1 Edhe Jisuj vate ndë malt të Ullinjvet.
2 Edhe mbë të vagulluarët erdhi përsëri ndë hieroret, edhe gjithë llauzi vinte tek ay; edhe ay ndenji e i mësonte.
3 Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë i bijenë një grua zënë ndë kurvëri, edhe si e vunë ndë mest, i thonë:
4 “Mësonjës, këjo grua është zënë mbi punët tuke kurvëruarë.
5 Edhe Mojsiu na ka porositurë ndë nomt, të tillatë gra të vritenë me gurë; ti pra ç’thua?”
6 Edhe këtë e thoshinë tuke ngarë atë, që të kenë me se ta përflasënë. Po Jisuj u kërrus poshtë, e shkruante me gisht mbë dhet.
7 Edhe passi qëndroninë tuke pyetur’ atë, u ngrit, e u tha atyre: “Cili prej jush të jet’ i pafaj, kyj më përpara le të hedhë gurinë mbi atë.”
8 Edhe përsëri u kërrus poshtë, e shkruante mbë dhet.
9 Edhe ata kur dëgjuanë këtë , edhe pasi qërtoneshinë nga ndërgjegjëja, dilninë jashtë një nga një, zënë që prej pleqsh e gjer mbë të fundëshmit; edhe Jisuj mbeti vetëmë, edhe gruaja tuke ndenjurë ndë mest.
10 Edhe Jisuj si u ngrit, edhe nukë pa asndonjë veç gruasë, i tha asaj: “Grua, ku jan’ ata që të përflisinë? Asndonjë s’të gjykoj për të ligë.”
11 Edhe ajo tha: “Asndonjë, Zot.” Edhe Jisuj i tha: “As unë nukë të gjykonj për të ligë; shko, edhe mos fëje më.”
12 Jisuj pra përsëri u foli atyre, tuke thënë: “Unë jam drita e botësë; ay që më vien pas, nukë do t’ecënjë nd’ errësirët, po do të ketë dritën’ e jetësë.”
13 Farisenjtë pra i thanë: “Ti martiris për vetëhenë tënde; martiria jote nuk’ ësht’ e vërtetë.”
14 Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Edhe unë ndë martirisça për vetëhenë time, martiria ime ësht’ e vërtetë, sepse e di nga erdha, e ku vete, po ju s’e dini nga erdha, e ku vete.
15 Ju gjykoni pas mishit; unë nukë gjykonj njeri.
16 Po edhe ndë gjykofsha unë, gjyqi im ësht’ i vërtetë; sepse nukë jam vetëmë, po unë edhe Ati që më dërgoj.
17 Edhe është shkruarë ndë nomt tuaj, se Martiria e dy njerësve ësht’ e vërtetë.
18 Unë jam ay që martiris për vetëhenë time, edhe Ati që më dërgoj martiris për mua.”
19 I thoshinë pra: “Ku ësht’ yt atë?” Jisuj u përgjeq: “As mua s’më dini, as tem Atë; ndë më dinitë mua, do të dinit’ edhe tim Atë.”
20 Këto fialë i foli Jisuj ndë vënt të thesarit, tuke mësuarë ndë hieroret; edhe asndonjë nuk’ e zuri, sepse edhe s’i kishte ardhur’ ora.
21 Jisuj pra u tha përsëri atyre: “Unë po vete, edhe do të më kërkoni, edhe do të vdisni ndë fajt tuaj. Edhe ku vete unë, ju nukë munt të vini.”
22 Judhenjtë pra thoshinë: “Mos do të vrasë vetëhen’ e ti, e përandaj thotë: Atie ku vete unë, ju s’munt të vini?”
23 Edhe ay u tha atyre: “Ju jeni prej atyre së poshtërash, unë jam prej së lartash. Ju jeni prej kësaj bote; unë s’jam prej kësaj bote.
24 U thashë pra juve, se do të vdisni ndë fajet tuaja, sepse ndë mos besofshi se unë jam, do të vdisni ndë fajet tuaja.”
25 I thoshinë pra: “Cili je ti?” Edhe Jisuj u tha atyre: “Atë që u thashë juve që përpara herësë.
26 Shumë kam për të thënë, e për të gjykuarë për ju; po ay që më dërgoj ësht’ i vërtetë; edhe unë sa dëgjova prej ati, këto i them botësë.”
27 – Nukë kupëtuanë, se u thoshte atyre për Atinë.
28 Jisuj pra u tha atyre: “Kur të ngrini lart të birin’ e njeriut, atëhere do ta njihni se unë jam, edhe nukë bënj asgjë prej vetëhesë s’ime, po sikundrë më mësoj im Atë, këto flas.
29 Edhe ay që më dërgoj është me mua; Ati nukë më ka lënë vetëmë; sepse unë bënj përherë ato që i pëlqënjënë.”
30 Ay tek ishte tuke folurë këto, shumë vetë i besuanë.
31 Jisuj pra u thoshte atyre Judhenjet që i kishinë besuarë: “Ndë qoftë se mbesoni ju ndë fialët time, jeni me të vërtetë nxënësit’ e mi;
32 Edhe do të njihni të vërtetënë, edhe e vërteta do t’u lironjë juve.”
33 Iu përgjeqnë ati: “Jemi far’ e Avraamit, edhe nukë jemi bërë kurrë shërbëtorë asnjeriu; qysh thua ti, se: Do të bëheni të liruarë?”
34 Jisuj u përgjeq atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se kushdo që bën fajinë, është shërbetuar i fajit.
35 Edhe shërbëtori nukë mbet ndë shtëpi për gjithë jetënë; po biri mbet për gjithë jetënë.
36 Ndë u liroftë pra juve Biri, me të vërtetë do të jeni të liruarë.
37 E di se jeni far’ e Avraamit; po kërkoni të më vrisni, sepse fiala ime nukë zë vënt ndër ju.
38 Unë flas ç’kam parë përanë tim eti; edhe ju kështu bëni ç’keni parë prej atit tuaj.”
39 Iu përgjeqnë e i thanë: “Ati ynë ësht’ Avraami.” Jisuj u thot’ atyre: “Ndë qoftë se ishitë bijt’ e Avraamit, do të bënitë punërat’ e Avraamit.
40 Po ndashti kërkoni të më vrisni, njeri që u kam folurë të vërtetënë, që dëgjova prej Perëndisë.
41 Avraami nukë bëri këtë. Ju bëni punërat’ e atit tuaj.” I thanë pra: “Neve s’kemi lindurë prej kurvërie, një atë kemi, Perëndinë.”
42 Jisuj pra u tha atyre: “Ndë qoftë se ishte Perëndia ati juaj, do të më donitë; sepse unë prej Perëndisë dolla, edhe vinj prej ati ; sepse nuk’ ardhç prej vetëhesë sime, po ay më dërgoj.
43 Përse nukë njihni të foluritë tim? Sepse nukë munt të dëgjoni fialënë time.
44 Ju jeni prej atit diallit, edhe doni të bëni dëshërimet’ e atit tuaj. Ay ishte që përpara herësë njerivrasës, edhe nukë qëndron ndë të vërtetët; sepse e vërtetë nuk’ është tek ay. Kur flet gënjeshtrënë, flet nga të tijatë; sepse është gënjeshtar, edhe i ati asajgënjeshtrësë .
45 Po mua, sepse them të vërtetënë, nukë më besoni.
46 Cili prej jush më shan për faj? Po ndë them të vërtetënë, përse s’më besoni ju?
47 Ay që është prej Perëndisë, dëgjon fialët’ e Perëndisë; përandaj ju nukë dëgjoni, sepse nukë jeni prej Perëndisë.”
48 Judhenjtë pra u përgjeqnë e i thanë: “Nukë themi mirë ne, se ti je Samarit, edhe ke diallë?”
49 Jisuj u përgjeq: “Unë s’kam diallë, po nderonj tem Atë, edhe ju me turpëroni.
50 Edhe unë s’kërkonj lavdinë time; ka kush kërkon e kush gjykon.
51 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ndë ruajtë ndonjë fialënë time, nukë do të shohë vdekëje për gjithë jetënë.”
52 Judhenjtë pra i thanë: “Ndashti e muarëm vesh, se ke diallinë. Avraami vdiq edhe profitritë, edhe ti thua: Ndë ruajtë ndonjë fialënë time, nukë do të ngjëronetë vdekëje për gjithë jetënë.
53 Sos je ti më i math se ati ynë Avraami, i cili vdiq? Edhe profitritë vdiqnë; cilinë e bën vetëhenë tënde ti?”
54 Jisuj u përgjeq: “Unë ndë lavduronj vetëhenë time, lavduria imë s’ësht’ asgjë; im Atë ësht’ ay që më lavduron, për të cilinë ju thoni se është Perëndia juaj;
55 Edhe s’e keni njohurë, po unë e njoh; edhe ndë thënça se nuk’ e njoh, do të jem posi ju, gënjeshtar; po e njoh, edhe ruanj fialën’ e ati.
56 Avraami, ati juaj, gëzonej të shohë ditënë time; edhe e pa, e u gëzua.”
57 Judhenjtë pra i thanë: “Pesë-dhietë vjet edhe s’i ke, edhe ke parë Avraaminë?” Jisuj u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Para se të lintnjë Avraami, unë jam.”
58 Ngritnë pra gurë që të siellënë mb’ atë, po Jisuj u fsheh, edhe dolli nga hieroreja, edhe shkoj ndëpër mes t’atyreve; edhe kështu iku.