1 Edhe ay kur sbriti nga mali, i vanë prapa shumë gjëndëje.
2 Edhe ja tek erdhi një i krromosur’ e iu fal ati, tuke thënë: Zot, ndë daç, munt të më qëronjç.
3 Edhe Jisuj ngjati dorënë, edhe e preku, tuke thënë: “Dua, qëronu.” Edhe përnjëherë iu qërua krroma.
4 Edhe Jisuj i thot’ati: “Shiko mos i thuaç ndonjëjt, po shko e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe shpierë dhurëtinë që ka urdhëruarë Moisiu për martiri mb’ata.”
5 Edhe [Jisuj] kur hyri ndë Kapernaum, i erdhi përanë një urdhër-qindës, tuke lutur’ ati, e tuke thënë:
6 Zot, shërbëtori im dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundonetë keq.
7 Edhe Jisuj i thot’ati: “Unë do të vinj e do ta shëronj.”
8 Edhe urdhër-qindësi u përgjeq e tha: Zot, nukë jam i zoti të më hynjç ndënë strehët; po thuaj vetëmë një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë.
9 Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhërë, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Shko”, edhe vete; edhe tiatërit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim:
10 “Bëj këtë”, edhe e bën. Edhe Jisuj kur dëgjoj u çudit, e u tha atyre që i vininë prapa: “Me të vërtetë u them juve, se as ndë Israil nukë kam gjeturë kaqë besë.
11 Edhe po u them juve, se shumë vetë do të vinjënë nga të lindurit’e nga të perënduarit’ e diellit, edhe do të rrinë në mësallë bashkë me Avraaminë, e me Isaakun’ e me Jakovinë ndë mbëretërit të qiejevet,
12 Po të bijt’ e mbëretërisë do të hidhenë nd’ errësirët të përjashtëme; atie ku do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’e dhëmbëvet.”
13 Edhe Jisuj i tha urdhër-qindësit: “Shko, edhe t’u bëftë sikundrë mbesove”, edhe shërbëtori ati u shërua mb’ atë herë.
14 Edhe Jisuj kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të viehërrën’e ati te po dergjej ndër ethe.
15 Edhe e zuri atë prej dore, edhe e lan ethetë; edhe ajo u ngrit e u shërbente atyre.
16 Edhe si u ngrys, i prun’ ati shumë të diallosurë; edhe ay nxori frymat’ e ndyra me fialë, edhe shëroj gjith’ ata që kishinë keq;
17 Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isai, që thotë: “Ay mori sëmundatë tona, edhe mbajti lëngatatë”.
18 Edhe Jisuj kur pa shumë gjëndëje rreth vetëhesë ti, urdhëroj që të shkonjënë përtej.
19 Edhe një shkronjës u afërua e i tha ati: Mësonjës, do të vinj prapa teje kudo që të veç.
20 Edhe Jisuj i thot’ati: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’e qiellit fole; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.”
21 Pastaj një tiatër nga nxënësit’ e ati i thotë: Zot, lë-më përpara të vete të kllas ndë varr tem atë.
22 Po Jisuj i tha ati: “Eja pas meje, edhe lërë të vdekuritë të kllasënë ndë varr të vdekurit’e tyre.”
23 Edhe kur hyri ndë lundrët, i vanë pas nxënësit’e ati.
24 Edhe ja tek u bë një tërmet i math ndë det, kaqë sa po mbulonej lundra nga valëtë; po ay flinte.
25 Edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë edhe e ngritnë atë, tuke thënë: Zot, shpëto-na, se po humbasëmë.
26 Edhe ay u thotë atyre: “Përse jeni frikacarë, o besë-pakë?” Atëhere u ngrit e qërtoj erërat’ edhe detinë, edhe u bë bunacë e madhe.
27 Edhe njerëzitë çuditeshinë, e thoshinë: Çfarë njeriu është kyj, që edhe erërat’edhe deti e dëgjonjënë?
28 Edhe ay kur erdhi mb’anët të tejme, ndë dhet të Gjergjesinëvet, i duallë përpara dy të diallosurë dalë nga varretë, fort të egërë, kaqë sa s’munt të shkonte njeri përanë asaj udhe.
29 Edhe ja tek bërtitnë tuke thënë: Ç’ke me ne edhe ti, o Jisu, i bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu përpara kohësë që të na mundonjç?
30 Edhe lark atyre ishte një turm’ e madhe derrash tuke kulloturë.
31 Edhe diajt’ i luteshin’ati, e i thoshinë: Ndë na nxierrç që këtej , lë-na të shkojmë ndë turmët të derravet.
32 Edhe ay u tha atyre: “Shkoni.” Edhe ata duallnë e shkuanë ndë turmët të derravet. Edhe ja gjithë tuf’ e derravet tek u turr nga gremina, e ranë ndë det, edhe ngorthnë ndër ujërat.
33 Edhe barinjtë iknë e erthnë ndë qytet, e dhanë zë për të gjitha, edhe për punët të diallosurëvet.
34 Edhe ja gjithë qyteti te dolli përpara Jisujt; edhe kur pan’atë, iu lutnë ati që të dalë nga sinoret’e atyre.