1 Të dashurë, mos i besoni çdo fryme, po provoni frymatë, që janë nga Perëndia; sepse shumë profitërë të rrem duallnë ndë botët.
2 Nga këjo e njihni Frymën’ e Perëndisë; çdo frymë që rrëfen me gojë , se Krishti ka ardhurë ndë mish, është nga Perëndia.
3 Edhe çdo frymë që nukë rrëfen me gojë se Krishti ka ardhurë ndë mish, nuk’ është nga Perëndia; edhe këjo është fryma e antikrishtit, që keni dëgjuarë se vien, edhe që tashi është ndë botët.
4 Ju jeni nga Perëndia, diemthit’ e mi , edhe i keni mundur’ ata; sepse ay që është ndër ju është më i math se ay që është ndë botët.
5 Ata janë nga bota; përandaj flasënë prej botësë, edhe bota i dëgjon ata.
6 Neve jemi nga Perëndia; ay që njeh Perëndinë, na dëgjon; ay që nuk’ është nga Perëndia, nukë na dëgjon. Nga këjo njohëmë frymën’ e së vërtetësë, edhe frymën’ e kobimit.
7 Të dashurë, le të duamë njëri tiatrinë; sepse dashuria është nga Perëndia; edhe kushdo që do, ka lindurë nga Perëndia, edhe njeh Perëndinë.
8 Ay që nukë do, nuk’ e njohu Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri.
9 Mbë këtë u çfaq dashuria e Perëndisë ndër ne, se Perëndia dërgoj Birin’ e ti të vetëmlindurinë ndë botët, që të rrojmë me anë t’ ati.
10 Mbë këtë është dashuria, jo se neve deshëm Perëndinë, po se ay na deshi, edhe dërgoj Birin’ e ti që të jetë shpërblim për fajet tona.
11 Të dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perëndia, edhe neve duhetë të duamë njëri tiatrinë.
12 Asndonjë s’e ka parë Perëndinë ndonjë herë. Ndë daçim njëri tiatrinë, Perëndia mbet ndër ne; edhe dashuria e ati është mbaruarë mbë ne.
13 Nga këjo e njohëmë, se mbesëmë mb’atë, edhe ay ndër ne, sepse na ka dhënë nga Fryma e ti.
14 Edhe neve kemi parë, edhe martirisëmë, se Ati dërgoj Birinë Shpëtimtarin’ e botësë.
15 Ay që të rrëfenjë me gojë se Jisuj ësht’ i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbet mb’atë, edhe ay mbë Perëndinë.
16 Edhe ne kemi njohur’ edhe kemi besuarë dashurinë, që ka Perëndia mbë ne. Perëndia është dashuri; edhe ay që mbet ndë dashurit, mbet mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ atë.
17 Mbë këtë është mbaruarë dashuria me ne, që të kemi kuxim ndë ditë të gjyqit; sepse sikundrë ay është, kështu edhe ne jemi ndë këtë botë.
18 Nuk’ është frikë ndë dashurit, po dashuria e mbaruarë nxier jashtë frikënë; sepse frika ka mundim; edhe ay që ka frikë nuk’ është i mbaruarë ndë dashurit.
19 Neve e duam’ atë; sepse ay përpara na deshi.
20 Ndë thëntë ndonjë, se: “Dua Perëndinë”, edhe t’i ketë mëri të vëllat, është gënjeshtar; sepse ay që të mos dojë të vëllanë që e ka parë, qysh munt të dojë Perëndinë që s’e ka parë?
21 Edhe këtë porosi e kemi nga ay: Ay që do Perëndinë, të dojë edhe të vëllanë.