1 Pastaj Jisuj ua dëfteu vetëhen’ e ti përsëri nxënëset ndë det të Tiveriadhësë; edhe e dëfteu kështu.
2 Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomaj që thuhetë Binjak, edhe Nathanaili që është nga Kanaja e Galilesë, edhe të bijt e Zevedheut, edhe dy të tierë nga nxënësit’ e ati.
3 Simon Pietri u thot’ atyre: “Vete të gjuanj pishq.” I thonë: “Vimë edhe neve bashkë me tyj.” Duallnë edhe hipnë përnjëherë ndë lundrët, edhe atë natë nukë zunë asgjë.
4 Po tani si u bë mëngjes, Jisuj ndenji ndë buzët të detit; po nxënësitë nuk’ e njohnë se është Jisuj.
5 Jisuj pra u thot’ atyre: “Diemthit’ e mi , mos keni ndonjë gjë për të ngrënë?” U përgjeqnë: “Jo.”
6 Edhe ay u tha atyre: “Hithni rrietënë mb’anë të diathtë të lundrësë, edhe do të gjeni.” E hothnë pra, edhe s’muntnë më ta hiqninë nga shumica e pishqevet.
7 Ay nxënësi pra, që donte Jisuj, i thotë Pietrit: “Është Zoti.” Edhe Simon Pietri, kur dëgjoj se është Zoti, u mbështuall me rrobenë (sepse ishte lakuriq), edhe u hoth ndë det.
8 Edhe nxënësit’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, po afërë dy qint kutë), tuke hequrë rrietën’ e pishqevet.
9 Edhe si sbritnë pra mbë tokët, shohënë tek ishte atie ndezurë ziarr, edhe vënë mb’ atë peshk edhe bukë.
10 Jisuj u thot atyre: “Bini nga ata pishqetë që zutë tashi.”
11 Simon Pietri hipi edhe hoqi rrietënë mbi tokët, plot me pishqe të mëdhenj, një qint e pesë-dhiet’ e tre. Edhe ndonëse ishinë kaqë, nuk’ u shqye rrieta.
12 Jisuj u thot’ atyre: “Ejani e drekohi.” Po asndonjë nga nxënësitë nukë kuxonte ta pyesë: “Cili je ti?” Sepse e dininë se është Zoti.
13 Vien pra Jisuj edhe merr bukënë e ua ep, edhe peshkunë po kështu.
14 Këjo ësht’ e treta herë që u dëftye tashi Jisuj te nxënësit’ e ti, passi u ngjall nga të vdekuritë.
15 Passi u drekuanë pra, Jisuj i thotë Simon Pietrit: “Simon, i bir’ i Jonajt, a më do më tepërë se këta?” “I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.” I thotë: “Kullot shqerat’ e mia.”
16 I thotë prapë për së dyti: “Simon, i bir’ i Jonait, a më do?” I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.”
17 I thotë: “Ruaj dhënt’ e mia.” I thotë për së treti: “Simon i bir’ i Jonait, a më do?” I erth keq Pietrit, se i tha për së treti: “A më do?” Edhe i tha: “Zot, ti i di të gjitha; ti e di se të dua.” Jisuj i thotë: “Kullot dhënt’ e mia.
18 Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, kur ishnjeti më i ri, ngjishnje vetëhenë tënde, edhe ecënje ku të donje; po kur të plakesh, do të ndejç duart’ e tua, edhe tiatërë njeri do të të ngjeshnjë tyj, edhe do të të bierë atie ku nukë do.”
19 Edhe tha këtë, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të lavduruarë Perëndinë.
Edhe si tha këtë, i thotë: ”Eja pas meje.”
20 Edhe Pietri u këthye, edhe sheh atë nxënësinë që donte Jisuj tuke vajturë prapa, i cili i pat rënë edhe ndë krahëruar t’ati ndë darkët, e i tha: “Zot, cili ësht’ ay që të trathton?”
21 Pietri pra kur pa këtë, i tha Jisujt: “Zot, po kyj ç’do të bënetë ?
22 Jisuj i thotë: “Ndë dua të mbesë ay gjersa të vinj unë , ti ç’ke ? Ti eja pas meje.”
23 Dolli pra këjo fialë ndër vëllezërit, se ay nxënësi nukë vdes. Po Jisuj nuk’ i tha, se nukë vdes; po: “Ndë dua të mbësë gjersa të vinj unë , ti ç’ke ?”
24 Kyj është ay nxënësi që martiris për këto, edhe që shkroj këto; edhe e dimë se martiria e ati ësht’ e vërtetë.
25 Janë edhe shumë të tiera, sa bëri Jisuj, të cilatë ndë u shkruajtshinë një për një, kujtonj se as ajo bota nukë do t’i nxinte vivliatë që ishinë për të shkruarë. Amin.
Krie e njëzetenjëtë
1 Pas këture dëftoi përsëri vetëhen’ e tij Iisui ndë mathiti të tij ndë Det të Tiveriadhësë. E e dëftoi kështu.
2 Qenë gjithë bashkë Simon Petrua, edhe Thomai që quhej Dhidhimo, edhe Nathanaili, që qe nga Kanaja e Galileësë, edhe bijt’ e Zevedheosë edhe di të tjerë nga mathitejt’ e tij.
3 U thot’ ature Simon Petrua: Vete të gjuaj pishq. I thon’ atij: Vijëmë edhe na me ti bashkë. Duallë e hipnë me të shpejta ndë varkë, e atë natë nukë zunë gjë fare.
4 E poqë u kdhi, Iisui rrij mb’anë të detit, po mathitejtë nuk’ e njohnë që qe Iisui.
5 U thot’ adha ature Iisui: Djelm, kini gjëkafshë për të ngrënë? Ju përgjegjnë atij: Jo.
6 Edhe ai u tha ature: Shtiri rrjetnë mb’anë të djathëtë të varkësë, e do të gjeni. E shtinë dha, e nukë mundnë më ta hiqnë nga pishqit’ e shumë.
7 E mathitiu që qe i dashurë nga Iisui, i thotë Petrosë: Zoti është. E Simon Petrua, poqë digjoi se Zoti është, vuri rasënë mbë krahë (sepse ish lakuriq) e u hodh ndë det.
8 E të tjerëtë mathitej erdhë me varkë (se s’qenë larg nga dheu, po ngjera diqind kut) e hiqnë rrjetnë bashkë me pishq.
9 E poqë duallë mbë dhe, shohënë gati thingjill dhezurë, e mbi ato qe vënë një pishk, edhe bukë.
10 U thot’ ature Iisui: Biri nga pishqitë që zutë ndashti.
11 Hipi Simon Petrua, e hoqi rrjetnë mbë dhe, plot me njëqind e pesëdhjetë e tre pishq të mëdhinj; e ndonëse qenë kaqë, nuk’ u çuar rrjeti.
12 U thot’ ature Iisui: Ejani të drekëni. E nukë guxon ndonjë nga mathitejtë ta ksetaks atë: Cili je ti? Sepse e dijnë që qe Zoti.
13 Qasetë dha Iisui, e merr bukënë e u ndan ature, ashtu edhe pishknë.
14 Këjo ësht’ e treta herë që u dëftua Iisui ndë mathitej të tij, si u ngjall nga të vdekuritë.
15 E si u dreknë, i thotë Iisui Simon Petrosë: Simon, i biri i Ionait, më do mua më tepër se këta? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot shtjerat’ e mia.
16 I thot’ atij për së ditit: Simon, i biri i Ionait, më do mua? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot dhënt’ e mia.
17 I thot’ atij të tretënë herë: Simon, i biri i Ionait, më do mua? U helmua Petrua, sepse i tha atij të tretënë herë: Më do mua? E i tha atij: Zot, ti i di të gjitha, ti e njeh që të dua ti. I thot’ atij Iisui: Kullot dhënt’ e mia.
18 Vërtet, vërtet të thom tij, kur jeshe më i ri, e ngjeshje vetëhenë e ecëje tek doje. Ma kur të mplakeç, do të ndërç duart’ e tua e do të të ngjeshjë tjatër, e do të veç tek nukë do.
19 E këtë ja tha të shënon me çfarë vdekëjë duaj të nderon Perndinë. E si tha këtë, i thot’ atij: Eja pas meje.
20 E Petrua si u kthie mbë të prapë, sheh që i vin pas ai mathitiu që qe i dashurë te Iisui, ai që pat rarë mbë gjoks të tij, e i pat thënë: Zot, cili ësht’ ai që do të të paradhosjë?
21 Si pa këtë Petrua, i thot’ Iisuit: Zot, për këtë ç’do të jetë?
22 I thot’ atij Iisui: Ndë daça unë që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të vëjen tij? Ti eja pas meje.
23 Andaj u hap këjo fjalë ndë vëllazër, se ai mathiti nukë vdes. E nukë tha Iisui se nukë vdes, po: Ndë daça që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të mbrodhurë ke ti?
24 Kij është mathitiu që ep martiri për këto, e që shkroi këto. Edhe e dimë që ësht’ e vërtetë martiria e tij.
25 Janë edhe të tjera punëra bërë nga Iisui, që të qe të shkruhishnë një nga një, besoj që as gjithë dheu s’mund t’i nxij kartëratë që deshnë të shkruhishnë. Vërtet.