1 Zëmë përsëri të ndorëzojmë vetëhenë tonë? Apo mos kemi nevojë, sikundrë ca vetë , për karta të ndorëzuari te ju, a për karta të ndorëzuari prej jush?
2 Ju jeni karta jonë shkruarë brënda ndë zemërat tona, që njihet’ e këndonetë nga gjithë njerëzitë.
3 Edhe shpërfaqeni se jeni një karta e Krishtit, punuarë prej nesh, që është shkruarë jo me mellan, po me Frymën’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, po mbë rrasa të mishta të zemrësë.
4 Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit;
5 Jo se jemi të zotërit e vetiut të kupëtojmë ndonjë gjë, posi prej vetëhesë tonë, po Perëndiaësht’ i zoti për ne.
6 Ay që na bëri të zotëritë të jemi shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të shkronjësë, po të frymësë; sepse shkronja vret, po fryma ep jetë.
7 Po ndë qoftë se shërbesa e vdekëjesë, shkruar’ edhe shtypurë ndë gur, u bë e lavduarshime, kaqë sa të bijt’ e Israilit s’munt të vështroninë me sy faqen’ e Moisiut nga lavdia e faqes’ ati, që ishte për të prishurë,
8 Qysh nukë do të jetë më shumë e lavduarshime shërbesa e Frymësë?
9 Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjykimit për dëm është lavdi, shumë më tepërë tepron ndë lavdit shërbesa e drejtërisë.
10 Sepse as ajo që qe e lavduarshime s’u lavdua mbë këtë anë, për punë t’asaj lavdisë që ia kapërxen tepërë.
11 Sepse ndë qoftë se ajo që ishte për të prishurë qe e lavduarshime, shumë më tepër’ ësht’ e lavduarshime ajo që mbet.
12 Tuke pasurë pra të tillë shpëresë, flasmë shumë me sy hapëtë.
13 Edhe jo sikundrë Moisiu që vinte mbulesë mbi faqet të ti, që të mos vështroninë me sy të bijt’ e Israilit të mbaruarët’ e asaj që ishte për të prishurë.
14 Po mendimet’ e atyreve u verbuanë; sepse gjer ditën’ e sotme u mbeti ajo mbulesë pasbuluarë mbë të kënduarët të dhiatësë vietërë, që ajombulesë është e prishurë nga Krishti.
15 Po gjer sot, kur këndonetë Moisiu, mbulesa gjëndetë mbi zemërët t’ atyre.
16 Po kur të këthenetë te Zoti, do t’i hiqetë mbulesa.
17 Po Zoti është fryma; edhe ku është Frym’ e Zotit, atie është të liruarë.
18 Po neve të gjithë tuke parë lavdin’ e Zotit me faqe sbuluarë posi ndë pasqyrë, ndërrojmë formënë mb’ atë shëmbëllesë prej lavdie mbë lavdi, posi prej Frymësë Zotit.