1 Edhe ay tuke dalurë nga hieroreja, i thotë një nga nxënësit’e ti: “Mësonjës, shih çfarë gurësh të mëdhej, edhe çfarë ndërtesash të mëdha!”
2 Edhe Jisuj u përgjeq, e i tha: “Sheh këto ndërtesa të mëdha? Nukë do të mbesë gur mbi gur që nukë do të rrëzonetë.”
3 Pastaj ay duke ndenjurë ndë Mal të Ullinjet, kundruell hieroresë, Pietri edhe Jakovi edhe Joanni edhe Andhreu e pyesninë veçanë:
4 “Thuajna, kurë do të bënenë këto, edhe ç’shenjë do të jetë , kur do të mbaronenë këto të gjitha?”
5 Edhe Jisuj, tuke përgjegjurë, zuri t’u thot’ atyre: “Vëni re mos u gënjejë ndonjë juve.
6 Sepse shumë vetë do të vinë mb’emërit tim, tuke thënë, se: “Unë jam”; edhe do të gënjejënë shumë vetë.
7 Edhe kur të dëgjoni luftëra, edhe zëra luftërash, mos u frikësoni; sepse duhetë të bënenë këto , po edhe nuk’ ësht’ e pastajmeja.
8 Sepse do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie; edhe do të bënenë tërmetëra vënde mbë vënde, edhe do të bënenë zira për bukë e trazyra. Këto janë të nisurit’ e të dhëmburavet.
9 Po ju vështroni vetëhenë tuaj, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenje, e ndëpër sinagogjia; do të rriheni, e do të rrini përpara qivernitarëve e mbëretërave për punë time, për martiri mb’ata.
10 Edhe duhetë të leçitet’ ungjilli më përpara ndëpër gjithë kombet.
11 Edhe kur t’u shpienë që t’u apënë juve ndër duar, mos kini kujdes përpara, se ç’keni për të folurë, as mos shkoni ndër mënt; po ç’t’u epetë juve nd’atë orë, këtë flisni; sepse s’jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Shënjtëruarë.
12 Edhe i vëllaj do t’ apë ndër duar të vëllanë për vdekëje, edhe i ati të birrë; edhe dielmtë do të ngrenë krye kundrë përintvet, edhe do t’i vrasënë.
13 Edhe të gjithë do t’u kenë mëri për emërinë tim; po kush të durojë gjer së prapmi, kyj do të shpëtojë.
14 Edhe kur të shihni “të ndyrët’ e së shkretuarësë”, që është thënë nga profiti Dhaniil, ndenjurë te nukë duhetë (ay që këndon le të kupëtojë), atëhere ataqë të jenë ndë Judhe, le të ikëjënë ndëpër malet.
15 Edhe ay që të jetë mbi kulmt të shtëpisë, le të mos sbresë ndë shtëpi, as le të mos ryjë të marrë gjë nga shtëpi’ e ti.
16 Edhe ay që të jetë nd’ arë, le të mos këthenetë prapa të marrë rroben’ e ti.
17 Po mjer ato që janë me barrë, edhe ato që kanë foshnje ndë gji nd’ato dit!
18 Edhe faluni që të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimërë.
19 Sepse nd’ ato dit do të jetë i këtillë shtrëngim, që nuk’ është bërë kështu që kur se është nisurë kriesa, që krioj Perëndia, gjer tani, edhe nuk është për të bërë.
20 Edhe Zoti ndë mos i kishte pasë shkurtuar’ ato dittë, s’kish për të shpëtuar’ asndonjë trup; po për të sgjedhuritë që i ka sgjedhurë, shkurtoj dittë.
21 Edhe atëhere ndë u thashtë juve ndonjë: “Na, ky është Krishti”, a: “Na ky ësht’ atie”, të mos besoni.
22 Sepse do të ngrihenë krishtërë të rrem, e profitërë të rrem, edhe do të bëjënë shenje e çudira, që të gënjejën’ edhe të sgjedhuritë, ndë munçinë.
23 Po ju vëni re; na tek u thashë juve të gjitha që përpara.
24 Po nd’ato dit, pas ati shtrëngimi, dielli do t’erretë, edhe hëna nukë do t’ apë dritën’ e saj,
25 Edhe yjet’e qiellit do të bijenë, edhe fuqiatë që janë ndë qiejet do të tundenë.
26 Edhe atëhere do të shohënë të birin’e njeriut tuke ardhurë ndër re me shumë fuqi e me lavdi.
27 Edhe atëhere do të dërgojë ëngjëjt’ e ti, edhe do të mbëledhë të sgjedhurit’ e ti nga të katrë erëratë, prej kandit dheut gjer mbë kant të qiellit.
28 Edhe prej drusë fikut mirrni vesh paravolinë: kur t’i bënet tani asaj dega e butë, edhe të nxierrë gjethetë, ta dini se vera ësht’ afërë.
29 Kështu edhe ju, kur të shihni këtoi se bënenë, dinia se ësht’ afërë dyervet.
30 Me të vërtetë po u thom juve, se kyj bres nukë do të shkojë, gjersa të bënenë këto të gjitha.
31 Qielli edhe dheu do të shkojënë; po fialët’ e mia nukë do të shkojënë.
32 Edhe për atë ditë, e për atë orë asndonjë s’e di, as ëngjëjtë që janë ndë qiell, as Biri, po veç Ati.
32 Vëni re, rrini sgjuarë, edhe faluni; sepse nuk’ e dini kur është koha.
33 Sepse këjo do të jetë posi një njeri ikurë ndë dhe të huaj, i cili la shtëpin’e ti, edhe ua dha pushtetnë shërbëtorëvet ti, edhe gjithë secilit punën’ e ati, edhe porositi portarinë të rrijë sgjuarë.
34 Rrini sgjuarë pra (sepse s’dini kur vien i zoti shtëpisë, mbë të ngrysurë, a ndë mesnatë, a ndë këndim të kokoshit, a ndë mëngjes).
35 Se mos vien papriturë e u gjen juve tuke fleturë.
36 Edhe ato që po u thom juve, ua thom të gjithëve: Rrini sgjuarë.”
Krie e trembëdhjetëtë
1 E kur dilte ai nga Ieroi, i thot’ atij një nga mathitit’ e tij: Dhaskal, shih çfarë gurë, edhe çfarë të dërtuara janë!
2 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: Sheh këto binara të mëdha? Do të mos mbetetë gur mbi gur, që të mos gremisetë.
3 E si rrijte ai ndë mal t’Ullinjet, karshi Ieroit, e pietn’ atë mbënjanë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea.
4 Thuajna navet kur do të bënenë këto, e cili është nishani ahiere që do të bënenë gjithë këto?
5 Edhe Iisui si u përgjegj mbë ta, nisi t’u thosh: Vështroni të mos u gënjejë juvet njeri.
6 Se shumë do të vijënë mb’ëmër tim, e do të thonë se: unë jam, e do të gënjejënë shumë.
7 E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë.
8 Se do të ngrihetë fili sipër mbi fili, e mbretëri sipër mbi mbretëri, e do të bënenë tërmete ndë ca vënde, edhe do të bënetë ujë edhe nakatosira.
9 Këto jan nisëjat’ e pikëllimit, po juvet ruajni vetëhenë tuaj; se do t’u apënë juvet ndë gjukatës, e ndë mbëjedhëja do të rriheni, e do të dili përpara zotërinjet e mbretëret për mua, që t’u jetë martiri ature.
10 E do të qiriksetë më përpara Ungjilli ndë gjithë filira.
11 E kur t’u apënë juvet, e t’u shpienë ndë hapsanë, mos u mëndoni më përpara ç’do të thoi, as mos u silloisni; po ajo që t’u ipetë juvet mb’atë kohë, atë thoi; se nukë ini juvet që flitni, po është Shënjti Shpirt.
12 E do të apë ndë vdekëjë vëllai vëllanë, e jati birë, e do të ngrihenë djelmtë sipër mbi përinj, e do t’i vrasënë ata.
13 E do të keni gjithë botënë armiq për ëmër tim; po ai që të durojë ngjera mb’anë, ai do të sosetë.
14 E kur të shihni Idhollënë që dëfton të shkretuaritë, që tha profiti Dhaniil, që të rrijë tek nukë kish vënd (ai që dhiavas le të noisjë) ahiere ata që gjëndenë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male.
15 Edhe ai që është mbi taracë, le të mos zbresë mbë shtëpi, as të mos hijë brënda të marrë gjë nga shtëpi e tij.
16 Edhe ai që të gjëndetë ndë arë, le të mos kthenetë prapa të marrë rrobat’ e tij.
17 E ve mb’ato gra që janë me barrë, edhe mb’ato që kanë djelm ndë sisë mb’ato dit.
18 E lutuni të mos u bënetë t’ikuritë tuaj mbë dimër.
19 Se mb’ato dit do të jetë shtrëngim i madh, kaqë që i tilli nuk’ u bë kurrë, që ndë të nisurë të diniasë që bëri Perndia ngjera ndashti, as mos u bëftë.
20 E të mos kish shkurtuarë Zoti ditë, do të mos shpëtonte njeri, po për të zgjedhuritë, ata që zgjodhi, shkurtoi ditë.
21 E ahiere ndë ju thashtë njeri juvet: Ja, këtu është Krishti a ja atje, mos besoni.
22 Se do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane e çudira, për të gënjierë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.
23 Po juvet vështroni, ja që ua thaçë juvet të gjitha më përpara.
24 Po mb’ato dit, pas atij shtrëngimit Dielli do të erretë, edhe Hënëza do të mos apë dritën’ e saj.
25 Edhe Ullet’ e Qiellit do të bienë, edhe fuqitë që janë ndër Qiell do të tundenë.
26 E ahiere do të shohënë të bir e njeriut që vjen mbi mjergulla me shumë fuqi, edhe lëvdim.
27 E atëherë do të dërgojë Ëngjejt’ e tij, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë nga an’ e dheut, ngjera mb’anë të Qiellit.
28 E nga fiku mpsoni paravolinë: kur zbutenë degat’ e nxjer fletatë, e kupëtoni se afër është vera.
29 Kështu edhe juvet, kur të shihni këto që të bënenë, njihni se afër është mbë dier.
30 Me të vërteta u thom juvet, që do të mos shkojë kij brez, ngjera sa të bënenë gjithë këto.
31 Qielltë edhe Dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë.
32 Po për atë ditë, edhe për atë sahat nukë di njeri, as ëngjëjtë që janë mbë Qiell, as i biri, përveçme jati vetëmë.
33 Vështoni, mos flijni, e lutuni, se nukë dini kur është koha.
34 Posi një njeri që vete ndë kseniti, e që la shtëpin’ e tij, e dha ndë kopij të tij urdhërinë, edhe nde cilido punën’ e tij, e portarë e porsiti të rrijë zgjuarë.
35 Rriji dha zgjuarë (se nukë dini ç’kohë vjen i zoti shtëpisë, mbrëmanet, a ndë mes të natësë a kur thërret kokoshi, a ndë mëngjes).
36 Se mos vijë papandehurë, e u gjejë juvet mbë gjumë.
37 Këto që u thom juvet, ua thom gjithëvet, rriji zgjuarë.