1 Si duallëm pra të drejtë prej besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit tënë Jisu Krisht,
2 Prej të cilit kemi edhe të hyrëtë me besënë ndë këtë hir, që qëndrojmë mb’ atë; edhe mburremi mbë shpëresën’ e lavdisë Perëndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo , po mburremi edhe mbë shtrëngimetë, tuke diturë, se shtrëngata bën durim,
4 E durimi provë, e prova shpëresë;
5 Edhe shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhurë ndë zëmërat tona me anë të Frymësë Shënjtëruarë që na është dhënë.
6 Sepse kur ishim neve edhe po të sëmurë, Krishti vdiq pas kohësë që qe urdhëruarë për të pabesëtë.
7 Sepse mezi do të vdesë ndonjë për njeri të drejtë; sepse për të mirinë mbase edhe kuxon ndonjë të vdesë.
8 Po Perëndia dëften dashurin’ e ti mbë ne, sepse kur jeshëm neve edhe po fajtorë, Krishti vdiq për ne.
9 Shumë më teprë pra, si duallëm të drejtë ndashti prej gjakut ati, do të shpëtojmë nga zemërata me anë t’ ati.
10 Sepse, ndë qoftë se kur jeshëm arëmiq paqtuam me Perëndinë me anë të vdekëjesë të Birit ati, shumë më tepër passi paqtuam do të shpëtojmë me anë të jetës’ ati.
11 Edhe jo vetëmë këtë , po edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit, me anë të cilit muarëm ndashti paqtimnë.
12 Përandaj sikundrë prej një njeriu hyri faji ndë botët, edhe prej fajit hyri vdekëja, edhe kështu shkoj vdekëja ndëpër gjithë njerëzit, sepse të gjithë fëjyenë;
13 (Sepse gjer ndë kohë të nomit qe faji ndë botët, po për faj nukë numëronetë, kur s’ka nom.
14 Po vdekëja mbëretëroj që prej Adhamit gjer mbë kohë të Mojsiut, edhe mb’ ata që nukë fëjyenë pas shëmbëllimit të shkelurit porosisë Adhamit, i cili ishte forma e ati që do të vinte.
15 Po dhurata nuk’është posi faji, sepse ndë qoftë se prej fajit të njërit vdiqnë të shumëtë, shumë më teprë hiri i Perëndisë edhe dhurata me anë të një njeriu, Jisu Krishtit, teproj mbë të shumët.
16 Edhe dhurata nuk’ është sikundrë dënimi që u bë prej njërit që fëjeu; sepse gjyqi prej njërit u bë për dëm të shumëve , edhe dhurëtia prej shumë fajeshu bë për të dalurë të drejtë.
17 Sepse ndë qoftë se prej fajit njërit mbëretëroj vdekëja prej njërit, shumë më teprë ata që marrënë tepëricën’ e hirit edhe dhurëtisë drejtërisë do të mbëretëronjënë ndë jetët prej njërit, Jisu Krishtit.)
18 Sikundrë pra prej një faji u bë dënim mbë gjithë njerëzit, kështu edhe prej një drejtërimi u bë mbë gjithë të dalënë të drejtë për jetë.
19 Sepse sikundrë nga të padëgjuarët’ e një njeriu u bënë fajtorë të shumëtë, kështu edhe nga të dëgjuarët’ e njërit do të bënenë të drejtë të shumëtë.
20 Edhe nomi hyri që të tepronjë faji. Edhe atie ku teproj faji, teproj më teprë hiri.
21 Edhe sikundrë mbëretëroj faji prej vdekëjesë, kështu edhe hiri do të mbëretëronjë prej drejtërisë për jetë të pasosurë me anë të Jisu Krishtit, Zotit tënë.
Krie e pesëtë
1 Sepse u bëm të drejtë dha me anë të besësë, kemi paq me Perndinë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
2 Që me anë t’atij muarrm edhe të hijturitë me anë të besësë ndë këtë dhurëti, që qëndrojëmë, e mburemi mbë shpëresë të nderit së Perndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo, po mburemi edhe ndë shtrëngime. E e dimë që shtrëngimi bën durimnë.
4 E durimi dhoqimi, e dhoqimia shpëresë.
5 E shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perndisë është derdhurë ndë zëmëra tona me anë të Shpirtit Shënjt që na është dhënë nevet.
6 Sepse kur jeshëm nevet edhe të sëmurë, mbë kohë të vëjierë Krishti vdiqi për nevet që jeshëm të pabesë.
7 Sepse mezi do të vdesë ndonjë për ndonjë njeri të drejtë, sepse për të mirënë mbase ka zëmërë njeri të vdesë.
8 Ma na dëfton nevet Perndia dashurin’ e tij, sepse kur jeshëm edhe fajëtorë nevet, Krishti vdiqi për ne.
9 Shumë më tepër ndashti do të shpëtojëmë nga urgjia me anë t’atij, sepse u ndreqm me gjak të tij.
10 Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij.
11 E jo vetëmë këjo, po edhe lëvdonemi mbë Perndinë për Zotnë tonë Iisu Hristonë, që me anë t’atij kemi marrë ndashti të paqtuaritë.
12 Pra andaj sikundrë për një njeri vetëmë hiri faji ndë këtë botë, e me faj bashkë hiri vdekëja, e kështu mbë gjithë njerëz shkoi vdekëja, mb’atë (njeri) gjithë fëjienë.
13 Sepse ngjera mbë kohë të nomit faji qe ndë botë, po nuk’ e kishnë për faj, sepse nukë qe nomi.
14 Po mbretëroi vdekëja që nga Adhami ngjera te Moisiu, edhe mb’ata që nukë fëjienë me të gjajturë të fajit s’Adhamit, që ai është kanoni i atij që do të vinte.
15 Po jo si faji, kështu është edhe dhurata. Sespe nd’është që ndë faj të njëit vdiqnë shumë, shumë më tepër tepëroi dhurata e Perndisë për dhurëti njëit njeriut Iisu Hristoit, ndë të shumëtë.
16 E nuk’ është e tila dhurëtia si faji i njëit që fëjeu; se gjuqi nga një është me dëm, ma dhurëtia është për të ndrequrë nga shumë faje.
17 Sepse nd’është me një faj të njëit njeriut për një vetëmë mbretëroi vdekëja, shumë më tepër ata që kanë marë të lirëtë të hirit e të dhurëtisë të së drejtësë, do të mbretërojënë ndë jetë për vetëmë Iisu Hristonë.
18 Sikundr’ erdhi adha vdekëja nga an’ e një fajit vetëmë mbë gjithë njerëz për dëm, kështu për gjuq të njëit vetëmë erdhi dhurëtia mbë gjithë njerëz për ndreqëjë jetësë.
19 Sepse sikundrë u bënë fajëtorë me të shumëtë me të padigjuarë të njëit njeriut, kështu edhe me të digjuarë të njëit do të bënenë të drejtë të shumëtë.
20 Nomi hiri që të tepërojë faji. E tek u shtua faji, atje tepëroi dhurata.
21 Që sikundrë mbretëroi faji ndë vdekëjë, kështu të mbretërojë edhe dhurëtia për të dhënë jetë të pasosurë, me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.