe ju shkelni porosin’e Perëndisë për fialënë që keni lënë?
4 Sepse Perëndia porositi, tuke thënë: “Ndero t’ët atë, e t’ët ëmë;” edhe: “Ay që flet keq për t’anë a për t’ëmënë le të vritetë.”
5 Po ju thoni, se Kush t’i thotë t’et a s’ëmësë, se çdo të mirë që të shohç prej meje është dhurëti, mjaft , edhe munt të mos nderonjë t’anë a t’ëmënë.
6 Edhe s’mbajtëtë porosin’ e Perëndisë për fialënë që keni lënë ju.
7 Ipokritërë, mirë profitepsi Isaia për ju, tuke thënë:
8 “Kyj llaus [më afëronetë me gojën’ e ti, edhe] më nderon me buzëtë; po zëmër’ e atyre është lark prej meje.
9 Edhe kot më nderonjënë, tuke mësuarë mësime që janë porosia njerëzish”.
10 Edhe si thirri gjëndëjenë, u tha: “Dëgjoni edhe kupëtoni.
11 Ç’hyn ndë gojët nukë pëgër njerinë, po ç’del nga goja, këjo pëgër njerinë”.
12 Atëhere u afruanë nxënësit’ e ati, e i thanë: A e di se Farisenjtë kur dëgjuanë këtë fialë u skandhalisnë?
13 Edhe ay u përgjeq e tha: “Çdo bimë që nuk’ e ka mbiellë im atë qiellori, do të shkuletë.
14 Leni ata; se janë të verburë që u heqin’ udhënë të verburëvet; edhe ndë qoftë se i verburi i heq udhënë të verburit, të dy do të bienë ndë gropët”.
15 Edhe Pietri u përgjeq e i tha ati:
16 “Dëfte-na këtë paravoli”. Edhe Jisuj tha:
17 “Edhe po pa mënt jeni ju? Edhe nukë po kupëtoni, se çdo gjë që hyn ndë gojët, sbret ndë barkut, edhe nxiretë ndë të dalurit?
18 Po ato që dalënë nga goja, dalënë nga zëmëra, edhe ato ndynjënë njerinë.
19 Sepse nga zemëra dalënë mendime të liga, vrasie, ndyrësia, kurvëria, të viedhura, martiri të rreme, vllasfimia.
20 Këto jan ato që ndynjënë njerinë; po të hajë ndonjë me duar të palara nukë ndyn njerinë”.
21 Edhe Jisuj dolli andej, e iku ndë anët të Tyrës’ e të Sidhonësë.
22 Edhe ja një grua Hanane tek dolli nga ata sinore, e i thërriste tuke thënë: Përdëlle-më, o Zot, bir’i Dhavidhit; se ime bijë mundonetë keq prej diallit.
23 Po ay nuk’ iu përgjeq asaj ndonjë fialë. Edhe nxënësit’ e ati erthnë përanë e i luteshinë, tuke thënë: Lësho-je atë, sepse po bërtet prapa nesh.
24 Po ay u përgjeq e tha: “Nukë u dërguaç ngjetiu, veç te dhënt’ e humbura të shtëpisë Israilit”.
25 Pastaj ajo erdhi e i falej ati, tuke thënë: Zot, ndih-më.
26 Po ay u përgjeq e tha: “Nuk’ është mirë të marrë njeri bukën ’e dielmvet, e t’ua hedhë këlyshvet qenëvet”.
27 Edhe ajo tha: “Po, Zot; sepse edhe këlysht’ e qenvet hanë nga thërrimetë që bienë nga truvez’e zotërinjvet”.
28 Atëhere Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “O grua, besa jote ësht’ e madhe; t’u bëftë si do”. Edhe e bija u shërua që mb’atë herë.
29 Edhe Jisuj iku andej, e erdhi përamë detit Galilesë, edhe hipi ndë malt, e rrinte atie.
30 Edhe erthnë tek ay shumë gjëndëje, që kishinë me vetëhe çala, të verburë, shurdha, doracë, edhe shumë të tierë; edhe i hothnë përanë këmbëvet të Jisujt, edhe ay i shëroj,
31 Kaqë sa u çuditnë gjëndëja, kur panë shurdha të flasënë, doracë të shëndoshurë, çala të ecënjënë, edhe të verburë të shohënë; edhe lavduruanë Perëndin’ e Israilit.
32 Atëhere Jisuj thirri përanë nxënësit’e ti, e tha: “Më dhëmbetë gjëndëja, sepse kanë tri dit ndashti që mbesënë përanë meje, e s’kanë ç’të hanë; edhe nukë dua t’i lëshonj ata pa ngrënë, se mos lodhenë udhësë”.
33 Edhe nxënësit’ e ati i thon’ ati: “Ku na gjëndenë këtu ndë shkretëtirët kaqë bukë, sa të nginjenë kaqë gjëndëje?”
34 Edhe Jisuj u tha atyre: “Sa bukë keni?” Edhe ata thanë: “Shtatë, edhe pak pishqe të vegjëlë.”
35 Edhe ay urdhëroj gjëndëjenë të ungjenë përdhe.
36 Edhe si mori të shtatë bukëtë edhe pishqetë, u fal ndersë, e i theu, e ua dha nxënësëvet ti, edhe nxënësitë gjëndëjesë.
37 Edhe hëngrrë të gjithë, e u nginjën; edhe ngritnë tepëricën’e copavet, shtatë shporta plot.
38 Edhe ata që hëngrrë ishinë katrë mijë burra, veç gravet e çunavet vegjëlë.
39 Edhe si lëshoj gjëndëjenë, hyri ndë lundrët edhe erdhi ndë sinoret të Magdhallasë.
1 Athèr u affruene atii prei Jeruԑalemit Sckribet, e Fariseit, tui than:
2 Psè discèpuit e tuu ciartin adetet e t’ moccvet? psè nuk laain duurt e veta kuur hâân buk.
3 E ai tui pergièg tha atyne: Psè edhè ju ciàrtini urdhnimin i Tenԑòt per sebèt t’ adètëvet tuja? Psè Ԑotỳn tha:
4 Nneerò baben e nânen, e: Kusc t’ keet maλkue baben, ja nânen, let vritet.
5 E ju po thoni: Gith‐kusc t’ keet than babs, ja nânës: Cfar do dhuntii ci âsct bââ prei mejet, kaa me vièft tyy:
6 E nuk kaa me nneerue baben e vet, ja nânen e vet: e keni ciàrt urdhnimin i Tenԑòt per sebèt t’ adetit tui.
7 T’ ipokrit, mir profetizoi per ju Isaìa, tui than:
8 Ky popuλ po m’ nneeròn me goi: por ԑemra e atyne âsct largh prei meje.
9 E paa arsye po nneeroin mue, tui msue dotrinat, e urdhnimet nièrԑvet.
10 E thirri nnei veti haλkun, e tha atyne: Nniini, e merrni‐vesc.
11 Jò scka hîîn n’ goi, nnyen nièrin: por scka dell prei gojet, cikiò âsct ci nnyen nièrin.
12 Athèr u avitne discèpuit e tii, e thane atii: A di ti se Fariseit, tui nnie ket fiàl, jan sckannaλizuem?
13 E ai tui pergièg tha: Gith pem, ci nuk vûûni Baba jem i cièλs, kaa meu sckuλ.
14 Mos kciỳrni atà: jan t’ verbet, e priist t’ vèrbëvet. Por gni i verbet n’ perzièλt gni tièter t’ verbet, t’ dyy bien n’ grop.
15 E Pièter tui pergièg, tha atii: Scpiegona nee ket scemλtỳr.
16 E ai tha: E edhè ju alaa jeni paa menn?
17 Nuk merrni‐vesc se gith scka, ci hîîn n’ goi, sckon n’ bark, e prei ndyi dell priàscta?
18 E scka dell prei gojet, vièn prei ԑemret, e kiò nnyen nièrin:
19 Psè prei ԑèmret dallin mennimet e kccia, giaksiit, kurveniit, dhunniit, hainiit, descmiit e rrêêscme, t’ trumet.
20 Ktò jan, ci nnyin nièrin. Por me hângher paa laa duurt, nuk nnyen nièrin.
21 E duul Jeԑu prei assì venni e sckoi n’ ân t’ Tirit, e Sidonit.
22 E cè gni grue Cananea dallun prei assì hudùtsc bertitti, tui than atii: Kii miscrier per mue, o Ԑot, biir i Davidit: e bia e eme âsct munnue këcc prei diàλit.
23 E ai s’ dha far gievapi. E tui affrue discèpuit e tii lutscin atè tui than: Lsciöe atè: psè po bertèt mas nesc.
24 E ai tui pergièg tha: Nuk jam ciue vec se per berret, ci jan bièrrun prei scpies Iԑraèlit.
25 E ajò u affrue, e adhroi atè, tui than: O Ԑot, nnimò mue.
26 E ai tui pergièg tha: S’ âsct mir me marr buken e biivet, e me ja citt ciènëvet.
27 E ajò tha: Asctù, Ԑot: psè edhè klysct hâân dronzat, ci bien prei sofret ԑotniivet vet.
28 Athèr tui pergièg Jeԑu, tha assai: O grue, feja jote âsct e madhe: u bâft tyy sikursè do. E u scnosc e bia assai prei assì sahati.
29 E si pat sckue Jeԑu prei knei, erdh kâh âna e deetit e Galilees: e tui hyp n’ mal, u ull atỳ.
30 E u affruene atii sciùm haλk, tui pass me veti t’ paa‐goi, t’ verbet, t’ sckièpet, t’ sakatet, e sciùm t’ tieer: e cittne atà nner kâmt t’ tii, e scnosci atà:
31 Kacc ci haλku ciudìthei, tui paa t’ paa‐goi tui fol, t’ sckièpet tui ezz, t’ verbet tui paam: e levdoiscin Ԑotin e Iԑraèlit.
32 E Jeԑu, thirri nnei veti discèpuit e vet, e tha: Kam t’ dhimtun per ket haλk, psè jan trii ditta ci cinnroin me mue, e nuk kan scka me hângher: e s’ due me i lân atà me sckue gninuescem, aboλà mos t’ jessin n’ rugh.
33 E thane atii discèpuit: E kâh do t’ nzièrrin na n’ sckretii kacc sciùm buk, per me nghîî gith ket haλk?
34 E tha Jeԑu atyne: Saa buk keni? E atà i pergièɣne: Sctat, e dissaa pesckt t’ voghle.
35 E urdhnoi haλkut, ci t’ ùllei n’ tok.
36 E tui marr sctat bukt, e pesckit, e tui fall nneerës, i theu, e i dha discèpuivet vet, e discèpuit i dhane pòpuλit.
37 E t’ gith hângrene, e u nghîîne: e scka teproi prei zopasc, mlodhne sctat scport plott.
38 E atà, ci patne hângher, iscin kater mii burra, pos t’ voghlit e graat.
39 E si lscioi haλkun, hîîni n’ bark: e sckoi n’ kufî t’ Magedanit.