1 Edhe pastaj ay vij qytet mbë qytet e fshat mbë fshat, tuke leçitur’ e tuke dhënë zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhietët’ ishinë bashkë me atë.
2 Edhe ca gra që ishinë shëruarë nga fryma të këqia e nga sëmundëje, Maria që qjuhej Magdhalini, prej të cilësë patnë dalë shtatë diaj,
3 Edhe Joanna, e shoqeja e Huzajt, kujdestarit Irodhit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cilat’ i shërbeninë me pasëjen’ e tyre.
4 Edhe si u mbëloth shumë gjëndëje, edhe vininë tek ay prej çdo qyteti, foli me paravoli:
5 “Dolli mbiellësi të mbillte farën’e ti; edhe ay tek mbillte, ca ra përanë udhësë, edhe u shkel, edhe shpesët’ e qiellit e hëngrrë.
6 Edhe tiatrë ra mbë gur, edhe posa biu u tha, sepse nukë kishte vllak.
7 Edhe tiatrë ndë mest të drizavet, edhe si binë drizatë bashkë me atë, e mbytnë.
8 Edhe tiatërë ra mbë dhe të mirë, edhe si biu, dha pemë për një një qint.” Tuke thënë këto, thërriste: “Kush ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.”
9 Edhe nxënësit’ e ti e pyetinë, tuke thënë: “Ç’do të jetë këjo paravoli?”
10 Edhe ay tha: “Juve është dhënë të njihni të fshehëtat’ e mbëretërisë Perëndisë; po të tierëvet me paravoli, që tuke parë të mos shohënë, edhe tuke ndigjuarë të mos kupëtonjënë.
11 Edhe paravolia është këjo:
12 Fara është fial’ e Perëndisë; të mbiellatë përan’ udhësë jan’ ata që ndigjonjënë; pastaj vien dialli, edhe ngre fialënë prej zemërës’ atyreve, që mos besonjënë e shpëtonjënë.
13 Edhe ato mbi gur jan’ ata , që kur ndigjonjënë, presënë fialënë me gëzim; po këta s’kanë rrënjë; sepse ata besonjënë për ca kohë, po ndë kohë të gucimit largonenë.
14 Edhe ajo që ra ndër drizat, këta janë sa ndigjuanë, po nga punët’ e nga gjëja e nga pëlqimet’ e kësaj jete shkonjën’ e mbytenë, e nukë bënjënë pemë.
15 Edhe ajo që ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata që ndigjuanë fialënë, edhe e mbanë ndë zemërë të bukur’ e të mirë, edhe bënjënë pemë me durim.
16 Edhe asndonjë kur ndes kandil, nuk’ e mbulon me enë, a e vë rëposh shtratit; po e vë mbi kandilert, që të shohënë dritënë ata që hynjënë.
17 Sepse nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që nukë do të sbulonetë; asndonji gjë e fshehëtë, që nukë do të mirretë vesh, e të dalë për faqe.
18 Vështroni pra qysh ndigjoni; sepse ati që të ketë, do t’i epetë; edhe ati që të mos ketë, edhe ajo që i duketë se ka, do të merretë prej ati.
19 Edhe erdhë tek ay e ëma edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nukë mundinë t’i afëroneshinë nga gjëndëja.
20 Edhe i dhanë zë, tuke thënë: “Jot ëmë edhe tët vëllezërë kanë ndenjurë jashtë, edhe duanë të të shohënë.”
21 Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Mëma ime edhe vëllezërit’ e mi janë këta që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë, edhe e bënjënë.”
22 Edhe një ditë ay hyri ndë lundrët bashkë me nxënësit’ e ti, edhe u tha atyre: “Le të shkojmë përtej lëqerit.”
23 Edhe lëshuanë. Edhe ata tuke lundruarë, e zuri gjumi. Edhe sbriti një thëllim ere ndë lëqert; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishinë ndë rrëzik.
24 Edhe ata erdhë përanë ati, edhe e sgjuanë, tuke thënë: “Mieshtrë, mieshtrë, po humbasëmë.” Edhe ay u ngrit e qërtoj erënë, edhe valët’ e ujit; edhe pushuanë, e u bë bunacë.
25 Edhe u tha atyre: “Ku është besa juaj?” Edhe ata u frikësuan’ e u çuditnë, tuke thënë njëri tietrit: “Vallë cili është kyj që urdhëron erërat’ e ujëtë, edhe i ndigjonjënë?”
26 Edhe u hothnë ndë vënt të Gadharinëvet, që është përtej Galilesë.
27 Edhe kur dolli mbë tokët, i dolli përpara një njeri prej qytetit, i cili kishte diaj që shumë motesh,, edhe nukë vishte rrobe, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, po ndëpër varret.
28 Edhe kur pa Jisunë, bërtiti e i ra ndë këmbë, edhe tha me zë të math: “Ç’ke me mua edhe ti, Jisu, i bir’ i Perëndisë lartë? Të lutem, mos më mundo.”
29 Sepse ay urdhëroj frymën’ e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse shumë kohë e kishte rrëmbyerë, edhe lidhej me vargje, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ay këputte të lidhuratë, edhe sillej nga dialli ndëpër shkretëtirat.
30 Edhe Jisuj e pyeti, tuke thënë: “Ç’ta thon’ emërinë?” Edhe ay i tha: “Legjeon:; sepse kishinë hyrë tek ay shumë diaj.
31 Edhe i luteshinë të mos i urdhëronte të shkoninë nd’ avysë.
32 Edhe atie ishte një tuf’ e madhe derrash tuke kulloturë ndë malt; edhe i luteshinë t’i lij të hyninë ndër ata; edhe ay i la.
33 Edhe diajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet u turr nga shkëmbit ndë lëqert, edhe u mbyt.
34 Edhe kullotësitë, kur panë se ç’u bë, iknë; edhe van’ e dhanë zë ndë qytet e ndëpër arat.
35 Edhe duallë të shihinë se ç’u bë; edhe erdhë te Jisuj, edhe gjetnë njerinë, prej të cilit kishinë dalë diajtë, tuke ndenjurë përanë këmbëvet Jisujt, veshur’ e urtësuarë; edhe u frikësuanë.
36 U treguan’ edhe ata që e panë, qysh shpëtoj i diallosuri.
37 Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të iknjë nga ata, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e u këthye.
38 Edhe ay njeriu që kishinë dalë diajtë prej ati, i lutej të jetë bashkë me atë; po Jisuj e lëshoj, tuke thënë:
39 “Këthehu ndë shtëpit tënde, edhe rrëfe gjithë sa bëri Perëndia te ti.” Edhe ay shkoj tuke leçiturë ndëpër gjithë qytetnë, sa bëri Jisuj tek ay.
40 Edhe Jisuj kur u këthye, gjëndëja e priti me gëzim ; sepse të gjith’ ishinë tuke pritur’ atë.
41 Edhe javoka tek erdhi një njeri që quhej Jair, (edhe ay ishte i pari sinagogjisë) e ra ndër këmbët të Jisujt, e i lutej të hynte ndë shtëpit t’ati;
42 Sepse ay kishte një bijë të vetëme afro dy-mbë-dhietë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ay tek ishte tuke vaturë, gjëndëja po e shtrëngoninë.
43 Edhe një grua, që i rrithte gjak dy-mbë-dhiet viet, e cila kishte prishurë gjithë gjënë ndëpër miekësit, po nukë mundi të shëronej as prej ndonjëj,
44 U afrua prapa, edhe preku peshin’ e rrobes’ ati; edhe sa-kaqë-herash iu ndalua të rriedhurit’ e gjakut.
45 Edhe Jisuj tha: “Kush qe ay që më preku?” Edhe kur mohuanë të gjithë, Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë thanë: “Mieshtrë, gjëndëja të shtypnjën’ e të shtrëngonjënë, edhe ti thua: Kush qe ay që më preku?”
46 Po Jisuj tha: “Më preku një njeri , sepse unë mora vesh fuqinë që dolli prej meje.”
47 Edhe gruaja kur pa se nukë fshihetë, erdhi tuke u dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për çfarë pune e preku, edhe se u shërua përnjëherë.
48 Edhe ay i tha asaj: “Kij zëmërë, bijë, besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.”
49 Edhe ay kur po fliste, vien një njeri prej të parit sinagogjisë, e i thotë: “Se jot bijë vdiq; mos e mundo mësonjësinë.”
50 Po Jisuj kur dëgjoj, iu përgjeq, tuke thënë: “Mos kij frikë; veç beso, edhe do të shpëtonjë.”
51 Edhe si hyri ndë shtëpit, nukë la asnjë të hynte brënda, përveç Pietrinë edhe Jakovinë edhe Joanninë, edhe tatën’ e vashësë edhe t’ ëmënë.
52 Edhe të gjithë po qjanin’ e po ndukeshinë për atë. Edhe ay tha: “Mos qjani; se nukë vdiq, po po flë.”
53 Edhe ata e qeshninë, tuke diturë se vdiq.
54 Po ay si nxori jashtë të gjithë, e kapi prej dore, edhe bërtiti, tuke thënë:
55 “O vashëzë, ngreu.” Edhe asaj i erdhi fryma prapë, edhe u ngjall përnjëherë; edhe ay urdhëroj t’i epin’ asaj të hajë.
56 Edhe përindet’ e asaj duallë jashtë mënç; po ay i porositi të mos i thonë njeriu se ç’u bë.
Krie e tetëtë
1 E u bë pas këture, e ai vij qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat tuke dhidhaksurë, e tuke vangjelisurë mbretërin’ e Perndisë, edhe të dimbëdhjetë bashkë me të.
2 Edhe ca gra që patnë qënë shëruarë nga Shpirtëra të këqia, edhe nga sëmundëra, Maria që quhej Magdhalini, që nga ajo patnë dalë shtatë djaj.
3 Edhe Ioanna gruaja e Huzait, e pitropit së Irodhit, edhe Susana, edhe shumë të tjera, ato që e shërbeijnë atë me gjë të ture.
4 E si rrodhi shumë turmë, e mbëjidhishnë nde ai nga njeri qutet e nga tjatëri, tha këtë paravoli:
5 Dolli bujku të mbill farën’ e tij, e tek mbillte ai, ca ra mb’udhë, e u shkel, e e hangrë zogjt’ e Qiellit.
6 E tjatër ra mbi gur e poqë biu u tha, sepse nukë kish noti.
7 E tjatër ra mbë mes të gjëmbavet; e poqë binë gjëmbatë e mbitnë atë.
8 E tjatër ra mbi dhe të mirë, e si biu, bëri farë njëqind për një. E si tha këtë thirri: Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
9 E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thoshnë: Çfarë paravoliet është këjo?
10 Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë.
11 Paravolia dha është këjo: Fara është fjala e Perndisë.
12 E ata që janë mb’udhë, jan’ ata që si digjojënë, pastaj vjen djalli e merr fjalënë nga zëmërat’ e ture, që të mos sosenë me të besuarë.
13 E ata pa që muarë fjalënë mbi gur, ata kur digjojënë marënë fjalënë me gëzim, po këta s’kanë rrënjë, të tillëtë besojënë për ca kohë, e kur vjen ndonjë të guciturë largonenë.
14 E fara që ra mbë gjëmba shënon ata që digjojënë, po nga të lakëmuarit’ e gjërit, e nga të pëlqiarat’ e kësaj jetet, mbitenë e nukë bëjënë të mbrodhurë.
15 E ajo që ra mbë dhe të mirë shënon ata, që të tillëtë si digjojënë me zëmërë të mirë, mbajënë fjalënë që digjojënë, e bëjënë farë me anë të durimit.
16 E ndonjë nukë dhez fotinë, e e mbulon atë me ndonjë enë, a e vë ndënë shtrat, po e vë mbi s(h)amdan, që të shohënë dritënë ata që hijënë ndë shtëpi.
17 Se nuk’ është ndonjë e erëtë që nukë do të çfaqetë, as e fshehurë, që do të mos njihetë, e të mos duketë.
18 Vështroi adha qish digjoni, se atij që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që duketë se ka do të mirretë prej si.
19 E erdhë nde ai ëmma edhe vëllazërit’ e tij, e nukë mundnë ta piqnë atë nga turm’ e madhe.
20 E i rrëfienë atij, e i thanë: Mëma jote edhe vëllazëritë tat rrinë jashtë e duanë të të shohënë tij.
21 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Mëma ime edhe vëllazërit’ e mi këta janë, që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e bëjënë atë.
22 E gjau një ditë, e hipi ai edhe mathitit’ e tij ndë varkë, e u thot’ ature: Le të hidhemi mb’anë të përtejme të gjolit. E lëshuanë.
23 E kur bënë ata plëhurë, e mori gjumi e zbriti një thëllim eret ndë gjol, e mbushishnë ujë, e rrizikuijnë.
24 E si erdhë afër, e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, o dhaskal, mënjënd humbasëmë. Edhe ai si u ngre, qërtoi erënë edhe thëllimn’ e ujit. E pushoi, e u bë bunacë.
25 E u tha ature: Ku është besa juaj? E u trëmnë, e u çuditnë, e thoshnë njëri me jetërinë: Vallë cili është kij, që porsit erëtë edhe ujëtë, e e digjojënë atë?
26 E u huadhë ndë vënd të Gadharinovet, që është përtej Galileësë.
27 E poqë dolli ai mbë dhe, i dolli përpara një njeri nga quteti që kish të paudhë që shumë moçet, e rrobë nukë mban ndë vetëhe, as ndë shtëpi hin, po rrij ndë varre.
28 E si e pa Iisunë i ra ndër këmbë, e thirri me zë të madh, e tha: Ç’kam unë të bëj me ti Iisu i biri i Perndisë së lartit? Të lutem tij të mos më mundoç.
29 Se e porsiti Shpirtin’ e pëgërë të dil nga njeriu, se shumë vitera e mban atë, e qe lidhurë me hekura, e e ruaijnë ndë kucur, e këput hekuratë, e zbonej nga i paudhi nd’erimira.
30 E Iisui e pieti atë, e i tha: Ç’është ëmëri it? Edhe ai i tha: Legjeon. Se kishnë hirë tek ai shumë të paudhë.
31 E i lutej atij të mos i porsitjë ata të hijënë ndë det.
32 E qe atje një kope e madhe derravet, që kullotnë ndë mal, e i lutishnë atij t’u apë urdhër të venë mbë derra, e i porsiti të venë.
33 E si duallë të paudhëtë nga njeriu, hinë ndë derra; e u vërsul kopeja mbi greminë, e u mbit ndë gjol.
34 E si e panë ata që ruaijnë derratë atë që u bë, iknë e vanë, e rrëfienë ndë qutet e ndë çiflikë.
35 E duallë të shihnë atë që u bë, e erdhë tek Iisui, e gjenë njerinë që duallë prej si të paudhëtë, që rrijte ndë këmbë të Iisuit, veshurë, e urtëcuarë, e u trëmbnë.
36 Edhe ata që e panë u dëftuanë ature qish u shërua i dhemonisuri.
37 E ju lutnë atij gjithë turma që dolli nga vëndi i Gadharinovet të ikën nga ata, se i zuri një frik’ e madhe. E ai hiri ndë varkë, e u kthe mbë të prapë.
38 E njeriu që duallë prej si të paudhëtë, i lutej atij të rrij me të bashkë. E Iisui e lëshoi atë e i tha:
39 Hajde ndë shtëpi tënde e rrëfe sa bëri Perndia për tij. E ai vate, e qiriks ndëpër gjithë qutet sa bëri nde ai Iisui.
40 E kur u kthie Iisui, e priti atë turma, sepse gjith’ e dëshëroijnë.
41 E ja vjen një njeri që kish ëmërinë Iairo, e kij ishte i pari i Sinagojit, e si ra ndë këmbë të Iisuit, i lutej atij të vij ndë shtëpi të tij.
42 Se kish një vashëzë të vetëmë ngjera dimbëdhjetë vjeç, e këjo mënjënd i vdis. (E mb’udhë tek vij, e mbit atë turm’ e njerëzet.
43 E një grua që hiqte nga të rrjedhurit’ e gjakut dimbëdhjetë vjet, e që kish prishurë gjithë gjën’ e saj ndë xherahë, e s’mund të shëronej nga ndonjë.
44 Si ju afërua atij prapazë, zuri anën’ e rrobësë tij, e atë çast i mbeti të rrjedhurit’ e gjakut së saj.
45 E Iisui tha: Cili ësht’ ai që më zu mua? E si thoshnë gjithë se jo, Petrua edhe shokët’ e tij i thanë: Dhaskal, të pushtoi turma, e të shtipëjnë, e piet, se cili më zuri?
46 Edhe Iisui tha: Çokush më zuri, se unë digjova që dolli nga meje fuqi.
47 E si pa gruaja që u çfaq, erdhi tuke dredhurë, e si ra përpara tij, i rrëfeu atij përpara gjithë llaoit përse e zuri, edhe që qish u shërua menjëherë.
48 Edhe ai i tha asaj: Kij tharos, o bijë, se besa jote të sosi tij. Hajde mbë të mirë).
49 E pa sosurë ai edhe fjalënë, vjen një nga i pari i sinagojit, e i thot’ atij, se: vdiqi vashëza jote, po mos mundo dhaskalë.
50 Edhe Iisui si digjoi, ju përgjegj atij, e i tha: Mos u trëmb, po beso vetëmë, e do të shpëtojë.
51 E si hiri ndë shtëpi nukë la njeri të hin brënda, po Petronë, edhe Iakovonë, edhe Ioannë, edhe jatn’ edhe mëmën’ e vashëzësë.
52 E qaijnë gjithë e rriheshinë për të. Edhe ai u thotë: Mos qai, nukë vdiqi, po flë.
53 E e përqeshnë atë se dijnë që vdiqi.
54 E ai si nxori të gjithë jashtë, e e mbajti atë nga dora, thirri, e i tha: O çupë, ngreu.
55 E u kthe Shpirti mbë të, e u ngjall atëherë; e porsiti t’i ipnë asaj të haij.
56 E u çuditnë, e lanë mëntë përinjt e saj. E ai i porsiti ata të mos thoshnë njeriut atë që u bë.