1 Edhe përpara së kremtesë pashkësë, Jisuj tuke diturë se i erdhi ora, që të shkonjë prej kësaj bote tek Ati, sepse deshi të tijtë që ishinë ndë botët, gjer së pastajmi i deshi.
2 Edhe si u bë darka (edhe dialli ndashti i kishte vënë ndë zemërë të Judhës’ Iskariotit, të birit të Simonit, që ta trathtonjë),
3 Jisuj, tuke diturë se Ati ia ka dhënë ndë duar të gjitha, edhe se dolli nga Perëndia edhe vete te Perëndia,
4 Ngrihetë nga darka, edhe svesh rrobet’e tia , edhe mori një pëlhurë të lirtë e ngjeshi vetëhen’ e ti.
5 Pastaj vë ujë ndë legen, edhe zuri t’u lanjë këmbëtë nxënëset, edhe t’ua fshinjë me pëlhurën’ e lirtë, që ishte ngjeshurë.
6 Vien pra te Simon Pietri; edhe ay i thotë: “Zot, ti më lan këmbëtë?”
7 Jisuj u përgjeq e i tha: “Atë që bënj unë, ti nuk’ e di ndashti, po do ta njohç pastaj.”
8 Pietri i thotë: “Nukë do të më lanjç këmbëtë për gjithë jetënë.” Jisui iu përgjeq: “Ndë mos t’i lafsha, s’ke piesë me mua.
9 Simon Pietri i thotë: “Zot, jo këmbët’ e mia vetëmë, po edhe duartë, edhe kryetë.”
10 Jisuj i thotë: “Ay që ësht’ i larë s’ka nevojë veç të lanjë këmbëtë, sepse është gjith’ i qëruarë; edhe ju jeni të qëruarë, po jo të gjithë.”
11 – Sepse e dinte atë që do ta trathtonte; përandaj tha: “Nukë jeni të gjithë të qëruarë.”
12 Passi u lau pra atyre këmbëtë, edhe mori rrobet’ e tia, ndenji përsëri, e u tha atyre: “E dini se ç’u bëra juve?
13 Ju më thërrisni: Mësonjës edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam.
14 Nd’ u lava pra juve këmbëtë unë Zoti edhe Mësonjësi, edhe ju duhetë t’i lani këmbëtë njëri tiatërit.
15 Sepse u lashë shëmbëllesë, që të bëni edhe ju, sikundrë u bëra unë juve.
16 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se shërbëtori nuk’ është më i math se i zoti, as i dërguari më i math se ay që e ka dërguarë.
17 Ndë i dini këto, jeni të lumurë, ndë i bëni.
18 Nukë them këto për ju të gjithë; unë di cilëtë kam sgjedhurë; po që të mbushetë shkronja: “Ay që hante bukënë bashkë me mua, ngriti thundrën’ e ti kundrë meje”.
19 Që ndashti po u them juve këtë, përpara se të bënetë, që të besoni, kur të bënetë, se unë jam.
20 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, ay që pret atë që të dërgonj unë , ka priturë mua; edhe ay që të më presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj.”
21 Jisuj passi tha këto, iu droth shpirti, edhe martirisi e tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se një prej jush do të më trathtonjë.”
22 Nxënësitë pra shikoninë njëri tiatrinë, e s’dininë për cilinë thotë.
23 Edhe një nga nxënësit’ e ati ishte pështeturë ndë gjit të Jisujt, të cilinë Jisuj e donte.
24 Simon Pietri pra i bëri me shenjë, që ta pyesë, cili ësht’ ay, për të cilinë thotë.
25 Edhe ay ra mbë kraharor të Jisujt, e i thotë: “Zot, cili ësht’ ay ?”
26 Jisuj përgjigjetë: “Ay është, që unë kur të ngjyenj kafshatënë t’i ap.” Edhe ngjeu kafshatënë, e ia ep Judhës’ Iskariotit, të birit Simonit.
27 Edhe pas kafshatësë, atëhere Satanaj hyri tek ay. Jisuj pra i thotë: “Ç’ke për të bërë, bëje shpejt.”
28 Edhe asndonjë prej atyreve që ishinë ndenjurë ndë mësallë nuk’ e kupëtoj këtë fialë, përse i tha.
29 Sepse ca kujtoninë se Jisuj i thotë: “Blij ç’na duhetë për të kremtenë”, edhe t’u apë ndonjë gjë të vobeqet; sepse Judha kishte kuletën’ e aspravet.
30 Ay pra si mori kafshatënë, dolli jashtë përnjëherë; edhe ishte natë.
31 Si dolli pra ay , Jisuj thotë: “Ndashti u lavdua i bir’ i njeriut, edhe Perëndia u lavdua nd’atë.
32 Ndë u lavdua Perëndia nd’ atë, edhe Perëndia do ta lavdonjë ndë vetëhet të ti, edhe përnjëherë do ta lavdonjë.
33 Dielmthit’ e mi, edhe pakëzë jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikundrë u thashë Judhenjet, se: Atie ku vete unë, ju s’munt të vini, po ua them ndashti edhe juve.
34 U lë juve një porosi të re: Të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve, edhe ju të doni njëri tiatrinë.
35 Prej kësaj do t’u njohënë juve të gjithë, se jeni nxënësit’ e mi, ndë qoftë se keni dashuri njëri mbë tiatrinë.”
36 Simon Pietri i thotë: “Zot, ku vete?” Jisuj iu përgjeq: “Atie ku vete unë , ti s’munt të më vinjç prapa ndashti; po pastaj do të më vinjç prapa.”
37 Pietri i thotë: “Zot, përse nukë munt të të vinj prapa ndashti? Do të vë jetënë time për tyj.”
38 Jisuj iu përgjeq: “Jetënë tënde do të vëç për mua? Me të vërtetë, me të vërtetë po të them tyj: Nukë do të këndonjë gjeli, gjersa të më mohonjç tri herë.”