1 Edhe nd’ato dit dolli urdhërë prej Qesarit Avgustit të shkruhenë gjithë bota.
2 Këta të shkruarë të parë u bë, kur ishte Qyrini qyvernitar i Syrisë.
3 Edhe të gjithë vijnë të shkruheshinë, sicili ndë qytet të ti.
4 Hipi edhe Josifi prej Galilesë, prej qytetit Nazaret, ndë Judhet, ndë qytet të Dhavidhit, që qjuhetë Vithleem (sepse ay ishte prej shtëpisë edhe prej atërisë Dhavidhit),
5 Që të shkruhej bashkë me Mariamënë, që ishte vluarë me atë për grua, e cila ishte me barrë.
6 Edhe ata tek ishin’ atie, asaj i u mblushnë dittë që të piellë.
7 Edhe polli birr’e saj të paralindurinë, edhe e pështolli ndë shpargërë, edhe e vuri ndë grasht, sepse nukë kishinë vënt atie ku kishinë rënë.
8 Edhe nd’atë vënt ishinë ca barinj rënë ndër ara, tuke ruajturë me radhë natënë tufën’ e tyre.
9 Edhe javoka ëngjëll i Zotit tek erdhi mb’ ata, edhe lavdi’ e Zotit ndriti rrotull’ atyre, edhe u frikësuanë me frikë të madhe.
10 Edhe ëngjëlli u tha atyre: “Mos frikësohi, sepse na te po u ap juve zë të mirë për një gëzim të math, që do të jetë mbë gjithë llauzinë;
11 Sepse sot u lindi juve ndë qytet të Dhavidhit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht.
12 Edhe këjo shenjëdo të jetë ndër ju. Do të gjeni një foshnje pështiellë ndë shpargërë, dergjurë ndë grasht.”
13 Edhe bashkë me ëngjëllinë u duk papriturë një shumicë ushtëri qiellore, tuke lavduruarë Perëndinë, e tuke thënë:
14 “Lavdi mbë Perëndinë që është mbë të lartat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë njerëzit.”
15 Edhe ëngjëjtë si iknë prej atyreve ndë qiell, ata barinjtë thanë njëri jatërit: “Le të vemi tani gjer ndë Vithleem, e te shohmë këtë punë që është bërë, të cilënë na e dëfteu Zoti.
16 Edhe erdhë me vrap, e gjetnë Mariamën edhe Josifnë, edhe foshnjenë dergjurë ndë grasht.
17 Edhe ata si panë, dëftyenë për fialënë që u fol atyreve për këtë dialë.
18 Edhe gjith’ ata që ndigjuanë u çuditnë për ato fialë që u folnë atyre barinjtë.
19 Edhe Mariama ruante me vete gjithë këto fialë, tuke menduarë ndë zenërët të sajpër ato .
20 Edhe barinjtë u kthyenë tuke lavduruar’ e tuke nderuarë Perëndinë për gjith’ ato që ndigjuan’ e panë, sikundrë u fol tek ata.
21 Edhe kur u mblushnë të tetë dittë për të rrethprerë dialënë, emër’ i ati u qjuajt Jisu, që ishte qjuajturë prej ëngjëllit para se qe zënë ndë barkut.
22 Edhe kur u mblushnë ditt’ e të pastruarit asaj, pas nomit Mojsiut, e prunë ndë Jerusalim, t’e nxirinë përpara Zotit,
23 Sikundrë është shkruarë ndë nomt të Zotit: “Se çdo mashkull që hap shtratin’ e barkut do të qjuhetë shënjt te Zoti.“
24 Edhe për të dhënë kurbaninë, sikundrë është thënë ndë nomt të Zotit: ”Një parë turtuj, a dy zoq pëllumbash.”
25 Edhe na tek ishte një njeri ndë Jerusalim që e kishte emërinë Simeon; edhe kyj njeri ishte i drejtë edhe me frikë të Perëndisë, tuke priturë ngushullimin’e Israilit. Edhe Frym’ e Shënjtëruarë ish mbi atë.
26 Edhe ish sbuluarë tek ay prej Frymësë Shënjtëruarë, të mos shohë vdekëje, para se të shohë Krishtin’e Zotit.
27 Edhe erdhi me anë të Frymës’ Shënjtëruarë ndë hieroret; edhe përindetë kur prunë brënda dialënë Jisunë, që të bëninë për atë pas zakonit nomit,
28 Ay e mori ndë duar të ti, edhe bekoj Perëndinë, e tha:
29 “Tashti, o Zotëri, lëshon shërbëtorinë tënt me paqtim, pas fialësë sate,
30 Sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tënt,
31 Që bëre gati përpara sysh gjithë llauzevet,
32 Dritë për të ndriturit’ e kombevet, edhe lavdi për llausnë tënt Israilinë.
33 Edhe Josifi edhe e ëma po çuditeshinë për ato që fliteshinë për atë.
34 Edhe Simeoni i bekoj, edhe i tha Mariamësë, s’ëmës’ ati: “Na kyj te gjëndetë për të rënë edhë për të ngriturë shumë vetëve ndë Israilt. Edhe për shenjë që flitetë kundrë ati .
35 (Edhe një shpatë ka për të depërtuarë shpirtinë tënt) që të sbulonenë mendimet’ e shumë zëmrave.
36 Edhe atie ishte Anna, një profitëreshë, e bij’ e Fanuilit, prej farës’ Asirit; ajo ishte shum’ e lashtë ndër dit, kishte rruarë shtatë viet bashkë me burrinë pas vërgjërisë saj.
37 Edhe ajo ishte grua e ve afro tetë-dhiet’ e katrë vieç, e cila nukë ndahej prej hieroresë, tuke luturë me agjërime e me të falura nat’ e ditë.
38 Edhe ajo, passi harriti atë kohë, lavduronte Zonë, edhe u fliste për atë gjith’ atyreve që prisninë shpërblim ndë Jerusalim.
39 Edhe si mbaruanë gjithë punëtë pas nomit Zotit, u kthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e tyre.
40 Edhe diali rritej e forconej ndë frymë, tuke mblushurë me dituri; edhe hiri i Perëndisë ishte mbi atë.
41 Edhe përindët’ e ati vijnë përviet ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë.
42 Edhe si u bë dy-mbë-dhietë vieç, ata hipnë ndë Jerusalim pas zakonit së kremtesë.
43 Edhe si u mbaruanë dittë, mbë të kthyerët të tyre, diali Jisu mbeti prapa ndë Jerusalim; edhe Josifi edhe e ëma nukë dijnë.
44 Po kujtuanë, se ay është mb’udhë me shokët, ata erdhë një dit’ udhë; edhe e kërkoninë ndëpër fist e ndëpër të njohurit.
45 Edhe passi nuk’ e gjetnë, u kthyenë ndë Jerusalim tuke kërkuar’ atë.
46 Edhe pas tri diç e gjetnë ndë hieroret, ndenjurë ndë mest të mësonjëset, tuke ndigjuar’ ata, e tuke pyetur’ ata.
47 Edhe gjith’ ata që e ndigjoninë maniteshinë për mëndëjen’ e për të përgjegjurat’ e ati.
48 Edhe kur e pan’ atë, u habitnë; edhe e ëma i tha: “O bir, ç’na bëre kështu? Na yt atë edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim.”
49 Edhe ay u tha atyre: “Përse më kërkonitë? Nuk’ e dinitë, se unë duhetë të jem ndë punët të tim et?”
50 Po ata nuk’ e kupëtuanë fialënë që u tha atyre.
51 Edhe sbriti bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte tuke u bindurë nd’ ata, dhe e ëma ruante gjithë këto fialë ndë zemërët të saj.
52 Edhe Jisuj vinte mbarë nd’ urtësi e ndë moshë e ndë hir përpara Perëndisë e njerëzet.
Krie e ditë
1 E u bë mb’ato dit ahiere, dolli urdhër prej Avgustoit Qesarit që të shkruheshnë për pagë gjithë bota sa urdhëronte ai.
2 (Këta të shkruarë të parë u bë kur kish zotërin’ e Siriësë Qirinioi).
3 E vijnë gjithë të shkruheshnë, e të ipnë ëmërinë cilido ndë qutet të tij.
4 Hipi edhe Iosifi nga Galilea prej Nazaretit ndë Iudheë ndë qutet të Dhavidhit që quhetë Vithleem (se ai ish nga shtëpia, edhe nga fëmij’ e Dhavidhit).
5 Të shkruhej, e t’ip ëmërin’ e tij bashkë me Mariamnë, që e kish aravoniasurë për grua, e ajo qe me barrë.
6 E gjau kur qen’ ata atje, i arrijtinë ditë asaj për të pjellë.
7 E polli të bir’ e saj të parin’ e të vetëminë, e e lidhi atë, e e vuri ndë grasht, se nukë qe vënd tek kishnë konepsurë.
8 E qenë dëlmerë mb’ato anë t’atit vëndit që ruaijnë me radhë kopet’ e dhëndet gjithë natënë rrotull.
9 E ja Ëngjëlli i Zotit u duk mb’ata afër, e dritë nga Zoti i thambosi ata, e u frikuanë frikë të madhe.
10 E u thotë Ëngjëlli ature: Mos trëmbi, sepse u vangjelis juvet gëzim të madh, që do të jetë ndë gjithë llao.
11 Se u leu juvet sot ndë qutet të Dhavidhit ai që u shpëton, e ai është Krishti Zoti.
12 E kij është nishan mbë juvet, do të gjeni foshnjë të fashqosurë, që gjëndetë ndë grasht.
13 E aksafna bashkë me Ëngjëllinë gjau një turm’ asqer Ëngjëjet Qiellet, që lëvdoijnë Zotnë, e thoshnë:
14 Lëvdim nde Perndia që është mbë të lartinë Qiell, e paq mbë dhe, ndë njerëz që kanë zëmërë të mirë.
15 E u bë si u hoqnë prej ature Ëngjëjtë, e vanë ndër Qiell, e njerëzitë dëlmerëtë thanë njëri me jatërinë: Le të vemi ngjera mbë Vithleem, e të shohëmë këtë punë që u bë, sikundrë na e dëftoi Zoti navet.
16 E erdhë me të shpejta, e gjenë Mariamnë, edhe Iosifnë, edhe djalënë që ishte ndë grasht.
17 E si e panë e kupëtuanë fjalënë që u qe thën’ ature për këtë djalë.
18 E gjith’ ata që e digjuanë u çuditnë, për ato që u rrëfienë ature dëlmerëtë.
19 E Mariami i vështron gjithë këto fjalë, e i mban ndë zëmërë të saj.
20 E u kthienë dëlmerëtë, tuke lëvduarë e tuke mburturë Perndinë, për gjith’ ato që digjuanë e panë, sikundr’ u qe thën’ ature më përpara.
21 E si u mbushnë të tetë ditë për të prerë vetëhen’ e djalit, e ju vu ëmër’ i tij Iisu, sikundrë i qe thënë nga Ëngjëlli, pa qënë dhe zënë ai ndë bark të mëmmësë.
22 E kur erdhë ditë të qëruarit së saj, sikundrë thoshte nomi i Moisiut, e shpun’ atë ndë Ierusalim, ta nxirë përpara Zotit.
23 (Sikundr’ është shkruarë ndë nom të Zotit: se çdo mashkull që del përpara nga barku i mëmmësë, do të thuhetë Shënjt i Zotit).
24 E të ipnë kurban sikundrë është shkruarë ndë nom të Zotit, një par tura, a di bicune pëllumbavet.
25 E ja, ishte një njeri ndë Ierusalim, që quhej Simeon, e kij njeri ishte i drejtë, e me frikë të Perndisë, e prit parigorin’ e Israilit, e Shpirti Shënjt qe mb’atë.
26 E i qe dëftuarë atij nga Shënjti Shpirt, që të mos shih vdekëjë, pa parë Krishtin’ e Zotit.
27 E e pru Shënjti Shpirt ndë nao, e kur shpunë përinjtë djalënë Iisunë, që të bëjn’ ata për të sikundrë qe adeti i nomit.
28 E ai e priti atë ndë llëra të tij, e lëvdoi Perndinë, e tha:
29 Ndashti të lëshoç ropnë tënd, o Zot, me paq sikundrë qe thënë,
30 Se panë sit’ e mia lefterinë që u dha nga teje.
31 Që e bëre gati përpara gjithë filivet.
32 Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.
33 E Iosifi edhe mëm’ e tij çuditejnë për ato që thuheshnë për të.
34 E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të.
35 (Edhe ndëpër zëmërë tënde do të shkojë kordhë) që të çfaqenë nga shumë zëmëra silloira.
36 E ishte Anna profitesha e bij e Fanuilit, prej filis’ e Asirit, ajo qe shumë e moçme, e rroi me burrë të saj shtatë vjet nga vashëzëja e saj.
37 E ajo qe e ve ngjera tetëdhjetë e katër vjeç, që ajo nukë hiqej nga naoi të falej nat’ e ditë me agjërim e me të lutura.
38 Edhe ajo u duk atje atë sahat, e bënte efharisti nde Zoti, e flit për atë gjithëvet ature që pritnë shpëtim ndë Ierusalim.
39 E si i bënë gjith’ ato që thosh nomi i Zotit, u kthienë ndë Galileë, ndë qutet të ture ndë Nazaret.
40 E djali rritej e forconej me Shpirt, e mbushej me sofi. E dhurëti e Perndisë qe mbë të.
41 E vijnë përint’ e tij nga mot ndë Ierusalim, ndë të krëmte të pashkësë.
42 E kur u bë dimbëdhjetë vjeç, hipnë ata ndë Ierusalim, sikundrë qe adeti i së krëmptesë.
43 E si teliosnë ditë mbë të kthierë të ture, Iisui djali mbeti ndë Ierusalim, e nuk’ e kupëtoi Iosifi, edhe mëm’ e tij.
44 Sepse thanë se ishte ai ndë shoqëri, e ecnë një ditë udhë e e kërkoijnë atë ndë gjëri e ndë të njohurë.
45 E si nuk’ e gjen’ atë, u kthienë ndë Ierusalim tuke kërkuar’ atë.
46 E u bënë tri dit sa e gjen’ atë, që rrijte ndë mes të dhaskalëvet, e i digjon ata, edhe i piet.
47 E çuditejnë gjith’ ata që e digjoijn’ atë, mbë urtëci, edhe mbë të përgjegjurë të tij.
48 E si e pan’ atë lanë mëntë, e i thotë ëmma e tij: Bir, ç’na bëre navet kështu? Ja jati it edhe unë të kërkojëmë tij me pikëllim.
49 E u thot’ature: Pse më kërkojëtë juvet mua? Nuk’ e dijëtë se unë do të jem ndë punëra të babait sim?
50 E ata nuk’ e kupëtuanë fjalënë që u tha ature.
51 E zbriti bashkë me ta, e erdhi ndë Nazaret, e ishte ndë urdhër të ture, e ëmm’ e tij gjithë këto fjalë i mbëjidh e i mbante ndë zëmërë të saj.
52 E Iisui çutej mbë sofi, e mbë të rriturë të kurmit, e mbë dhurëti përpara Perndisë, e përpara njerëzet.