1 Edhe pastaj pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte pushtet të math; edhe dheu u ndrit prej lavdisë ati.
2 Edhe bërtiti (fort) me zë të math, e tha: “Ra, ra Vavyllona” e madhe, edhe u bë të ndenjurit’ e diajvet, edhe burgu i çdo fryme të ndyrë, edhe burgu i çdo farë shpese të ndyrë e të mëriturshëme.
3 Sepse gjithë kombetë pinë nga vera e zemërimit kurvërisë asaj, edhe mbëretërit’ e dheut kurvëruanë bashkë me atë, edhe tregjetarët’ e dheut u bënë të pasurë nga fuqia e dëshërimit asaj.”
4 Edhe dëgjova një tiatërë zë nga qielli që thoshte: “Dilni prej asaj, llauzi im, që të mos keni shoqëri bashkë ndër fajet t’ asaj, edhe të mos merrni nga plagët’ e asaj;
5 Sepse fajet’ e asaj arrinë gjer mbë qiell, edhe Perëndia kujtoj paudhërit’ e asaj.
6 Paguani asaj, sikundrë edhe ajo ua pagoj juve , edhe ia paguani për një dy pas punëravet asaj; me atë kupënë që shtyri, shtini asaj për një dy.
7 Sa lavdoj vetëhen’ e saj edhe nxori dëshërimnë, kaqë mundim e vajë epni asaj; sepse thotë me zemërën’ e saj: “Po rri mbëretëreshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam për të bërë vaje.”
8 Përandaj për një ditë do t’i vinjënë plagët’ e asaj, vdekëje edhe vajë edhe zi buke ; edhe do të digjetë ndë ziarr, sepse Zoti Perëndi, që gjukon atë ësht’ i fortë.
9 Edhe do të klanjënë për atë e do të ndukenë për atë mbëretërit’ e dheut, ata që kurvëruan’ edhe nxuarnë dëshërimnë bashkë me atë, kur të shohë tymin’ e të diegurit asaj.
10 Ndenjurë ata prej së largu, nga frika e mundimit asaj, tuke thënë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, Vavyllona, qyteteja e fortë, sepse gjyqi yt erdhi për një orë.
11 Edhe tregjetarët’ e dheut klanjën’ e bënjënë vajë për atë, se asndonjë nuk’ u blen më barrët’ e atyreve;
12 Barrë ari e argjëndi, e gurësh të nderëshëm, e margaritarësh, e pëlhure të hollë, e porfire, e mëndafshi, e të kuqeje; edhe çdo dru thyjne, e çdo enë elefandineje, e çdo enë prej druje fort të nderëshëme, e rami, e hekuri, e marmari;
13 Edhe kanellë, e qemëra, e vall ere, e livan, e verë, e val, e semidhall, e grurë, e bagëti, e dhën, e kuaj, e qerre, e shërbëtorë, e shpirtëra njerëzish.
14 Edhe pemët’ e dëshërimit shpirtit tënt iknë prej teje, edhe gjithë të majmet’ edhe të ndrituratë iknë prej teje, edhe nukë do t’i gjenjç më.
15 Tregjetarët’ e këtyreve, që u bënë të pasurë nga ajo, do të rrinë prej së largu nga frika e mundimit asaj, tuke klarë e tuke bërë vajë,
16 E do të thonë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që ishte veshurë me vishnje e me porfirë e me të kuqe, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshëm e me margaritarë; sepse për një orë u shkretua gjithë këjo gjë.”
17 Edhe çdo qivernitar, edhe çdo shumicë që është mbi lundrat, e detarë, e gjithë sa punonjënë detinë, ndënjnë për së largu.
18 Edhe bërtisninë, kur shihninë tymin’ e të diegurit asaj, tuke thënë: “Cila qe posi këjo qyteteja e madhe?”
19 Edhe hothnë pluhër mbi krerët të tyre, edhe bërtisninë tuke klarë e tuke bërë vajë, e thoshinë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që nd’ atë u bënë të pasurë nga nderi asaj gjith’ ata që kishinë lundra ndë det, sepse për një orë u shkretua.”
20 Gëzonu për atë, o qiell, edhe ju apostojt’ e shënjtëruarë edhe profitëritë, sepse Perëndia gjukoj gjyqinë tuaj kundrë asaj.”
21 Edhe një ëngjëll i fortë ngriti një gur mulliri të math, edhe e hodhi ndë det, tuke thënë: “Kështu do të hidhetë me fërtymë Vavyllona, qyteteja e madhe, edhe nukë do të gjëndetë më.
22 Edhe zë qitharorësh e musikorësh e fyellorësh e trumbetarësh nukë do të dëgjonenë më te ti; edhe çdo mieshtrë prej çdo farë mieshtrie nukë do të gjëndetë më te ti; edhe zë mulliri nukë do të dëgjonetë më te ti.
23 Edhe dritë kandili nukë do të ndrisnjë më te ti; edhe zë dhëndërri e nuseje nukë do të dëgjonetë më te ti; sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhenjt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u kobuanë nga magjia jote.
24 Edhe nd’atë u gjënt gjak profitërësh e shënjtorësh, edhe gjith’ atyreve që janë therurë mbë dhet.