1 Edhe passi u pa e udhësë të lundrojmë për Itali, dhanë Pavlinë edhe ca të lidhurë të tjerë te një urdhërqindës që qjuhej Julë, prej tufësë Perandorit Avgustit .
2 Edhe si hym ndë një lundrë Adhramittine, edhe kishim për të lundruarë ndëpër vënde të Asisë, vajtëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarhunë Maqedhonasinë nga Thessallonika.
3 Edhe ditënë tietërë harritëm ndë Sidhonë; edhe Juli u pru njerëzisht te Pavli, edhe e la të vejë te miqt’ e të prëhetë.
4 Edhe si u ngritëm që andej, lundruamë ndënë Qyprë, sepse erërat ishinë kundrë.
5 Edhe si kapëtuamë detin’ e Qiliqisë edhe të Pamfylisë, erthmë ndë Myra të Lyqisë.
6 Edhe atie urdhërqindësi gjeti një lundrë Aleksandhriane, që lundronte për Itali, edhe na vuri brënda nd’ atë.
7 Edhe shumë dit tuke lundruarë nga dalë, mezi harritëm ndë Knidhë, po passi nukë na linte era, lundruamë ndënë Kritënë prej anësë Sallmonësë.
8 Edhe mezi e kaptuam e erthmë ndë një vënt që qjuhetë Limënet’ e Mirë, aty afër ishte qyteti Llasësë.
9 Edhe passi pat shkuarë shumë kohë, edhe të lundruarëtë ndashti ishte i rrëzikshim, sepse edhe agjërimi ndashti kishte shkuarë, Pavli i mësonte, tuke thënë atyre:
10 “O burra, shoh se këta të lundruarë do të bënetë me të hequrë keq e me shumë dëm, jo vetëmë të barrës’ e të lundrësë, po edhe të jetësë sonë.”
11 Po urdhërqindësi i dëgjonte më tepërë timonierit edhe të zot lundrësë, se fialëvet Pavlit.
12 Edhe limani passi s’ishte i mirë për të dimëruarë, më të shumëtë bënë këshillë të ngrihen’ edhe që andeje, që të harrinjënë ndë Finikë, ndë qoftë se muntninë, edhe të dimëronjën’ atie, që është një liman i Kritësë që vë re prej erësë Livësë, edhe prej erësë Horit.
13 Edhe kur fryti pak erë shiu, kujtuanë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepinë , edhe lundruanë përanë Kritësë.
14 Po pas pakëzë here dolli një erë thëllimi kundrë asaj, që qjuhet’ Evroklydhon.
15 Edhe passi u rrëmbye lundra, edhe s’munt t’i qëndronte erësë, e lëshuam’ e biheshim andej e këtejë.
16 Edhe si shkuanë ndë një ujdhezë të vogëlë që qjuhetë Kllavdhë, mezi muntmë të vëmë govatënë ndënë pushtet tënë ;
17 Të cilënë si e ngritnë, bëninë ndihmë tuke ngjeshurë lundrënë përposh; edhe kështu biheshim andej e këtejë.
18 Edhe passi kishim motinë fort të lik, ditënë tiatërë derthnë gjënë ndë det.
19 Edhe ditën’ e tretë hudhëm plaçkat’ e lundrësë me duartë tona.
20 Edhe për shumë dit nukë dukeshin’ as dielli as yjetë, edhe na zu një mot i keq, kaqë shumë, sa na u hoq më shpëresa, se do të shpëtonimë.
21 Edhe si kishinë shumë kohë pa ngrënë, atëherë qëndroj Pavli ndë mest atyreve, e tha: “Duhej, o burra, të më dëgjonitë, edhe të mos ngriheshitë nga Krita, që të mos na ishte bërë këta të hequrë keq e kyj dëm.
22 Edhe ndashti u mësonj juve të keni zëmërë, sepse nukë do të humbasë asndonjë shpirt prej jush, veç lundrësë.
23 Sepse këtë natë m’u duk ëngjëll’ i Perëndisë, të cilit jam, edhe të cilin lus,
24 Tuke thënë: Mos kij frikë, Pavël; duhetë të dalç përpara Qesarit; edhe ja Perëndia te t’i ka falurë gjith’ ata që lundronjënë bashkë me tyj.
25 Përandaj kini zëmërë, o burra; sepse besonj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikundrë më është folurë.
26 Edhe duhetë të biemë jashtë mbë një ujdhesë.”
27 Edhe si erdhi nat’ e katërmbëdhiettë, kur po biheshim neve lart e poshtë ndë det të Adriasë, ndë mesnatë detarëtë kujtoninë se po afëronenë ndë ndnjë vënt.
28 Edhe kur hothnë skandhallinë, gjetnë njëzet pash ujë ; edhe si vanë pakëzë më tejë, hothnë përsëri skandhallinë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhietë pash.
29 Edhe passi kishinë frikë se mos bininë përjashta mbë vënde t’ ashpëra, hothnë katrë grepa prej bishtit lundrësë, edhe luteshinë të bënetë ditë.
30 Po passi detarëtë kërkoninë të ikëninë nga lundra, edhe sbritnë govatënë ndë det, tuke shtyrë shkak se kishinë për të hedhurë grepa prej ballit lundrësë,
31 Pavli i tha ujrdhëqindësit edhe ushtëtorëvet: “Ndë mos ndenjçinë këta ndë lundrët, ju s’munt të shpëtoni.”
32 Atëhere ushtëtorëtë prenë litarët’ e govatësë, edhe e lanë të bierë jashtë.
33 Edhe gjersa zuri të bënetë ditë, Pavli u lutej të gjithëve të marrënë gjë për të ngrënë, tuke thënë: “Sot ësht’ e katër-mbë-dhietta ditë që prisni, edhe jeni esullë pa ngrënë gjë.
34 Përandaj u lutem juve të merrni gjë për të ngrënë; sepse këjo është për shpëtiminë tuaj; se asndonjërit prej jush nukë do t’i bierë qime floku prej kresë.”
35 Edhe si tha këto, mori bukë, e iu fal ndersë Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, zuri të hajë.
36 Edhe të gjithë si muarnë zëmërë, muarnë edhe ata të hanë.
37 Edhe ishim të gjithë ndë lundrët dy qint e shtatë-dhiet’ e gjashtë shpirtë.
38 Edhe si u nginjënë tuke ngrënë, lehtësuanë lundrënë tuke hedhurë grurëtë jashtë ndë det.
39 Edhe kur u gëdhi, nukë njihninë vëndinë; po vështroninë një gji, që kishte buzë deti, edhe bënë këshillë të shtijenë jashtë lundrënë mb’ atë, ndë qoftë se muntninë.
40 Edhe si hoqnë lart grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjëherë të lidhurat’ e timonit; edhe ngritnë pëlhurën’ e mesme nga frynte era , edhe e mbaninë ndë buzë të detit.
41 Edhe si ranë mbë një vënt që ishte prej dy anësh det, shtynë jashtë lundrënë; edhe balli lundrësë, si u mbështet, mbeti e nukë tundej, po bishti lundrësë po shkallmonej nga të përpiekurit’ e valëvet.
42 Edhe ushtërorëtë bënë këshillë të vrisinë të lidhurit, që të mos ikte ndonjë tuke bërë mbë not.
43 Po urdhërqindësi passi donte të shpëtonte Pavlinë, i ndaloj nga këjo këshillë, edhe urdhëroj sa muntninë të bënjënë mbë not, të hidhenë përpara e të dalënë mbë tokët.
44 Edhe të tierëtë duallnë , ca mbi dërrasa, e ca mbi copat’ e thyera të lundrësë.
Edhe kështu shpëtuanë të gjithë mbë tokët.