1 Gjithënjë dëgjonetë një kurvëri ndër ju, edhe e këtillë kurvëri që as ndër kombet (nukë zihetë n’gojë), kaqë sa një të ketë gruan’ e t’et.
2 Edhe ju jeni madhështuarë, e jo të bënitë vajë më shumë, që të ngrihetë nga mezi juaj ay që bëri këtë punë.
3 Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trup, po me shpirti jam aty, ndashti sikur jam aty gjykova atë që punoi këtë ashtu,
4 Mb’emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti im me fuqin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit,
5 Ta epni të tillinë njeri ndë dorë të Satanajt për prishëjen’ e mishit, që t’i shpëtonjë shpirti ndë ditët të Zotit Jisu.
6 Nuk’ ësht’ it mirë të mburruritë tuaj; nuk’ e dini se pak brumë mbruh gjithë të mbrujturitë?
7 Qërohi pra nga brumi i vietër, që të jeni të mbrujturë të ri, sikundrë jeni pa brum; sepse pashka jonë, që është Krishti, u bë kurban për ne.
8 Përandaj le ta mbajmë të kremtenë jo me brum të vietër, as me brum të së keqes’ e të së ligësë, po me të pabrumëra zemëre të këthiellët’ e të vërtetë.
9 U shkrova juvë ndë kartët, të mos përzihi me kurvarë.
10 Edhe jo fare me kurvarët’ e kësaj bote, a me lakëmimtarëtë, a me rrëmbesësatë, a me idhullatrëtë, sepse atëhere duhetë të dilni jashtë nga bota.
11 Po ndashti u shkrova juve, të mos përzihi, ndë qoftë ndonjë që qjuhetë vëlla, se është kurvar, a lakëmimtar, a idhullatrë, a përqeshës, a pianec, a rrëmbesës; me të tillinë as të mos hani bashkë.
12 Sepse ç’më duhetë të gjykonj edhe të jashtëmitë?
13 Nukë gjykoni ju të brëndëshmitë?
14 Po Perëndia do të gjykonjë të jashtëmitë; përandaj nxirni jashtë të ligunë nga mëzi juaj.