1 Atëhere mbëlidhenë tek ay Farisejtë, edhe disa nga shkronjësitë, që kishin’ ardhurë nga Jerusalimi.
2 Edhe kur panë dica nga nxënësit’e ati tuke ngrënë bukë me duar të ndyra, domethënë të palara, i shanë.
3 (Sepse Farisejt’ edhe gjithë Judhejtë, ndë mos lafshinë duartë gjer ndë bilure, nukë hanë, sepse mbajnë fialënë që u kanë lënë pleqtë.
4 Edhe kur këthenenë nga tregu, ndë mos u lafshinë, nukë hanë; edhe shumë të tiera jan’ ato që kanë marrë t’i mbajnë, të lara potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratërash).
5 Pasandaj Farisejt’ edhe shkronjësit’ e pyesënë: “Përse nxënësit’ e tu nuk’ ecëjënë sikundrë kanë lënë fialë pleqtë, po hanë bukë me duar të palara?”
6 Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Se Isaja profitepsi mirë për ju ipokritëtë, sikundrë është shkruarë: “Kyj llauzi më nderon me buzët, po zemëra e atyreve është lark prej meje.
7 Edhe kot më kanë frikë, tuke mësuarë mësime, që janë porosi njerëzish.”
8 Sepse keni lënë porosin’ e Perëndisë, e mbani fialëtë që kanë lënë njerëzitë, të lara qelqesh e potirash, edhe bëni shumë të tiera tillash kështu.”
9 Edhe u thosh atyre: “Mirë e hithni poshtë porosin’ e Perëndisë, që të ruani fialënë që keni lënë ju.
10 Sepse Mojsiu tha: “Ndero tët atë e tët ëmë”, edhe: ”Kush flet keq për tatënë a për t’ëmënë, le të vritetë.”
11 Po ju thoni: Njeriu ndë i thëntë tet a s’ëmësë: Kurban, që do me thënë dhurëti, është ç’të mirë ke për të parë prej meje,mjaft .
12 Edhe s’e lini më t’i bëjë gjë tet a s’ëmësë.
13 Edhe shkelni fialën’ e Perëndisë për fialënë tuaj që keni lënë; edhe bëni shumë të tillash kështu.”
14 Pasandaj si thirri përanë gjithe gjëndëjenë, u thosh atyre: “Të gjithë më dëgjoni, edhe merrni vesh:
15 S’është ndonjë gjë që i hyn përjashta njeriut që munt ta ndynjë, po ato që dalënë nga ay, ato janë që ndyjënë njerinë.
16 Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.”
17 Edhe kur hyri ndë shtëpi prej gjëndëjesë, nxënësit’e ati pyesninë për paravolinë.
18 Edhe ay u thotë atyre: “Kështu edhe ju jeni të pamarrë vesh? S’merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut përjashta nukë munt ta ndyjë?
19 Sepse nukë hyn ndë zemërë t’ati, po ndë barkut; edhe del mbë të dalët, që qëron gjithë të ngrënatë.”
20 Po thoshte, se: “Ç’del nga njeriu, ajo ndyn njerinë.
21 Sepse përbrënda nga zemër’ e njerëzet dalënë mendimet’ e liq, ndyrësira, kurvëria, vrasëje, viedhësira, lakëmime,
22 Të keqe, kobim, tepërë-ndryrësirë, syri lik, vllasfimi, madhështi, marrësi.
23 Gjithë këto të liga dalënë përbrënda, edhe ndyjënë njerinë.”
24 Edhe u ngre prej andej, e vate ndë sinoret të Tyrës’ e të Sidhonësë, edhe si hyri ndë shtëpi, nukë deshi ta marrë vesh asndonjë, po s’mundi të fshihetë.
25 Sepse një grua, të cilësë e bila vogëlë kishte frymë të ndyrë, kur dëgjoj për atë, erdhi e i ra ndër këmbë.
26 Edhe ajo gruaja ishte Greke, Syrofiniqe nga kombi; edhe i lutej të kërrejë diallinë prej së bilësë.
27 Po Jisuj i tha asaj: “Le të nginjenë më përpara dielmtë; sepse s’është mirë të marrë ndonjë bukën’ e dielmvet, edhe t’ia hedhë këlyshvet qënvet.
28 Po ajo u përgjeq e i tha: “Po, Zot, sepse edhe këlysht’ e qenvet përposh truvezësë hanë nga thërrimet’e çunavet vegjëlë.”
29 Edhe ay i tha asaj: “Për këtë fialë shko; dialli dolli nga jot bilë.”
30 Edhe ajo kur vate ndë shtëpi të saj, gjeti diallinë se kish dalë, edhe të bilënë rënë mbi shtrat.
31 Pasandaj si dolli përsëri nga sinoret’ e Tyrës’ e të Sidhonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndëpër mes të sinoreve Dhekapolësë.
32 Edhe bijënë një shurth belbuq, edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë.
33 Edhe ay e mori prej gjëndëjesë veçanë, e vuri gishtërat’ e ti ndë veshët t’ati, edhe si pështyti, i preku gluhënë ati.
34 Edhe si shtiu sytë mbë qiell, psherëtiti, edhe i tha: “Effatha”, që do me thënë: Hapu.
35 Edhe përnjëherë u hapnë veshët’ e ati, edhe u sgjith të lidhurit’ e gluhës’ ati, edhe fliste drejtë.
36 Edhe i porositi mos i thonë asndonjërit; po ay sa i porosiste, ata kaqë shumë më tepërë ata leçitninë.
37 Edhe çuditeshinë fort tepërë e thoshinë: “Mirë i ka bërë të gjitha; edhe bën shurdhatë të dëgjojënë, edhe memecëtë të flasënë.”