1 Ç’ka më tepër pra Judheu, a ç’dobi ka rrethpresëja?
2 Shumë për gjithë çdo mëndyrë. Më përpara, sepse fialët’ e Perëndisë u besuanë Judhenjet .
3 Sepse ç’është, ndë mos besuanë ca? Sos do të prishnjë besën’ e Perëndisë pabesëria e atyreve?
4 Qoftë lark; po Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo njeri qoftë gënjeshtar, sikundrë është shkruarë: “Që të dalç i drejtë ndë fialët të tua, edhe të munç kur të gjykonesh”.
5 Po shtrëmbëria jonë ndë dëfteftë drejtërin’ e Perëndisë, ç’do të themi? Mos ësht’ i shtrëmbëtë Perëndia që bie zemëratënë? (flas si njeri).
6 — Qoftë lark; sepse qysh do të gjykonjë Perëndia botënë?
7 Sepse ndë u shtua e vërteta e Perëndisë për lavdin’ e ati prej gënjeshtrësë sime, përse gjykonem unë më si fajtuar?
8 Edhe (sikundrë vllasfimisemi, edhe sikundrë thonë ca, se neve themi), Përse të mos bëjmë të ligatë, që të vinjënë të miratë? — Të cilëvet dënimi ësht’ i drejtë.
9 Qysh pra, jemi neve më të mirë se gjëntarëtë ? Me të vërtetë jo; sepse neve e provuam më përpara, se edhe Judhenjt’ edhe Ellinëtë, të gjithë janë ndënë faj;
10 Sikundrë është shkruarë: “Se nuk’ ësht’ i drejtë asnjë;
11 S’ka ndonjë që kupëton; s’ka ndonjë që kërkon Perëndinë.
12 Të gjithë u përvarnë mbënjanë, të gjithë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush të bënjë të mirë; s’ka as një”.
13 “Gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë; me gjjuhërat’ e tyre gënjenjënë”. “Vërer aspidhash është ndënë buzët t’ atyre”,
14 Të cilëvet “Goja është plot me mallëkim e me hidhërim”.
15 “Këmbët’ e atyreve janë të shpejta për të derdhurë gjak”.
16 “Të shkretuar’ e të hequrë keq është ndëpër udhët t’ atyreve.
17 Edhe udhën e paqtimit nuk’ e njohnë”.
18 “Nuk’ është frikë Perëndie përpara syvet atyre”.
19 — Edhe e dimë se sa thotë nomi, u thot atyre që janë ndënë nomt; që të thuretë çdo gojë, edhe gjithë bota të gjykonetë për fajtore te Perëndia.
20 Sepse asndonjë mish s’ka për të dalë i drejtë përpara ati prej punëvet nomit, sepse faji njihetë nga nomi.
21 Po ndashti drejtëria e Perëndisë u çpërfaq pa nom, martirisurë nga nomi edhe nga profitëtë.
22 Edhe drejëtëria e Perëndisë që është me anë të besësë Jisu Krishtit ndër të gjithë e mbi gjith’ ata që besonjënë; sepse s’ka ndonjë farë të shkuarë.
23 Sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u shteretë lavdia e Perëndisë.
24 Po dalënë të drejtë me hirin’ e ati që fal me anë të shpërblimit që është mbë Jisu Krishtinë;
25 Të cilinë Perëndia e vuri që përpara të jetë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ ati, për të dëftyerë drejtërin’ e ti, për ndëjesën’ e fajevet që kanë qënë bërë përpara, me anë të durimit Perëndisë;
26 Për të dëftyerë drejtërin’ e ati ndë këtë kohë, që të jetë ay i drejtë, edhe të nxierrë të drejtë atë që i beson Jisujt.
27 Ku është pra të mburruritë? U mbyll jashtë. Me çfarë nom? Të punëvet? Jo; po me nomin’ e besësë.
28 E marrëm me mënt pra, se njeriu del’ i drejtë me anë të besësë, pa punët’ e nomit.
29 Apo vetëm’ i Judhenjet është Perëndia? E jo edhe i kombevet? Po, edhe i kombevet;
30 Sepse një është Perëndia që do të nxierrë të drejtë rrethpresëjenë prej besësë, edhe parrethpresëjenë me anë të besësë.
31 Prishëmë nominë pra me anë të besësë? Qoftë lark; po më teprë vëmë nominë.