1 Sepse e dimë, se ndë prishtë shtëpia jonë e balttë e kësaj tende, kemi tiatërë ndërtesë prej Perëndisë, një shtëpi bërë pa dorë e të pasosurë ndë qiejet.
2 Sepse ndë këtë tendë neve psherëtimë, tuke dëshëruarë të veshmë përsipër atë shtëpinë tonë që është nga qielli.
3 Ndë qoftë se kemi veshur’atë , s’do të gjëndemi sveshurë.
4 Sepse neve që jemi ndë këtë tendë, pshërëtimë prej së rëndësë, sepse s’duam ta sveshmë, po ta veshmë përsipër, që të përpihet’ ajo që është’e mortëshime prej jetësë.
5 Edhe ay që na bëri për këtë të tillë punë, është Perëndia, që na dha edhe kaparin’ e Frymësë.
6 Tuke pasurë pra zemërë përherë, edhe tuke diturë, se gjersa rrimë ndë trupt, jemi larg nga Zoti;
7 (Sepse ecëjmë me besë, e jo me faqe).
8 Përandaj kemi zemërë edhe na pëlqen më tepërë të jemi lark nga trupi, e të jemi afërë Zotit.
9 Edhe përandaj përpiqemi, a tuke qënë lark, a tuke qën’ afërë, të jemi të pëlqyerë tek ay.
10 Sepse neve të gjithë gjan të dukemi përpara gjykatësë Krishtit, që të shpagunetë gjithësecili për ato punë që janë punuarë nga trupi, a të mirë, a të ligë.
11 Tuke diturë pra frikën’ e Zotit, njerëzëvet ua mbushmë mëndëjenë, po te Perëndia jemi të shpërfaqurë; shpërenj se edhe ndë ndërgjegjëjet tuaj jemi të shpërfaqurë.
12 Sepse nukë ndorëzojmë vetëhenë tonë përsëri te ju, po u apëmë juve shkak të mburremi për neve, që të keni ç’t’u thoni atyre që mburrenë me faqe, e jo me zemërë.
13 Sepse a se jemi jashtë mënç, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mënt, për ju jemi.
14 Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon; sepse këtë e gjykojmë, se ndë vdiq një për të gjithë, vallë të gjithë vdiqnë?
15 edhe vdiq për të gjithë, që të mos rronjënë më për vetëhen’ e tyre ata që rronjënë, po për atë që vdiq edhe u ngjall për ata.
16 Përandaj neve që ndashti e paskëtaj s’njohëmë asndonjë pas mishit; edhe ndonëse njohëm Krishtinë pas mishit, po ndashti më s’e njohëmë.
17 Përandaj ndë qoftë ndonjë mbë Krishtinë, kyj është ndërtes’ e re; të vietëratë shkuanë, ja të gjitha tek u bënë të ra.
18 Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoj me vetëhen’ e ti me anë të Jisu Krishtit, edhe na dha shërbesën’e pajtimit;
19 Se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tuke pajtuarë botënë me vetëhen’ e ti, pa ua njohurë atyre fajetë; edhe vuri ndër ne fialën’ e pajtimit.
20 Ndashti pra lajmësojmë për Krishtinë, sikurse t’u lutej juve Perëndia me anë tonë; u lutemi juve pra për Krishtinë, pajtohi me Perëndinë.
21 Sepse Perëndia bëri fajtuar për ne atë që s’njohu faj, që të bënemi drejtëria e Perëndisë prej ati.